Bashkëpunim me Qendrën për Tranzicion Demokratik

Emri i projektit: Shfrytëzimi i medieve të reja në promovimin e transparencës së qeverive

Donatorë: NED – National Endowment for Democracy

Vlera: 48.500,00$

Pjesëmarrja e donatorit: 100%

Pjesëmarrës në projekt:

Qendra për tranzicion demokratik (Mali i Zi);

Pse jo? (Bosnja dhe Hercegovina);

Qendra për hulumtim, transparencë dhe përgjegjësi (Serbi);

Asociacioni qytetar MOST (Maqedoni).

Periudha e realizimit të projektit: 01.05.2013 – 31.01.2014

Për projektin: Projekti ka për qëllim të bashkon katër organizata nga Ballkani të cilat merren me institucione të hapura dhe përgjegjëse, me çka do të mundësohet shkëmbim i ndërsjellë i diturive dhe përvojave. Gjithashtu, përmes monitorimit të qeverive dhe ministrive të hapura në katër vendet, projekti do të mundëson krahasim rajonal me çka do të hartohet rrethinë konkurruese dhe hapësirë për përparim të përbashkët. Përmes aktiviteteve mirë të planifikuara, katër organizatat do të realizojnë monitorim të qeverive dhe ministrive, ndërsa më tutje do të hartojnë rekomandime të bazuara në përvojat personale. Vlera plotësuese e projektit është mundësia që organizatat të zhvillojnë rrjet të iniciuar me këtë projekt dhe të vazhdojnë me aktivitetet për përfaqësim edhe mbas mbarimit të këtij projekti.

Qëllimet specifike të projektit janë:

  • Mundësimi i shkëmbimin të ndërsjellë të diturive dhe përvojave përmes formimit të rrjetit nga organizatat të cilat merren me institucione të hapura dhe përgjegjëse;
  • Mundësimi i krahasimit rajonal të transparencës së qeverive dhe ministrive përmes rezultateve nga monitorimi;
  • Përmirësimi i institucioneve të hapura përmes aktiviteteve të përfaqësimit dhe rekomandimeve të bazuara në rezultatet nga monitorimi.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit rajonal “ Përdorimi i teknologjive të reja në promovimin e transparencës së qeverisë”, Asociacioni qytetar MOST sot mbajti konferencë në temën “ E-transparenca në institucionet e Republikës së Maqedonisë”. Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të ministrive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të shoqatave të qytetarëve të cilët janë aktiv në sferën që ishte temë e konferencës.

LAJMËRIM PËR MEDIA

In the frames of the project “Using New Media to Promote Government Transparency”, implemented by the Center for Democratic Transition (Montenegro) in collaboration with Why Not (Bosnia and Herzegovina), the Center for Research, Transparency and Accountability (Serbia) and Citizens Association MOST, a conference “E-transparency in the region” will be organized onFebruary 7th 2014 (Friday).

The conference is actually a sum of 4 consecutive conferences which will be held in the same day in each of the countries participating in the project and will be carried through live broadcast on the internet from each event. The theme of the conference in Macedonia is “E-transparency of the institutions in the country”and will begin at 12:00 am. The conference will be held at the premises of Citizens Association MOST.

10:00-11:00 Montenegro LIVE STREAMING

11:00 – 11:30 Serbia LIVE STREAMING

12:00 – 12:30 Macedonia LIVE STREAMING

13:00 – 13:30 Bosnia and Herzegovina LIVE STREAMING

AGENDA

Follow on Twitter  #evlade

Në kuadër të aktiviteteve nga projekti rajonal “Shfrytëzimi i medieve të reja në promovimin e transparencës së qeverive”, Asociacioni qytetar MOST mbajti konferencë për media në të cilën prezantoi rezultatet nga monitorimi i realizuar të faqeve të internetit të Qeverive dhe ministrive.

Projekti “Shfrytëzimi i medieve të reja në promovimin e transparencës së qeverive”, përbëhet nga monitorimi i internet faqeve të qeverive dhe ministrive në rajon, lidhur me dy fusha të udhëheqjes së mirë:

•             institucione të hapura;

•             interaktivitet me aktorët në shoqëri/qytetarët.

Lajmërim 

Rezultate