Llogaridhënie dhe transparencë e Kuvendit

Përfshirja e qytetarëve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit

Periudha e implementimit: Korrik 2016 – Mars 2018

Përkrahur nga: Ambasada Britanike Shkup

Qëllimi i projektit: Të kryhet presion publik për përmirësimin e punës së Kuvendit dhe palëve të tanguara përmes përfshirjes së qytetarëve në debate informative lidhur me reformat zgjedhore dhe rolin e Kuvendit.

Ky projekt fokusohet dhe adreson 2 prioritete:

1. Reforma të legjislacionit zgjedhor – përkrahje në zbatimin e rekomandimeve për prioritetet urgjente për reforma në legjislacionin zgjedhor, të parashtruara në Raportin e Pribes, me qëllim të rritjes së transparencës dhe kthimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

2. Vëzhgim të punës së Kuvendit – në mënyrë publike do të publikohen raportet për punën dhe kompetencat e Kuvendit përmes vëzhgimit të: seancave plenare, punës së deputetëve, seancave të komisioneve plenare, pjesëmmarjeve të organizatave qytetare në procesin e vendimmarrjes. Këto rraporte të rregullta do ta informojnë opinionin, mediat dhe organizatat qytetare për punën e deputetëve për të cilët ato e kanë dhënë votën e tyre, dhe për mënyrën se si Kuvendi e kryen rolin e tij të rregulluar me Kushtetutë. Përfshirja e të gjithë palëve të tanguara dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante: vendase dhe të huaja do të sigurojë përfshirje të përgjithshme në zhvillimin e rekomandimeve për përmirësimin e Indeksit të Produktivitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Aktivitete kryesore:

1. Reforma të legjislacionit zgjedhor 

• Vëzhgim të shqyrtimit të Listës zgjedhore

• Pjesëmarrje në vëzhgimin e grupit të punës për pastrim të Listës zgjedhore

• Përgatitja e studimit me masa dhe rekomandime konkrete

 

2. Vëzhgim të punës së Kuvendit 

• Vëzhgim të punës së deputetëve

• Vëzhgim të trupave punuese të Kuvendit

• Vëzhgim dhe vlerësim të cilësisë së ligjeve të miratuara

• Publikim të Indeksit të Produktivitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

• Përfshirje/informim të qytetarëve

• Përgatitje e studimit me masa dhe rekomandime konkrete

• Rritje e transparencës dhe llogaridhënies të Kuvendit

Në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent“ Asociacioni qytetar MOST e publikoi raportin e pestë nga vëzhgimi i punës së Kuvendit të RM-së që përmban të dhëna për punën e Kuvendit në periudhën 1 janar – 31 mars të vitit 2018.

Raporti i pestë nga Indeksi i Përgjegjësisë, Transparencës dhe Produktivitetit të Kuvendit të RM (01.01.2018 – 31.03.2018)

Ky është raporti i katërt i përgatitur në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të hapur dhe transparent “dhe përmban të dhëna për punën e Kuvendit në periudhën nga 1 tetor 2017 – 31 dhjetor 2017.

Raporti i Katërt i Indeksit të Përgjegjësisë, Transparencës dhe roduktivitetit të Kuvendit të RM

Ky raport është pregatitur në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të hapur dhe transparent “ dhe përmban të dhëna për punën e përbërjes së mëparshme parlamentare, në periudhën nga 1 korrik 2016 deri në shpërbërjen e Kuvendit më 17 tetor 2016.
01 qershor 2017 – 30 shtator 2017.

Raporti i tretë nga Indeksi për produktivitetin e Kuvendit të RM-së (01.06.2017-30.09.2017)

Në kuadër të Projektit: “Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”, Asociacioni Qytetar MOST sot e publikoi Raportin e Dytë për Monitorimin e Punës së Kuvendit të RM. Objekt i këtij Raporti është Seanca Konstituive e Kuvendit, përkatësisht analiza e fjalimeve të deputetëve dhe analiza e mënyrës me të cilën kryesuesi i Seancës Konstituive e ka udhëhequr të njëjtën.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

U PROMOVUA RAPORTI I DYTË PËR MONITORIMIN E PUNËS SË KUVENDIT (30.12.2016 – 31.05.2017)

Ky raport është pregatitur në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të hapur dhe transparent“ dhe përmban të dhëna për punën e përbërjes së mëparshme parlamentare, në periudhën nga 1 korrik 2016 deri në shpërbërjen e Kuvendit më 17 tetor 2016.

Raport nga Indeksi i përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitet të Kuvendit të RM-së

Me organizim të Asociacionit qytetar MOST sot u mbajt konferencë në temë „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend përgjegjës dhe transparent“.

Qëllimi i ngjarjes ishte diskutimi i rolit dhe funksionimit të Kuvendit si organi më i lartë i cili poashtu miraton ligjet. Në konferencë u diskutuan tema si transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit, puna e komisioneve dhe mekanizmat për pjesëmarrjen e palëve të tanguara. Në konferencë u prezantuan edhe rezultatet nga raporti për Indeksin e përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit të RM-së, i përgatitur nga MOST në kuadër të projektit “Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”, për punën e Kuvendit në vitin 2016.

Në këtë eveniment morrën pjesë dhe folën kryetari i Kuvendit të RM-së, ish-deputet dhe deputet aktual të Kuvendit të RM-së, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe të sektorit civil.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, gjatë hapjes së konferencës theksoi: “Kthimi në një gjendje normale të shoqërisë e cila nënkupton respektimin e parimeve të demokracisë parlamentare, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si individuale, ashtu edhe kolektive, e deri te liria e fjalës, nuk do të ndodhë brenda natës. Është një proces që do të zgjasë një periudhë të gjatë.” Si përfundim, kryetari premtoi se si kryetar dhe Kuvendi si institucion gjithmonë do të jetë e hapur për iniciativat e shoqërisë civile, propozime dhe çdo gjë tjetër që do të jetë në funksion të përforcimit të demokracisë parlamentare dhe parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë. .

Profesoresha universitare Besa Arifi theksoi: “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe e organizatave qytetare në miratimin e ligjeve është shumë e rëndësishme dhe një nga mekanizmat për këtë janë iniciativat civile për miratimin e ligjeve”.

Drejtori i NDI, Chris Henshaw theksoi se ka më shumë sfida për progres, por gjithashtu se Kuvendi ka një mundësi të madhe për të përmirësuar punën e saj.

Të gjithë pjesëmarrësit theksuan dëshirën e përbashkët që përbërja e re parlamentare ta rikthejë demokracinë parlamentare në Maqedoni dhe se Kuvendi të bëhet më i përgjegjshëm dhe më transparent, si dhe më i hapur për publikun dhe palët e interesuara.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Qytetarët të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”, i cili implementohet nga Asociacioni Qytetar MOST nga korriku 2016 deri në mars 2018 dhe mbështetet nga Ambasada Britanike Shkup.

Në kuadër të projektit do të përgatiten raporte periodike që do të paraqesin një sublimim të rezultateve të monitorimit të Kuvendit dhe do ta informojnë publikun, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për punën e deputetëve, si dhe mënyrën se si Kuvendi e kryen rolin e tij të rregulluar me Kushtetutë.

Raportet publikohen në faqen e internetit http://otvorenosobranie.mk, e cila përmban informacione plotësuese dhe të dhëna për punën e Kuvendit.

Asociacioni qytetar MOST në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent“ sot e prezantoi raportin e parë nga monitorimi i punës së Kuvendit të RM-së. Raporti përmban analizë të ligjeve të miratuara, gjegjësisht frekuencën e miratimit dhe ndryshimit të ligjeve për periudhën nga 1 janari 2016 deri në shpërbërjen e Kuvendit më 17 tetor 2016, të dhëna për punën e komisioneve parlamentare në periudhën nga 1 korriku 2016 deri në shpërbërjen e Kuvendit më 17 tetor 2016, si dhe të dhëna për kontributin e deputetëve në punën e Kuvendit.

Në këtë konferencë, përveç Drejtorit ekzekutiv të MOST, z. Darko Aleksov, fjalim kishte edhe Ambasadori Britanik në Maqedoni, z. Çarlls Garet, me çka theksoi:

Shpresojmë që me këtë projekt, Parlamenti mund të përforcojë angazhimin me qytetarët dhe meshoqërinë civile për të  mirën e gjithëve. Është kënaqësia jonë ta mbështesim demokracinë në këtë mënyrë.

Parlamenti shtrihet në zemrëne  demokracisë së Maqedonisë. Zhvillimet aktuale në Parlamentin e Maqedonisë nuk i shërbejnëhvillimeve demokratike. Ata rrënojnë kredibilitetin e institucionit brenda Maqedonisë dhe jashtë vendit.

Mbretëria e Bashkuar me vite ka qenë mbështetës i fortë i Maqedonisë. Në më shumë se dy dekada të partneritetit ne kemi punuar me Maqedoninë për të përforcuar demokracinë, teksa Parlamenti ka qenë gjithmonë në interesin tone.

Partneriteti ynë me Maqedoninë që veç mëka histori të gjatë, do të vazhdojë. Parlamenti plotësisht funksional, transparent dhe përgjegjës është gur themeli i demokracisë.

Nga analiza e të dhënave të përpunuara janë fituar gjetjet në vijim për punën e Kuvendit, komisioneve dhe deputetëve:

 

Analizë e procedurave ligjvënëse dhe frekuenca e ndryshimit të ligjeve 

• Në vitin 2016, Kuvendi ka zbatuar gjithsej 365 procedura për miratim të ligjeve. Janë miratuar 13 ligje të reja, 325 ndryshime dhe plotësime të ligjeve ekzistuese dhe 26 ratifikime;

• Qeveria është propozues në 93% të ligjeve të miratuara;

• 70% të ligjeve janë miratuar me procedurë të shkurtuar;

• Pothuajse gjysma e ligjeve (46%_ janë miratuar në shkurt, kurse 21% në mars;

• 91 procedura ligjvënëse ose 27% të numrit total janë ndryshime të ligjeve të cilat veçmë janë miratuar ose janë ndryshuar në vitin 2016;

• Nga 54 ligje të parashikuara për harmonizim me të drejtën e BE-së, janë miratuar vetëm 5.

 

Analizë të punës së komisioneve 

• Në periudhën 1 korrik – 17 tetor, 16 nga 21 komisione kanë mbajtur seanca. Puna e komisioneve është analizuar përmes 3 segmenteve: transparencë, cilësi e procesverbaleve dhe përfshirje të palëve të interesuara.

• Transparencë:

 prej 15 komisioneve të indeksuara në kategorinë transparencë, vetëm 8 kanë fituar prej 50 deri 65 pikë nga gjithsej 100.

 procesverbalet e seancave të komisioneve nuk janë publikuar në internet faqen e Kuvendit;

 përkundër asaj që janë mbajtur 2 debate publike për propozim-ligj dhe 1 debat mbikëqyrës, për të njejtat nuk janë publikuar procesverbale,, raporte dhe konkludime. Janë publikuar vetëm shënime stenografike. Pa raporte dhe konkludime publike për këto ngjarje, organizimi i të njejtave e humb kuptimin;

 transparenca e punës së komisioneve është në nivel të ulët.

• Cilësia e procesverbaleve:

 Prej 12 komisioneve të indeksuara në kategorinë cilësi e procesverbaleve, vetëm 2 kanë fituar 50 pikë nga gjithsej 100;

 Asnjë komison tjetër nuk i ka plotësuar tërësisht dispozitat e përcaktuara procedurale për mbajtjen e procesverbaleve nga seancat;

 Mënyra e paunifikuar e mbajtjes së procesverbaleve dhe cilësia e pamjaftueshme e procesverbaleve pamundësojnë shqyrtim të plotë të punës së komisioneve.

• Përfshirje e palëve të interesuara:

 Në periudhën e monitorimit janë mbajtur 2 debate publike për propozim ligj dhe 2 debate publike mbi tema të përgjithshme;

 Është mbajtur 1 debat mbikëqyrës, por i njejti nuk ka përfunduar për shkak të shpërbërjes së Kuvendit;

 Nuk është zbatuar asnjë diskutim publik dhe në asnjë seancë nuk ka patur të pranishëm ekspert për të shfaqur mendim për propozim-ligjin që është shqyrtuar në seancë;

 Në vitin 2016 janë mbajtur gjithsej 12 debate publike për propozim ligj dhe 3 debate publike për temë të përgjithshme.

 Përveç pranisë së deputetëve që nuk janë anëtarë të komisioneve, në seancë kryesisht dominojnë përfaqësues të pushtetit ekzekutiv. Mungon përpjekje esenciale dhe e përkushtuar për përfshirje të palëve të tjera të tanguara në debatin gjatë hartimit të vendimeve ligjore, siç janë akademia, ekspertët, praktikuesit dhe shoqëria civile.

 

Analizë e punës së deputetëve 

• Gjithsej 48 ligje janë propozuar nga gjithsej 61 deputet;

• Janë miratuar 25 ligje për propozim nga gjithsej 48 deputetë;

• Nuk janë pranuar 17 ligje nga gjithsej 36 deputetë;

• Nuk është miratuar 1 ligj i propozuar nga 16 deputetë;

• Janë tërhequr 5 ligje të propozuara nga 40 deputetë;

Fakti që vetëm 7% nga numri total i ligjeve të miratuara janë propozuar nga deputetët, edhe atë ekskluzivisht nga shumica në pushtet (përveç ligjeve të miratuara si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës), tregon se Kuvendi i ka shërbyer pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht Qeveria në mënyrë indirekte e ka kryer edhe funksionin ligjvënës.

Projekti „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent“ do të implementohet deri në mars të vitit 2018 dhe parashikon publikim të raporteve periodike për Indeksin e përgjegjshmërisë, transparencës dhe produktivitetin e Kuvendit. Këto raporte të rregullta do ta informojnë opinionin, mediat dhe organizatat qytetare për punën e deputetëve, dhe për mënyrën se si Kuvendi e kryen rolin e tij të rregulluar me Kushtetutën e RM-së.

Përgatitja e këtij materiali është mundësuar me përkrahje të Ambasadës Britanike në Shkup, në kuadër të projektit „Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent“. Opinionet dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë material nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet dhe pikëpamjet e Ambasadës Britanike.