Listat e hapura

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Nevoja nga vlerësimi i përhershëm i sistemit zgjedhor imponon që në mënyrë të përkohshme të ndryshohet dhe përsoset. Me këtë ndryshim do të mundëson nivel më të madh të përfshirjes dhe interesimit të qytetarëve për zgjedhjet. Gjithashtu, përparimi i sistemit zgjedhor pozitivisht do të ndikon mbi përforcimin e demokracisë brenda partiake, zvogëlimin e shkallës së centralizimit në partitë politike, si dhe niveli i lartë i përgjegjësisë së përfaqësuesve politik para qytetarëve.

Zbatimi i sistemit me lista të hapura do të kishte disa përparësi: do t’ju mundëson qytetarëve që saktë të zgjedhin për cilin/ët kandidat/ë dëshirojnë të votojnë që do të zmadhon legjitimitetin dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve të zgjedhur; do të zmadhon nivelin e demokracisë brenda partiake që do të sjellë deri te ndikimi më i madh i degëve partiake mbi qendroren; do të zmadhon kualitetin e kandidatëve të propozuar dhe, përshtatshëm, fushatave të tyre; do të zbaton sistem të meritave gjatë krijimit të listave, me çka do të zvogëlohen shanset për kandidim të kandidatëve më të dobët, partiakët e dëgjueshëm etj.

Qëllimi i projektit
Të zmadhon vetëdijen te qytetarët për sistemin me lista të hapura si modalitet i sistemit zgjedhor proporcional. Përmes sistemit me lista të hapura, qytetarët, përveç asaj që votojnë për listën e propozuar të kandidatëve, do të mund të votojnë edhe për kandidat individual në listat.

Qëllimet specifike

  • Zmadhimi i vetëdijes së opinionit dhe mbledhja e përkrahjes publike për konceptin me lista të hapura;
  • Nxitje e debatit masiv në të gjitha fushat e shoqërisë për rëndësinë e paraqitjes së sistemit proporcional me lista të hapura;
  • Lobimi për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, në drejtim të zbatimit të sistemit proporcional me lista të hapura.

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga: Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

www.otvorenilisti.org

Më 14 mars u mbajt edhe debati i fundit i parashikuar në kuadër të këtij cikli nga fushata “Zgjedhja jote të jetë person”.

Edhe qytetarët e Gostivarit, siç ishte rast edhe në të gjitha debatet paraprake, në numër të madh dhe në mënyrë aktive morën pjesë në debat.

Pjesëmarrësit ishin të padurueshëm edhe përgjatë prezantimit të modelit të propozuar zgjedhor, parashtruan varg pyetjesh. Njëra nga vërejtjet nga ana e një qytetari ishte se ky sistem do të kontribuon për zmadhimin e numrit të partive dhe listave të pavarura të cilat do të përçajnë trupin votues. Në këtë kundërshtoi pjesëmarrës tjetër me qëndrimin se modeli me lista të hapura, në të vërtet, do të kontribuon në zvogëlimin e numrit të partive, sepse jo secili do të guxojë të kandidohet në model të tillë, ku me saktësi do të matet popullariteti i tij dhe pëlqimi tek qytetarët. Gjithashtu, si deri më tani, edhe në modelin me lista të hapura do të zbatohet formula e Dontit për shpërndarjen e mandateve, në këtë mënyrë modeli me lista të hapura nuk do të kontribuon në zmadhimin e numrit të partive.

U shpreh dyshim në përfaqësimin e pakicave sipas modelit të ri, në të cilën ishte e përgjigjur se pikërisht me modelin e listave të hapura pakicat do të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuate, sepse votat nga komuniteti i caktuar etnik do të shkojnë tek kandidati i cili është anëtar i atij komuniteti.

Njëra nga pjesëmarrësit dha propozim që modeli me lista të hapura të jetë vetëm zgjidhje kaluese drejt një modeli edhe më demokratik, model me lista të lira, ku votuesit mund të votojnë edhe për kandidatë nga lista të ndryshme të kandidatëve. Ky model është karakteristik për vendet me demokraci më të zhvilluar dhe nuk ka dyshim se në të ardhmen ai duhet të jetë qëllimi për të cilin duhet të përpiqet avancimi i mëtutjeshëm i sistemit zgjedhor.

Gjithashtu, edhe në këtë debat një numër i madh i përfaqësuesve të pranishëm të partive politike dhanë mbështetjen për zbatimin e këtij modeli dhe treguan se modeli do të kontribuon në zmadhimin e kualitetit të përfaqësuesve të zgjedhur dhe në pjesëmarrjen në zgjedhje.

Në përgjithësi, ky debat paraqiti fund të shkëlqyeshëm të këtij cikli të debateve. Aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Përfaqësim për lista të hapura” do të jetë konferenca nacionale, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha sferat e fushës së zgjedhjeve dhe legjislacionit zgjedhor, e cila do të mbahet së shpejti.

Më 29 shkurt në Manastir u mbajt debati i parafundit nga të parashikuarat në kuadër të fushatës “Zgjedhja jote të jetë person”. Sërish ishim dëshmitar për sallën e mbushur me qytetarë të cilët në numër të madh e përmbanin modelin e propozuar me lista të hapura dhe ishin të interesuar për aspektet e ndryshme të funksionimit të tij.

Njëra nga pyetjet që u parashtrua, dhe e cila deri më tani nuk ishte e parashtruar, kishte të bën me fokusimin e kandidatëve për deputet të ashtuquajturit këshilltarët e votuesve të tyre besnik, duke neglizhuar të papërcaktuarit. Në të njëjtën u përgjigjën se, përkundrazi, kandidatët do të jenë më të motivuar t’ju drejtohen edhe votuesve të papërcaktuar me qëllim që të fitojnë më tepër vota preferenciale, përkatësisht individuale.

Gjithashtu u theksua se modeli me lista të hapura do të mundëson që në politikë të përfshihen persona të besueshëm dhe profesional, të cilët nuk janë të motivuar të kandidohen në sistemin e tanishëm.

Duhet të përmendet se pothuajse të gjithë përfaqësuesit e partive politike të pranishme dhanë përkrahje për modelin me lista të hapura sepse të dukshme janë përparësitë e tij, përfshi edhe për partitë politike.

Siç edhe fushata po afrohet nga fundi, aq më tepër po zvogëlohet edhe numri i dilemave rreth zbatimit të këtij modeli, ndërsa më tepër po zmadhohet përkrahja për të, edhe atë prej të gjithë pjesëmarrësve në procesin politik dhe zgjedhor.

Debati i fundit në kuadër të kësaj faze të fushatës do të mbahet në Gostivar.

Më 8 shkurt në Kumanovë u mbajt edhe një debat i suksesshëm në kuadër të fushatës “Zgjedhja jote të jetë person”, i shtati me radhë. Salla edhe kësaj radhe ishte e mbushur me qytetarë të cilët dëshironin të dëgjojnë informata për modelet e ndryshme për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre politik. Gjithashtu, ishin prezent edhe përfaqësuesit e më tepër partive politike të cilët dhanë përkrahje për përfshirjen e modelit zgjedhor me lista të hapura.

Ajo që e bëri këtë debat të dallohet nga debatet tjera është ajo që qytetarët, përveç parashtrimit të pyetjeve, ishin të interesuar edhe për prezantimin e qëndrimeve dhe konstatimeve të veta, që kësaj ngjarjeje i dhanë një pamje pak sa më ndryshe, përkatësisht, u zhvillua debat mes vizituesve dhe folësve në debat.

Ashtu për shembull, njëra nga vërejtjet ishte se modeli i propozuar do të dobëson pozicionin e bartësve të listave, në të cilën ishte e përgjigjur se në raste të caktuara radhitja partiake do të jetë e vlefshme edhe se ka sisteme ku vota për listë të kandidatëve automatikisht numërohet edhe si votë për bartësin e listës, kështu që pozicioni i tij aspak nuk do ishte i kërcënuar.

Mbyllja e partive për persona autoritarë ishte vërejtja e radhës, mirëpo pikërisht sistemi me lista të hapura do të kontribuon që partia të përfshin persona të tillë në listat e kandidatëve të cilët do të tërheqin më tepër vota dhe me këtë të kontribuojnë në numrin e përgjithshëm të mandateve të fituara për partinë.

Nga krejt kjo që u tha deri më tani, mund të përfundohet se kishim edhe një debat të frytshëm dhe të suksesshëm, e cila ngriti pyetje për aspekte të shumta të sistemit me lista të hapura dhe përfshirja e tij eventuale në Republikën e Maqedonisë.

Debati i radhës është në Gostivar, më 15 shkurt (e mërkurë).

Sot, 2 shkurti është Dita globale e zgjedhjeve e cila shënohet të enjten e parë të shkurtit, duke filluar prej vitit 2006. Qëllimi i kësaj dite është informimi i opinionit për arritjet dhe sfidat e reja lidhur me demokracinë në botë dhe në Maqedoni.

Kundrejt kësaj dite, më 1 shkurt, në Strumicë u mbajt edhe një debat në kuadër të fushatës “Përfaqësimi për lista të hapura”. Stuhia nuk i frikësoj as qytetarët e Strumicës të cilët në numër të madh erdhën ta përcjellin dhe marrin pjesë në debat.

Pas deklaratave të zakonshme të realizuesve të projektit, z. Darko Aleksov, z. Dimitar Spasenoski dhe z. Hristijan Gjorgievski, si dhe z. Naser Ziberi, vijonte pjesa më interesante nga secila debat, pyetje dhe diskutim.

Qytetarët parashtruan disa pyetje të cilat ishin të parashtruara edhe në debatet paraprake, si për shembull:

  • Cili është legjitimiteti dhe përgjegjësia e deputetëve me banim në njësi tjetër zgjedhore, ndërsa janë të zgjedhur në tjetër njësi zgjedhore?
  • Çka nëse dikush dëshiron të voton vetëm kandidat, e jo edhe për listë të kandidatëve?
  • Vallë procedura e numërimit të votave do të merr më tepër kohë?
  • Vallë kandidatët nga vendet më të mëdha janë në pozicion të fitojnë më tepër vota nga ata prej vendeve më të vogla, duke pas parasysh numrin më të madh të votuesve?
  • Vallë modeli me lista të hapura do të shkakton garë brenda partiake?

Gjithashtu, në këtë debat u iniciuan edhe disa dilema të reja:

  • Vallë duhet të mendohet për mundësinë që deputetët mund të jenë të revokuar (mandati imperativ)?
  • Vallë duhet të zbatohet votim i obliguar?
  • Si do të zbatohet modeli me lista të hapura në zgjedhjen e deputetëve nga diaspora?

Pyetjet fituan përgjigje adekuate nga folësit, prej të cilave një pjesë mund të gjeni në linkun vijueshttp://otvorenilisti.org/?p=837.

Si përfundim, duke pas parasysh të vizituarit e debatit si dhe pyetjet dhe argumentet të cilat u paraqitën, ky debat ishte njëra nga më të suksesshmit gjatë fushatës së deritanishme.

Nga ky cikël i debateve kanë ngelur edhe tri, ndërsa debati i radhës është në Kumanovë më 8 shkurt (e mërkurë).

Debati në Veles, i mbajtur me 22 dhjetor ishte debati i fundit për këtë vit në kuadër të fushatës “Zgjedhja jote të jetë person”. Moti i ligë kontribuoi që kësaj radhe të ketë më pak qytetarë të pranishëm, kundrejt kësaj, u zhvillua diskutim konstruktiv dhe produktiv, si edhe në debatet e deritanishme.

Në ekipin e folësve, përveç përfaqësuesve të tri organizatave qytetare të cilët implementojnë projektin, kësaj radhe si ekspert ishte e pranishme prof. d-r Tanja Karakamisheva-Jovanovska e cila theksoi nevojën nga zmadhimi i nivelit të demokracisë brenda partiake pikërisht përmes përfshirjes së modelit zgjedhor me lista të hapura. Gjatë kësaj, ajo theksoi disa anë pozitive të këtij modeli: lidhshmëri më e madhe mes deputetëve dhe qytetarëve, përfaqësim të kandidatëve të listave në tërë vendin, kandidatë më kualitativ për deputet, z,radhimi i demokracisë brenda partiake etj.

Edhe ky debat, si edhe të tjerët, solli pyetje interesante, ndërsa një pjesë e tyre ishin të parashtruara për herë të parë gjatë këtyre debateve:

  • Vallë partitë do të lejojnë njerëz të popullarizuar dhe të respektuar nga qytetarët për kandidat për deputet, nga frika se ata më vonë do të arratisen nga politika partiake?
  • Cilat janë anët negative të modelit me lista të hapura?

Veçanërisht ishte interesante përgjigjja e pyetjes së dytë, përkatësisht se kuriozitet për këtë model është se i njëjti sjell përparësi për qytetarët, duke mos prodhuar pasoja negative plotësuese, ndërsa disa nga ato as që mund të llogariten për pozitive, si për shembull formimi i fraksioneve në partitë (zmadhimi i nivelit të demokracisë brenda partiake). Pasojat negative ekzistojnë nëse shikohet përmes prizmës së qytetarëve, për ata nuk ka pasoja negative nga ky model.

Me këtë debat mbaroi edhe cikli i debateve për këtë vit, ndërsa debatet do të vazhdojnë pas festave të fundvitit dhe kërshëndellave.

Më 13.12.2011 në Prilep, u mbajt debati i katërt nga fushata “Zgjedhja jote të jetë person”. Si debatit paraprake, edhe ky debat ishte i vizituar nga numër i madh i qytetarëve të cilët në masë të madhe përkrahën modelin me lista të hapura. Ky fakt vërtetohet me çdo debat të ri të cilin e organizojmë.

Ekipi i folësve kësaj radhe ishte i njëjti si në debatin në Ohër, ku njëkohësisht prezantonte shikimet rreth aspekteve të ndryshme të modelit me lista të hapura, komunikimi mes deputetëve dhe qytetarëve dhe qëndrimet e deputetëve dhe opinionit në lidhje me modelin me lista të hapura.

Qytetarët kanë dilema rreth zbatimit praktik të modelit dhe pasojave të tij. E njëjta ishte edhe në këtë diskutim, prej së cilës rrjedhën pyetje interesante:

  • Vallë rrethimi i votave individuale për kandidatët do të merr më tepër kohë gjatë votimit dhe numërimit të votave dhe do të ndikon në jehonën në zgjedhjet?
  • Çfarë shanse të jenë të zgjedhur kanë kandidatët nga vendbanimet më të vogla?
  • Çfarë ndodhë kur dy kandidatët kanë numër të njëjtë të votave individuale?
  • Si do të dinë qytetarët për cilin kandidat të votojnë, duke pasur parasysh se në fletëvotim do qëndrojnë vetëm numrat rendor të kandidatëve?
  • Vallë do të mund të votohet vetëm për listën partiake ose e kandidatëve të pavarur, pa u votuar individualisht për kandidatët?
  • Si do të ndikon modeli me lista të hapura në lidhje me partitë më të vogla dhe më të mëdha në kuadër të koalicioneve?

Folësit u përgjigjen në të gjitha këto pyetje dhe i qartësuan të gjitha dilemat rreth zbatimit të këtij modeli dhe anët negative dhe pozitive të tij. Me këtë mbaroi edhe një debat i suksesshëm në kuadër të fushatës “Zgjedhja jote të jetë person”.

Ne pa ndërprerë vazhdojmë më tutje, të sqarojmë modelin me lista të hapura dhe përparësitë e tij në më shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë. Në rend janë qytetarët e Velesit, ku do të mbahet debat me datën 22.12.2011.

Edhe debati i tretë me qytetarët që u mbajt në Ohër më 1 dhjetor të viti 2011 u tregua si forum i qëlluar për shkëmbimin e mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme rreth propozimit për  përparimin e sistemit zgjedhor mes ndërmjetësuesve dhe promotorëve të idesë nga njëra anë dhe      qytetarëve, përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe partive politike, nga ana tjetër.

Që në fillim të debatit, gjatë fjalimit të z. Darko Aleksov për qëllimet e projektit dhe modeleve të    ndryshme të sistemit zgjedhor me lista të hapura, qytetarët treguan interesim të madh për  implikimet praktike nga zbatimi i modelit të tillë në Maqedoni.

Duket se përvoja praktike shumëvjeçare e z. Naser Ziberit si deputet i mëparshëm në Kuvendin e RM-së, në mënyrë plotësuese thekson nevojën nga inicimi i një shqyrtimi të përgjithshëm për domosdoshmërinë nga përparimi i sistemit zgjedhor. Pikërisht, përfundimet e tij nga funksionimi i deritanishëm i sistemit zgjedhor tregojnë në varshmëri të madhe të deputetëve nga udhëheqësit partiak, që në mënyrë plotësuese kontribuon në problemin e paraqitjes jo autentik të interesave të qytetarëve nga ana e deputetëve në Kuvendin e RM-së. Këto përfundime të tij ishin të përkrahura edhe me të dhënat me të cilat disponon Instituti për demokraci parlamentare të fituara nga vëzhgimi i punës së zyrave për komunikim të deputetëve me qytetarët, në periudhë prej 4 vjetëve.

Në atë drejtim, z. Dimitar Spasenoski theksoi se demokracia e vërtet përfaqësuese më realisht e praktikojnë ata deputet të cilët janë të votuar për deputet në njësitë zgjedhore prej të cilave vijnë. Fakti se këta deputet janë edhe vërtet më afër elektoratit të vet, e plotëson përshtypjen e përgjithshme se sistemi zgjedhor duhet të përparohet pikërisht në atë drejtim të dhënies së fuqisë më të madhe qytetarëve në zgjedhjen e përfaqësuesve të vet.

Edhe një shkak më tepër në dobi të sistemit me lista të hapura. Gjegjësisht, rezultatet nga hulumtimi të cilin e realizoi Instituti nacional demokratik për qëndrimet e deputetëve nga përbërja e mëparshme e Kuvendit të RM-së, i prezantoi z. Hristijan Gjorgievski dhe të njëjtat tregojnë 56% nga deputet e asaj përbërje parlamentare mendojnë se sistemi me lista të hapura do të kontribuon në zgjedhjen e deputetëve të cilët do të jenë më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve.

Pas prezantimit të gjitha këtyre fakteve, argumenteve dhe përfundimeve, vijoi diskutimi në pjesën e caktuar për pyetje dhe mendime nga qytetarët prezent. Pyetjet e tyre ishin të drejtuara në aspektet praktike nga zbatimi i sistemit të tillë, të cilat ishin:

  • Cilët janë mekanizmat të cilët do të mbrojnë të drejtën e kandidimit të gjinisë më pak të përfaqësuar?
  • Vallë ndryshimi i tillë do të rezulton me ndërlikim të vet procesit të votimit nga ana e qytetarëve?
  • Vallë modeli i propozuar do të inicion luftë brenda partiake mes anëtarëve partiak?
  • Vallë në RM ekziston  kapacitet demokratik të zbatohet një mënyrë e tillë demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve qytetarë?

Të gjitha pyetjet dhe dilemat e qytetarëve fituan përgjigje adekuate. Pikërisht, folësit u munduan edhe skeptikët më të mëdhenj për zbatimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura ti përfitojnë në anën e përkrahësve të të njëjtit. Edhe ky debat mbaroi me përshtypje pozitive dhe shpresë se modeli i propozuar në të ardhmen e afërt do të bëhet realitet, me çka do të hapet vend që të vijnë në sipërfaqe ideja të reja, të freskëta dhe konstruktive për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit zgjedhor në RM.

Fushata për përparimin e sistemit zgjedhor nuk ndalet. Vazhdon më tej, të arrin në të gjitha pjesët e vendit dhe te të gjithë qytetarët që të paraqet mundësinë për zmadhimin e fuqisë së vet në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre politik.

Më 13 dhjetor, qytetarëve të Prilepit do t’ju japim mundësinë të njoftohen me propozimin për përparimin e sistemit zgjedhor dhe do të mundohemi të përgjigjemi në pyetjet dhe dilemat e tyre dhe ti përfitojmë si përkrahës.

Më 24 nëntor, në Tetovë, u mbajt debati i dytë nga fushata “Zgjedhja jote të jetë person”. Debati zgjoi interes tek Tetovarët dhe në të njëjtën morën pjesë numër i madh i qytetarëve.

Në fillim, z. Darko Aleksov prezantoi qëllimet dhe aktivitetet e projektit, së bashku me modelin aktual dhe atë me lista të hapura, gjatë së cilës ishin të paraqitura edhe videot edukative të cilat sqarojnë karakteristikat e dy modeleve.

Pastaj, prof. d-r Tanja Karakamisheva-Jovanovska bëri vështrim të varianteve/modaliteteve të ndryshme të sistemit me lista të hapura dhe përfundoi se listat e hapura do të paraqesin hap para në rritjen e nivelit të demokracisë në Maqedoni.

Ekipi panelistësh kësaj radhe ishte i plotësuar edhe me një folës, z. Naser Ziberi i cili pasuroi debatin me përvojën e vet praktike si deputet në Kuvendin e RM-së. Pikërisht, ai theksoi se listat e hapura do të mundësojnë pavarësi më të madhe pushtetit ligjdhënës nga pushteti ekzekutiv, me çka Kuvendi përsëri do të jetë vend ku do të udhëhiqen diskutime kualitative.

Në emër të Institutit për demokraci parlamentare kësaj radhe foli z. Gëzim Jashari i cili paraqiti rezultatet nga puna e zyrës për komunikim mes deputetëve dhe qytetarëve. Këto rezultate tregojnë se ata deputet të cilët janë zgjedhur në vendin ku jetojnë më tepër komunikojnë me qytetarë dhe më tepër përfaqësojnë interesat e tyre. Rezultat pozitiv i pritur nga sistemi me lista të hapura është se të njëjtit kontribuojnë të zgjedhën deputet pikërisht nga vendet ku ata jetojnë me çka do të vazhdojnë këto trende pozitive.

Hristijan Gjorgievski nga NDI prezantoi rezultatet nga hulumtimi i qëndrimeve të deputetëve dhe opinionit rreth listave të hapura gjatë së cilës shumica e deputetëve dhe shumica e opinionit e përkrahnin këtë koncept.

Diskutimi që u zhvillua ishte produktiv dhe më tepër kishte të bën me aspektet e ndryshme nga funksionimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura. Një nga përfundimet që rrodhi ishte se modeli zgjedhor me lista të hapura do të kontribuon të zgjedhën deputet të cilët në mënyrë autentike do të përfaqësojnë interesat e zgjedhësve të tyre. Gjithashtu, u imponuan edhe disa pyetje për zbatimin e sistemit të propozuar, si për shembull:

  • Sa kandidatë individual mund të zgjedhën në sistemin zgjedhor me lista të hapura?
    • Varësisht nga modeli, numri i mund të lëviz prej 1, e deri në numrin e përgjithshëm të deputetëve të cilët zgjedhën në njësinë zgjedhore – 20.
  • A do të zmadhohet numri i fletëve të pavlefshme?
    • Varet nga modeli i cili do zgjidhet (a do të votohet edhe për partinë edhe për kandidatët ose kjo do të mbetet në vullnet të votuesve) edhe nga edukimi i qytetarëve të cilët e kryejnë organet zgjedhore para çdo cikli zgjedhor. Më e rëndësishme është që mos të nënçmohen qytetarët të cilët edhe në modelet më të ndërlikuara zgjedhore saktë kanë realizuar të drejtën e tyre në votë. E njëjta vlen edhe për administratën zgjedhore.

Me këtë mbaroi edhe një debat i suksesshëm, ndërsa më 1 dhjetor fushata vazhdon, kësaj radhe të dëgjon mendimet e qytetarëve të Ohrit.

Fushata për projektin “Përfaqësim për lista të hapura” filloi para dy javësh me debatin në Shtip, ndërsa sot vazhdon me debat publik në Tetovë, e cila do të mbahet në sallën komunale në ora 18:00.

Në debat do të flasin: prof. d-r Tanja Karakamisheva-Jovanovska, z. Darko Aleksov nga MOST, z. Naser Ziberi, deputet i mëparshëm, z. Gezim Jashari nga IPD dhe Hristijan Gjorgievski nga NDI.

Debati ka për qëllim të informon qytetarët për mënyrat tjera të zgjedhjes së përfaqësuesve politik, gjatë së cilës janë të rëndësishme mendimet e të gjithë të pranishmëve në drejtim të diskutimit konstruktiv dhe të argumentuar për anët pozitive dhe negative të modelit me lista të hapura.

Debati është i hapur dhe të gjithë qytetarët e interesuar janë të mirëseardhur të marrin pjesë aktive në diskutim.

Më 20 nëntor 2011, në Ohër u mbajt ligjëratë për modelin me lista të hapura në kuadër të Akademisë politike për demokraci sociale, e organizuar nga ana e Institutit për demokrati sociale “Progres” në bashkëpunim me Fondacionin “Fridrih Ebert” dhe Qendra ndërkombëtare “Ollof Pallme”.

Gjatë ligjëratës ishin të prezantuara karakteristikat e dy modeleve (lista të mbyllura dhe të hapura), të dhëna statistikore për vendet të cilat përdorin modelin me lista të hapura dhe u paraqit se si ky model praktikisht zbatohet në këto vende.

Pas kësaj u zhvillua debat dinamike mes pjesëmarrësve të akademisë rreth çështjes se vallë zbatimi eventual i modelit me lista të hapura, duhet të kemi parasysh interesin e partive politike, ose qytetarëve duhet t’ju sigurohet liri më e madhe e zgjedhjes. Gjithashtu, ishin të diskutuara edhe mënyrat përmes të cilave deputetët sigurojnë vend në listën e kandidatëve dhe cilët faktorë ndikojnë mbi këtë zgjedhje. Marrëdhënia deputet-elektorat ishte i diskutuar nga aspekti i vallë  deputeti është i zgjedhur në njësinë zgjedhore në të cilën jeton ose jo dhe qëndrimi i përbashkët ishte se gjatë modelit me lista të hapura shanse më të mëdha do të kenë kandidatët të cilët kanë marrëdhënie më të afërta me elektoratin që i zgjedhë. U përfundua se listat e hapura do të nxisin debat brenda në parti me qëllim të zgjedhën kandidatët më të kualifikuar për deputet. U parashtrua pyetje për vendet e rezervuara për gjininë më pak të përfaqësuar dhe ishte e sqaruar se ekziston metodë e cila zbatohet me lista të hapura me çka sigurohet niveli i njëjtë i dy gjinive si në modelin me lista të mbyllura.

Në fund, u kristalizua qëndrimi se pa marr parasysh se çka mendojnë partitë politike për listat e hapura, mund të thuhet se ky model do ishte më i pranueshëm nga ana e qytetarëve.

Karvani i fushatës “Përfaqësim për lista të hapura” pa ndërpre vazhdon edhe më tutje me debatin publik në Tetovë, të enjten, më 24 nëntor.

Debati publik i cili u mbajt në Shtip më 11 Nëntor të vitit 2011 është i pari nga të shumtat që do mbahen në vend me qëllim që qytetarët të njoftohen me idenë dhe përparësitë e sistemit proporcional zgjedhor me lista të hapura.

Në fillim të debatit z. Darko Aleksov, nga Asociacioni qytetar MOST prezantoi sistemin aktual zgjedhor si dhe sistemin zgjedhor me lista të hapura. Përderisa prof. D-r. Tanja Karakamisheva tregoi se pse duhet të zbatohet sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Z. Dimitar Spasenovski, nga Instituti për demokraci parlamentare prezantoi të dhënat nga puna e zyrave për komunikim mes deputetëve dhe qytetarëve, ndërsa z. Hristijan Gjorgjievski, nga Instituti nacional demokratik prezantoi rezultatet nga hulumtimi për qëndrimet e deputetëve në lidhje me sistemin zgjedhor me lista të hapura e realizuar në periudhën prej 1 deri më 19 mars 2010.

Në debat morën pjesë përfaqësues të degëve komunale të partive politike në Shtip, organizata qytetare lokale si dhe të gjithë qytetarët e interesuar.

Prezantimi i modelit të propozuar shkaktoi interesim të madh tek të pranishmit. Ata dëshironin të fitojnë më tepër informata për aspektet e ndryshme nga funksionimi i sistemit proporcional zgjedhor me lista të hapura. Në veçanti ju interesonte zbatimi i tij në nivel lokal, si dhe ndikimi të cilin i njëjti do ta ketë mbi mënyrën e funksionimit të këshillave në komunë. Më tutje, të pranishmëve ju interesonte edhe ajo se vallë dhe ku në vendet fqinjë modeli i propozuar zbatohet. Të pranishmit, në mënyrë plotësuese, kërkuan informacione edhe për atë se si do zbatohet obligimi ligjor për zbatimin e diskriminimit pozitiv për gjininë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore etj. Përfundimi ishte i padyshimtë se modeli i propozuar do të paraqesë përmirësim natyror të kualitetit të modelit zgjedhor, veçanërisht për shkak të fuqisë të cilin ua jep qytetarëve drejtpërdrejtë të ndikojnë mbi zgjedhjet dhe përfaqësuesit e tyre popullore.

Debati vazhdon më tutje me qëllim që numër i madh i qytetarëve të njoftohen me përparësitë të cilat i ofron modeli zgjedhor me lista të hapura.

The goal of the Project “Advocating for open lists” is to stimulate debate on national and regional level about the advantages that the election system with open lists offers to the citizens, as well as about the possibility of introducing such system in Republic of Macedonia. In this direction, the first regional debate will take place on the 11th of November 2011, at 17:00 o`clock, in the city hall of the municipality of Stip. This event will initiate the series of regional debates that will be conducted in the period between November 2011 and March 2012.

The speakers at the debate will be prof. d-r Tanja Karakamisheva, Darko Aleksov from CA MOST, Dimitar Spasenoski from IPD and Hristijan Gjorgievski from NDI.

The debate is open to the public and all interested citizens can attend and participate. The citizens will have the opportunity to directly ask questions and receive answers regarding all aspects of the functioning of the election system with open lists.

How much do you know about the open lists concept and the advantages that it offers?