Qendra për përfaqësim

MOST-i beson se “Qytetarët aktiv e përforcojnë demokracinë”, dhe për këtë shkak zbaton projekte për dhe me qytetarë.
Përfaqësimi ende nuk është kuptuar mjaftueshëm dhe i praktikuar në vendin tonë. Qytetarët, në periudhën që kaloi kishin mundësinë të jenë dëshmitar të disa fushatave për përfaqësim. Megjithatë, shteti dhe të gjitha pjesëmarrësit e rëndësishëm si Qeveria, Kuvendi, organizatat qytetare, komuniteti afarist dhe grupet e interesuara, duhet të krijojnë mjedis ku rregullat do të jenë të qarta.
Në atë drejtim, prej gushtit të vitit 2009, punon edhe Qendra për përfaqësim.
Qendra për përfaqësim është projekt i MOST-it, dhe vazhdimi i projektit “Zyra për kontakt ndërmjet OJQ-ve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, të cilin gjithashtu e zbatonte MOST-i. Burimet e përgjithshme të kësaj zyre – ueb faqja, biblioteka elektronike, hulumtimet dhe analizat si dhe forumi, i përkasin Qendrës për përfaqësim. Në këtë aspekt, shërbimet të cilat i ofronte Zyra janë forca lëvizëse të Qendrës. Përveç kësaj, të gjitha kontaktet dhe marrëdhëniet e punës aktive në këtë fushë që Zyra dhe MOST-i i vendosen në vitet e kaluara janë në dispozicion të Qendrës për përfaqësim.

Qëllimi i projektit
Qëllimi i Qendrës për përfaqësim është të kontribuojë për qytetarët më të informuar dhe më aktiv dhe për pjesëmarrje shoqërore të përhershme në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes.

Qëllimet specifike

  • Përforcimi i kapacitetit të pjesëmarrësve në fushën e Përfaqësimit dhe Lobimit përmes trajnimeve dhe shkëmbimi i ekspertizave;
  • Ngritja e vetëdijes së pjesëmarrësve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë aktiv dhe për mundësitë për përfshirje të tyre;
  • Informimi i pjesëmarrësve relevant për mundësitë e përfshirjes së tyre në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes.

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga ana e Fondit Ballkanik për Demokraci.