Zgjedhje 2019

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA ora 21:00

05.05.2019, Shkup

 

Asociacioni qytetar MOST i ka vëzhguar zgjedhjet e sotshme me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, u vendosen po aq vëzhgues, me çka u mbuluan 33% i numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi, dalja e votuesve është 46,55% me margjinë të gabimit prej +/- 0,5%. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 3,56%.

Nga numri total i votave, me margjinë të gabimit maksimal prej +/- 0,5% janë të fituara rezultatet në vijim:

  1. Gordana Siljanovska Davkova – 44,93%
  2. Stevo Pendarovski – 51,51%

Vlerësimin preliminar për zgjedhjet e realizuara Asociacioni qytetar MOST do t’a kumtojë në konferencën për shtyp që do të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa termini për të njejtën do të kumtohet më tej.

 

# # # # #

 

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA ora 19:00

05.05.2019, Shkup

 

 

Raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, MOST e vëzhgoi me vlzhgues statik në 33% të numrit total të vendvotimeve. Gjatë ditës, për të gjitha parregullsitë e vërejtura, MOST njoftoi në katër konferenca për shtyp. Në periudhën nga ora 17 deri në ora 19, sipas informacioneve të verifikuara janë hasur:

  • Në VV 2659 në komunën Kisella Vodë, votues e ka fotografuar fletëvotimin, pas çka ka reaguar KZ dhe është thërritur policia. Fletëvotimi është anulluar, ndërsa votimi është ndërprerë në periudhë prej 15 minutash.
  • Në VV 0506/1 në f. Çegran, komuna Gostivar, 13 votues nuk janë kontrolluar me llambën ultravjollcë, 8 votues nuk janë shënuar me ngjyrën e padukshme ndërsa janë vërejtur edhe 4 raste të votimit familjar.

 

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (mbledhje paralele e votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 38,8%, ndërsa deri në orën 18:00 është 42,7%.

Konferenca e fundit për shtyp, në të cilën MOST ku do të njoftojë për rezultatet nga PVT programi për daljen dhe distribuimin e votave, do të caktohet më tej.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIAora 17:00

05.05.2019, Shkup

 

Sipas informacioneve të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, në vendvotime është hasur:

  • Në VV 1049/1, në Kumanovë, një votues ka dashur t’a lëshojë vendvotimin pa u shënuar me ngjyrën e padukshme. Është thërritur policia dhe me asistencën e policisë votuesi është shënuar me ngjyrën e padukshme.
  • Para VV 0876 në Çeshinovo-Obleshevë ka ndodhur një argument mes dy vëzhguesve të kandidatëve të ndryshëm. Gjegjësisht, njëri vëzhgues u akuzua nga vëzhguesi tjetër se po i asiston vëzhguesve se ku të votojnë, përkatësisht se në cilën hapësirë duhet të votojnë. Në debat janë përfshirë edhe përfaqësues të tjerë të kandidatëve të cilët kanë qenë para vendvotimit, pas çka policia ka intervenuar, i ka legjitimuar dy vëzhguesit dhe i ka larguar nga vendvotimi. Gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja, votimi është realizuar pa problem.
  • Në VV 1354 në Prilep, rreth orës 13:30, në periudhë prej 10 minutash dy anëtarë të këshillit zgjedhor nuk ishin të pranishëm dhe vëzhgues të kandidatëve i kanë shënuar votuesit me ngjyrë të padukshme.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 14:00 është 26,3%, deri në orën 15:00 është 30,6%, ndërsa deri në orën 16:00 është 34,8%.

Konferenca e ardhshme për shtyp do të mbahet në orën 19.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIAora 14:00

05.05.2019, Shkup

 

VOTIMI PO ZHVILLOHET NË ATMOSFERË TË QETË, JANË VËNË RE DY PARREGULLSI TË IZOLUARA

 

Sipas informacioneve të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, është hasur:

  • Në vendvotimin (VV) 2248/1 në Shtip, është vërejtur lexim i zëshëm i zgjedhësve.
  • Para VV 0934 në Kratovë është vërejtur prania e një personi të paautorizuar. Është thirrur policia, e cila e ka larguar personin nga vendvotimi.

 

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 11:00 është 11,2%, deri në ora 12:00 është 16,2%, ndërsa deri në ora 13:00 është 21,3%.

Konferenca e ardhshme për shtyp do të mbahet në ora 17:00.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIAora 11:00

05.05.2019, Shkup

 

Sipas informacioneve të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, votimi po zhvillohet mirë, pa parregullsi të regjistruara.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 9:00 është 3,6%, kurse deri në orën 10:00 është 6,6%

Konferenca e radhës për shtyp do të mbahet në ora 14:00.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKAТË PËR MEDIA – 09:00 ora

05.05.2019, Shkup

 

Asociacioni qytetar MOST e vëzhgon votimin e sotshëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Ashtu sikurse në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonal, janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendosur vëzhgues, deri më tani nuk kanë vërejtur probleme gjatë procesit të votimit.

Gjatë ditës, përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.

Theksojmë që vëzhgues i MOST janë vetëm qytetarët të cilët mbajnë bluza të verdha të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2019“, posedon akreditim nga KSHZ dhe autorizim nga MOST vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Të gjitha informacionet nga vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve, MOST do t’i kumtojë edhe në ora 11:00, 14:00, 17:00 dhe në ora 19, ndërsa më vonë do të publikohet termini për konferencën e  fundit për shtyp ku do të kumtohen rezultatet nga PVT programi për daljen dhe përcaktimin e qytetarëve.

# # # # #

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

04.05.2019, Shkup

 

MOST do t’a vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve me më shumë se 1.500 vëzhgues

 

Asociacioni qytetar MOST do ta vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Përveç votimit të nesërm, MOST sot e ka vëzhguar edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg ose në paraburgim.

Ashtu sikur se në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2019“, autorizimet e veçanta nga MOST për raundine  dytëdhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim nga MOST për raundin e dytë dhe akreditim i KSHZ-së vetëm për këtë këto zgjedhje.

Gjatë ditës, qytetarët të cilët duan të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin e votimit, të njejtën mund t’a bëjnë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080.

Të gjitha informacionet e konfirmuara nga vëzhgimi i votimit në ditën e zgjedhjeve, MOST do t’i kumtojë në pesë konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen në Aleksandar Palace në ora 9:00, 11:00, 14:00, 17:00 dhe në ora 19:00.  Pas përfundimit të votimit do të caktohet konferencë plotësuese për shtyp ku do të shpallet projeksioni i rezultateve të fituara nga programi i numërimit paralel i votave (PVT).

Asociacioni qytetar MOST apelon për realizim të një procesi zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

DEKLARATË PRELIMINARE

22.04.2019, Shkup

 

 

RRETHI I PARË I ZGJEDHJEVE KALOI NË

ATMOSFERË FER DHE DEMOKRATIKE

 

 

Vlerësimi preliminar i Asociacionit qytetar MOST në rrethin e parë të zgjedhjeve kaloi në atmosferë fer dhe demokratike. Qytetarët përsëri morrën pjesë në proces zgjedhor ku në mënyrë të lirë mund t’a shprehin vullnetin e tyre. Gjatë ditës së zgjedhjeve u vërejtën vetëm disa raste të izoluara të parregullsive të cilat nuk kanë ndikuar në cilësinë e procesit zgjedhor dhe për të cilat kishte reagim adekuat nga organet kompetente.

 

 

Fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore kaloi në atmosferë përgjithësisht të relaksuar. Për herë të parë nuk janë regjistruar incidente të cilat ndikojnë në atmosferën në të cilën u zhvillua fushata, gjë që është për t’u përshëndetur. Fushata u dallua me një numër të madh të takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me një intensitet më të lartë të të ashtuquajturës fushatë derë më derë, duke i përfshirë edhe zonat rurale. U regjistruan vetëm disa raste të fushatës negative dhe pranisë së personave të mitur në mitingje. Për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë, jemi dëshmitarë të një numri shumë të madh të debateve midis kandidatëve, përmes të cilave votuesve iu mundësua të bëjnë zgjedhje të informuar.

 

 

Parandalim i shpërdorimit të resurseve shtetërore për fushatë zgjedhore

MOST e përshëndet publikimin e regjistrit të veturave zyrtare nga ana e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), sepse i njejti iu ka ndihmuar palëve të interesuara (mediave dhe vëzhguesve) ta përcjellin dhe identifikojnë keqpërdorimin potencial të veturave zyrtare për nevojat e fushatës zgjedhore.

 

KSHPK veproi pas 13 parashtresave të dorëzuara nga VMRO-DPMNE në lidhje me keqpërdorimin potencial të resurseve shtetërore, pas të cilës, i pranoi 3 prej tyre. Ky lloj veprimi i KSHPK-së vlerësohet pozitivisht sepse kontriboi në azhurnim më të madh edhe të institucioneve të tjera, por duhet të theksohet se vendimet duhet të miratohen në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor dhe Kodit për parandalim të korrupsionit dhe Konfliktet e interesit,  që u vërtetua me veprimin pas ankesave nga ana e Gjykata administrative.

 

 

Lista zgjedhore

Megjithëse në këto zgjedhje nuk është vërejtur numër i madh i zgjedhësve të cilët nuk kanë mundur të gjenden në Listën zgjedhore, prap se prap MOST e përsërit rekomandimin që sa më shpejtë institucionet kompetente duhet t’i eliminojnë problemet disavjeçare sistematike për udhëheqje dhe azhurnim me Listën zgjedhore.

 

 

Administrata zgjedhore

KSHZ punonte në atmosferë efikase dhe kolegjiale dhe të gjitha vendimet i ka miratuar në mënyrë unanime. Transparenca e punës së tij vlerësohet pozitivisht, duke e marrë parasysh që të gjitha seancat ishin publike, me vërejtje për publikimin e disa procesverbaleve të seancave në internet.

 

Pozitivisht vlerësohet proaktiviteti i KSHZ-së dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar punën e administratës zgjedhore, këtë herë përmes përgatitjes së manualeve të posaçme për përgatitjen e formave, si dhe përgatitjen e Udhëzimit për punën e KKZ-ve dhe KZ-ve, e cila ishte një nga rekomandimet afatgjata të MOST. Megjithatë, sa i përket trajnimit të administratës zgjedhore, disa lëshime janë vërejtur në manualin për edukim, si dhe në video-manualin.

 

Gjatë procesit zgjedhor, KSHZ u përball me një sulm hakerash në internet-faqen e tij dhe në serverat kompjuterikë, gjë që pasqyroi në komunikimin e tij me palët e interesuara dhe vëzhguesit.

 

Megjithëse KSHZ-ja miratoi udhëzim për punën e komisioneve komunale zgjedhore, në të cilat përcaktoi saktësisht kompetencat dhe mënyrën e punës, ata, me disa përjashtime, përsëri nuk ishin të gatshëm të bashkëpunonin me vëzhguesit e MOST dhe nuk i njoftonin gjithmonë për mbajtjen e seancave ose mbanin të ashtuquajtuara takime pune.

 

 

Votimi i parakohshëm

MOST vëzhgoi votimin e 433 personave të sëmurë dhe të paaftë në 92 vendvotime. Si gjithmonë, në një pjesë të vogël të rasteve, fshehtësia e votimit nuk u respektua, gjegjësisht, në momentin e votimit, në hapësirën ku është votuar ka patur persona të tjerë të pranishëm.

 

Votimi i personave në burg gjithashtu shkoi mirë, përveç se 232 persona nuk mund të gjendeshin në Listën zgjedhore për shkak të jo azhunimit të dokumenteve personale.

 

 

Korniza ligjore

Kodi zgjedhor u ndryshua gjatë procesit zgjedhor. Ndryshimi u lejoi kandidatëve të nominuar nga një grup votuesish (siç ishin të tre kandidatët në zgjedhjet presidenciale) që të kenë të drejtë për reklamim politik të paguar në media, duke e pasur parasysh se dispozitat e mëparshme iu referoheshin vetëm partive politike. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit, për këtë shkk ndryshimi nuk mundej të hyjë në fuqi.

 

Projeksionet e rezultateve në bazë të PVT programit

Në bazë të rezultateve të fituara nga programi PVT për mbledhje paralele të votave, dalja e votuesve ishte 41.67% me margjinë të gabimit prej +/- 0.5%. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4.33%.

 

Nga fletëvotimet e vlefshme, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale me margjinë të gabimit prej +/- 0,5% janë fituar këto rezultate:

 

  1. Blerim Reka – 10,98%
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 44,32%
  3. Stevo Pendarovski – 44,7%

 

Megjithëse rezultatet për dy kandidatët ishin në margjinën e gabimit, MOST arriti me saktësi t’i projektojë rezultatet dhe radhitjen e kandidatëve në lidhje me votat e fituara, krahasuar me rezultatet fillestare të publikuara në internet-faqen e KSHZ-së.

 

MOST shpreh falemnderim të madh për të gjithë qytetarët të cilët në mënyrë jovetanake i ndihmuan përpjekjet e vëzhimit vendas dhe jopartiak të zgjedhjeve dhe që ishin pjesë e familjes së madhe të MOST, si dhe deri te gjithë përkrahësit që e ndihmuan misionin e Asociacionin qytetar MOST.

 

 

Për misionin vëzhgues të MOST

Asociacioni qytetar MOST i filloi aktivitetet për vëzhgim të zgjedhjeve me 1 prill të vitit 2019. MOST vendosi 80 vëzhgues afatgjatë në të gjitha komunat e shtetit të cilët i vëzhguan të gjitha aspektet e procesit. Ditën e zgjedhjeve MOST e vëzhgoi me 1,160 vëzhgues, me çka mbuloi 33% të numrit total të vendvotimeve.

Për vëzhgimin e procedurës së votimit të personave të sëmurë dhe të paaftë, si dhe personave në arrest shtëpiak u angazhuan 87 vëzhgues, ndërsa për votimin e zgjedhësve në  entet-ndëshkuese-korrigjuese – 12. Poashtu, objekt i vëzhgimit ishte edhe puna e KSHZ-së dhe komisioneve komunale zgjedhore.

 

Vëzhguesit e MOST ishin statik dhe gjatë tërë ditës do e kanë përcjellur procesin e votimit. Përveç vëzhguesve statik, Asociacioni qytetar MOST kishte edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej dy vëzhguesve, që shërbenin si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe i vëzhgonin kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk kishte vendosur vëzhgues statik.

 

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA ora 22:30

21.04.2019, Скопје

 

Asociacioni qytetar MOST i ka vëzhguar zgjedhjet e sotshme me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi, dalja e votuesve është 41,67% me margjinë të gabimit prej +/- 0,5%. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33%.

Nga fletëvotimet e vlefshme, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me margjinë të gabimit prej +/- 0,5% janë të fituara rezultatet në vijim:

  1. Blerim Reka – 10,98%
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 44,32%
  3. Stevo Pendarovski – 44,7%

VËREJTJE: Duke e pasur parasysh faktin se rezultatet për dy kandidatët e parë janë margjinën e gabimit, THEKSOJMË që rezultatet zyrtare mund të kenë ndryshim të radhitjes së dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.

 

Vlerësimin preliminar për zgjedhjet e realizuara Asociacioni qytetar MOST do ta kumtojë në konferencën për shtyp që do të mbahet gjatë ditës së nesërme.

 

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA ora 19:00

21.04.2019, Shkup

 

 

Sipas informatave të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST:

  • Fotografimi i fletëvotimeve është hasur në 3 vendvotime – VV 1515 në fshatin Obërshani, komuna Krivogashtani, VV 1969 në Tetovë dhe VV 1080 në f. Tromegja, komuna e Kumanovës. Në të gjitha rastet është hasur reagim adekuat nga KZ dhe policia. KZ ka plotësuar procesverbal, kurse policia i ka arrestuar këto votues.
  • Në VV 2778 në komunën Kisella Vodë, përderisa KZ ka kontrolluar vallë votues i caktuar ka qenë i shënuar në Listën zgjedhore, i njëjti veçmë ka votuar, mirëpo para se të vendoset fletëvotimi në kuti, KZ ka hasur se votuesi nuk është i shënuar në LZ. KZ nuk i ka lejuar të futë fletën në këti, kurse pas konsultimit me KKZ, KZ ka anulluar fletëvotimin duke e këputur në këndin e djathtë poshtë.
  • Në VV 0497 në f. Novo Sellë, komuna Mavrovë dhe Rostushë, janë këputur 8 fletëvotime bashkë me numrin serik. KKZ e ka udhëzuar KZ, pasi që të mbarojë votimi, numri serik i këtyre fletëvotimeve të këputet dhe të ngjitet në koçan.
  • Në VV 0771, f. Кozica, komuna Kërçovë, e cila ndodhet në hapësirën e njejtë me VV 0770, fletëvotimi nga VV 0771 me gabim është futur në kutinë e votimit për VV KKZ ka dhënë udhëzim që rasti të shënohet në procesverbal.
  • Në VV 0219, f. Dobrushevo, komuna e Mogillës, votues e ka shtyrë kutinë e votimin me çka një nga shiritat e sigurisë është këputur. KKZ dhe policia janë thirrur dhe personi është arrestuar. Votimi është ndërprerë në periudhë prej 20 minuta dhe pastaj ka vazhuar.
  • Në VV 0947 në Kriva Pallankë, 3 qytetarë nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa në VV 1320 në f. Vellmej, komuna e Debarcës, numri i qytetarëve që nuk kanë qenë të regjistruar në LZ është 10.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (mbledhje paralele e votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 14 është 25,1%, deri në ora 15 është 28,7%, deri në ora 16 është 31,8%, deri në ora 17 është 34,9%, ndërsa deri në ora 18 është 38,2%.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA ora 14:00

21.04.2019, Shkup

 

VOTIMI ZHVILLOHET NË MËNYRË TË REGULLT,
PA PAREGULLSI SERIOZE

 

Sipas informatave të verifukuara të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, votimi zhvillohet në mënyrë të regullt, pa paregullsi serioze.

Vetëm në dy vend votime janë hasur paregullsi të izoluara :

  • Në VV 2805/1 në komunën Qendër, Shkup, në fillim të votimit janë këputur tre fletëvotime bashkë me numrin serial nga koçani.
  • Në VV 1385/1 në Prilep, pasi që një votues ka votuar është hasur se nuk ka qenë i shkruar në Listën zgjedhore, mirëpo ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e cila ka qenë në Listën zgjedhore dhe është nënshkruar në të njëjtën.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 11 është 11,2%, deri në orën 12 është 15,9%, kurse deri në orën 13 është 20,8%.

Konferenca e radhës për shtyp do të mbahet në orën 19.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIAora 11:00

21.04.2019, Shkup

 

Most i demanton informatatat që u shfaqën në media se në konferencën për shtyp të mbajtur në ora 9:00 është lajmëruar për ndalim të votimit për shkak të mosfunksionimit të UV lambës dhe për grafit me përmbajtje politike. Në konferencën e parë për shtyp MOST njoftoi vetëm për vendvotimin 2344 në komunën e Studeniçanit. Theksojmë se njoftimet zyrtare të MOST dërgohen nga email adresa press@most.org.mk.

Sipas informacioneve të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, në vendvotime është hasur:

  • VV 2344 në komunën Studeniçan nuk u hap deri në orën 10 dhe për këtë shkak në këtë vendvotim sot nuk do të zhvillohen votime.
  • Në VV 0531, f.Zdunje, komuna e Gostivarit, anëtar nga këshilli zgjedhor i ka këputur tre fletëvotime e para bashkë me numrin serik dhe të njëjtat janë përdorur për votim. Është njoftuar komisioni komunal zgjedhor, është bërë procesverbal dhe votimi ka vazhduar.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve deri në orën 9 është 3,7%, kurse deri në orën 10 është 6,6%

Konferenca e radhës për shtyp do të mbahet në orën 14.

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019 “ mbështetet nga : Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci(NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ora 9:00

  1. 04.2019, Shkup

 

Asociacioni qytetar MOST i vëzhgon zgjedhjet e sotshme me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Ashtu sikur se në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonal, janë hapur të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendosur vëzhgues, përveç VV 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi që personi që e ka çelësin e hapësirës në të cilën është vendosur VV, refuzon ta hapë të njejtën. Vëzhguesit e tjerë janë në vendvotime dhe deri më tani nuk kanë vërejtur probleme gjatë vëzhgimit të procesit.

Gjatë ditës, përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.

Theksojmë që vëzhgues i MOST janë vetëm qytetarët të cilët mbajnë bluza të verdha të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2019“, posedon akreditim nga KSHZ dhe autorizim nga MOST vetëm për këto zgjedhje.

Të gjitha informacionet nga vëzhgimi i votimit, MOST do t’i kumtojë edhe në tre konferenca të tjera për shtyp, të cilat do të mbahen në ora 11, 14, dhe në ora 19, ndërsa më vonë do të publikohet termini për konferencën e  fundit për shtyp ku do të kumtohen rezultatet nga PVT programi për daljen dhe përcaktimin e qytetarëve.  Pas përfundimit të votimit do të caktohet konferencë plotësuese për shtyp ku do të shpallet projeksioni i rezultateve të fituara nga programi i numërimit paralel i votave (PVT).

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për Pjesëmarrje Qytetare.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

ZGJEDHJE 2019

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

20.04.2019, Shkup

 

 

МОSТ do t’i vëzhgojë zgjedhjet me më shumë se 1.500 vëzhgues

 

Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet e nesërme me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Përveç votimit të nesërm, MOST sot e ka vëzhguar edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg ose në paraburgim.

Ashtu sikur se në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2019“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këtë referendum.

Gjatë ditës, qytetarët të cilët duan të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin e votimit, të njejtën mund t’a bëjnë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080.

Të gjitha informacionet nga vëzhgimi i votimit në ditën e referendumit, MOST do t’i kumtojë në katër konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen në ora 9, 11, 14, dhe në ora 19.  Pas përfundimit të votimit do të caktohet konferencë plotësuese për shtyp ku do të shpallet projeksioni i rezultateve të fituara nga programi i numërimit paralel i votave (PVT).

# # # # #

 

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale për kryetar për komunën e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës 2019“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondi nacional për demokraci (NED) si dhe nga Projekti i USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

 

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

 

Leave your comment