Media Platformë për Përfaqësim

Projekti do t’i promovon përpjekjet e përbashkëta të organizatave lokale të qytetarëve dhe gazetarëve dhe do t’i lidhë vendimmarrësit me qëllim që të zgjidhjen çështjet dhe problemet e shoqërisë lokale përmes shfrytëzimit të qasjes së vetme dhe inovative. Platformat e krijuara web do të jenë vendi që do të shfrytëzohet nga gazetarët kur do të kërkojnë të dhëna në lidhje me gjendje të ndryshme të shoqërisë, por njëkohësisht platforma do të ofrojë mundësi për kontribut nga ana e qytetarëve. Njëra nga platformat e krijuara do të përmbajë link për të gjitha institucionet më të rëndësishme dhe bazat e tyre të të dhënave, si dhe udhëzime për marrjen e të dhënave nga burimet në dispozicion për publikun, kurse e dyta do të krijohet për kontribut nga ana e qytetarëve. Video tregimet dhe dokumentarët e shkurtër për promovim të praktikave më të mira për gazetari hulumtuese, si dhe sinergjimi me aktorët tjerë për promovim të vlerave të BE-së më tej, do t’i nxisin gazetarët dhe organizatat qytetare për bashkëpunim. Trajnimet rajonale për përfaqësim do të jenë vendet ku do të lidhen dhe do të shkëmbejnë përvoja të ndryshme lokale, me çka do të krijohet sinergji mes gazetarëve, organizarave joqeveritare, qytetarëve dhe qeverisjeve lokale. Përveç kësaj, do të promovohen edhe praktikat më të mira, do të zhvillohen aftësitë e gazetarëve lokal për gazetari hulumtuese, do t’i kushtojnë vëmendje planifikimit të fushatave për përfaqësim dhe do të sqarohet roli i secilës palë të tanguar, me çka do të theksohet rëndësia e gazetarisë hulumtuese dhe të gjitha aspektet e mëtejshme të fushatës.

QËLLIME

Qëllimi i përgjithshëm: Të kontribohet për një mjedis të përshtatshëm për gazetari hulumtuese cilësore dhe përforcim të bashkëpunimit mes mediave dhe organizatave qytetare për rritje të ndikimit të tyre në politikat publike dhe në procesin e vendimmarrjes.

Qëllimi i parë specifik: Të kontribohet  për një mjedis të përshtatshëm për gazetari hulumtuese, në bazë të qasjes së lirë dhe të lehtë në burime të besueshme të informacionit dhe dhënie të mundësisë për kontribut nga ana e organizatave qytetare dhe qytetarëve.

Qëllimi i dytë specifik: Të sigurohet mundësi për lidhje dhe përforcim të aktorëve kryesor, përmes theksimit të rolit të tyre në përfaqësimin e problemeve në shoqëri.

Qëllimi i tretë specifik: Të rritet integriteti dhe kapaciteti i mediave dhe organizatave qytetare dhe t’u mundësohet të punojnë së bashku për të përcaktuar përparësitë dhe për të bërë presion mbi vendimmarrësit për zgjidhje të problemeve në shoqëri.

AKTIVITETE

  1. Krijimi dhe promovimi i mjeteve për të mundësuar ambient për gazetari hulumtuese (platforma web)
  2. Zbatimi i trajnimeve rajonale për përfaqësim
  3. Shpërndarje të granteve për fushata të përbashkëta për përfaqësim

PARTNERË

Instituti i masmedias, arsimit dhe komunikimit

Nova TV

DONATORË

Projekti finansohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014

Në kuadër të projektit „Media platformë për përfaqësim“, i implementuar nga ana e Asociacionit qytetar MOST, sot janë ndarë 7 grante të vogla për implementim të fushatave të përbashkëta për përfaqësim të organizatave qytetare dhe gazetarëve nga Rajoni i Shkupit, Rajoni i Pollogut, Rajoni Jugperëndimor, Rajoni Lindor dhe Rajoni Juglindor.

Qëllimi i thirrjes ishte që t’i nxisë organizatat qytetare dhe gazetarët që të punojnë bashkarisht në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave për përfaqësim që targetojnë çështje që rezultojnë nga bashkësitë lokale, dhe kanë rëndësi të madhe për qasje drejt BE-së.

Shtatë organizata fituan përkrahje financiare që të implementojnë projekte në kohëzgjatje prej 3 deri 6 muaj në rajonet përkatëse, në tema lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e grupeve të cënuara sociale, pjesëmarrja qytetare, por edhe bujqësia.

Mbështetja financiare ka për qëllim që të nxisë bashkëpunim ndërmjet organizatave qytetare nga njëra anë dhe gazetarëve/mediave nga ana tjetër, të cilët përmes partneriteve dhe bashkëpunimeve të krijuara duhet të përmirësojnë kapacitetet e tyre dhe të kontribojnë në zhvillimin e gazetarisë investigative në Republikën e Maqedonisë. Këto janë grantet e dyta të vogla që janë ndarë, kurse në kuadër të projektit në fillim të vitit janë ndarë 3 grante për përfaqësim të organizatave lokale dhe mediave në 3 rajonet tjera.

Qëllimi i projektit Media platformë për përfaqësim është që të kontribojë për një mjedis të përshtatshëm për cilësi në gazetarinë investigative dhe përforcim të bashkëpunimit ndërmjet mediave dhe organizatave qytetare për rritjen e ndikimit të tyre në politikat publike dhe procesit të vendimmarrjes.

Deri më tani, në kuadër të projektit, përveç ndarjes së granteve të vogla, janë mbajtur edhe 8 trajnime në të gjitha rajonet. Në trajnime kanë marrë pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës, të cilët brenda 4 ditëve u njohtuan me bazat e përfaqësimit dhe gazetarisë investigative, kurse përmes shembujve dhe ushtrimeve praktike u njohtuan detajisht me hapat në procesin e përfaqësimit dhe hartimit të storjeve investigative. Njëkohësisht, brenda kornizave 4 ditore u potencua dhe u nxit nevoja për bashkëpunimin e vazhdueshëm të tyre me qëllim që të zgjidhen problemet e qytetarëve në bashkësitë lokale.

Në trajnime u promovua edhe platforma www.getdata.mk, e cila paraqet një vegël për gazetarët dhe organizatat qytetare që punojnë në hulumtime lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Projekti „Media platformë për përfaqësim“ financohet nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014.

Organizata qytetare MOST, në kuadër të projektit “Media platformë për përfaqësim”, publikon thirrje për ndarje të granteve për zbatim të fushatave të përbashkëta të organizatave qytetare dhe gazetarëve.

Thirrja është e hapur për organizata qytetare dhe gazetarë/media që punojnë në Rajonin e Shkupit, Rajonin e Pollogut, Rajonin Jugperëndimor, Lindor dhe Juglindor.

Qëllimi i thirrjes është që t’i nxisë organizatat qytetare dhe gazetarët që të punojnë bashkarisht në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave për përfaqësim, që targetojnë çështje të rëndësishme për bashkësinë lokale, por janë gjithashtu të rëndësishme për qasjen drejt BE-së.

Projekti „Media platformë për përfaqësim“ finansohet nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014.

Thirrje publike

Formular për aplikim (Shtojca 1)

Buxheti (Shtojca 2)

Përmbledhje e projektit (Shtojca 3)

Asociacioni qytetar MOST, në partneritet me Institutin për media dhe komunikim masiv dhe në bashkëpunim me portalin NOVA TV në kuadër të projektit “ Media platformë për përfaqësim”, organizon një sërë trajnimesh falas për përfaqësim dhe gazetari investigative, të destinuara për organizatat qytetare dhe mediat (gazetarët).

Qëllimi i trajnimeve është të kontribohet në përforcimin e kapaciteteve të organizatave qytetare në procesin e përfaqësimit, përforcim të rolit të gazetarit dhe storjeve të tyre investigative, si dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes realizimit të fushatave të përbashkëta për përfaqësim të interesave të qytetarëve.

Trajnimet zgjasin 4 ditë, kurse kostoja e plotë e pjesëmarrjes do të mbulohet nga organizatori. Pjesëmarrësit të cilët do të vinë nga vende të ndryshme nga lokacioni ku do të mbahet trajnimi, do t’u sigurohet mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Deri më tani janë mbajtur trajnime në 5 rajone, edhe atë në: Rajonin e Vardarit, Rajonin Verilindor, Rajonin e Pollogut, Rajonin e Shkupit dhe në Rajonin Jugperëndimor.

Rradhitja për 2 trajnimet e ardhshme është si në vijim:

 

 

Rajon Komuna Data e mbajtjes Lokacioni
Juglindje Bogdanci, Bosilovo, Valandovo, Vasilevë, Gjevgjeli, Dojran, Konçe, Novo Sellë, Radovish dhe Strumicë 15.09 – 18.09.2017Afati i paraqitjes 

11.09.2017

Hotel “Sirius”, Strumicë
Rajoni i Pellagonisë
Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë dhe Demir Hisar
22.09 – 25.06.2017Afati  i paraqitjes 

18.09.2017

Hotel “Filip”, Ohër


Апликација МК
Повик за обука на граѓански организации и медиуми

Агенда

Në kuadër të projektit Media platformë për përfaqësim, MOST vazhdon me serinë e trajnimeve falas për përfaqësim dhe gazetari investigative, destinuar për organizata qytetare dhe media (gazetarë).

Thirrja kësaj rradhe është e hapur për organizata qytetare dhe media (gazetarë) të Rajonit Lindor.

Afati i fundit për paraqitje është me 25 gusht 2017.

Повик за обука на граѓански организации и медиуми

Апликација МК

Агенда

Asociacioni qytetar MOST, në partneritet me Institutin për media dhe komunikim masiv dhe në bashkëpunim me portalin NOVA TV në kuadër të projektit “ Media platformë për përfaqësim”, organizon një sërë trajnimesh falas për përfaqësim dhe gazetari investigative, të destinuara për organizatat qytetare dhe mediat (gazetarët).

Повик за обука на граѓански организации и медиуми

Апликација МК

Апликација АЛБ

Organizata qytetare MOST, në kuadër të projektit “Media platformë për përfaqësim”, publikon thirrje për ndarje të granteve për zbatim të fushatave të përbashkëta të organizatave qytetare dhe gazetarëve.

Thirrja është e hapur për organizata qytetare dhe gazetarë/media që punojnë në Rajonin Verilindor, Rajonin e Vardarit dhe në Rajonin e Pollogut.

Qëllimi i thirrjes është që t’i nxisë organizatat qytetare dhe gazetarët që të punojnë bashkarisht në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave për përfaqësim, që targetojnë çështje të rëndësishme për bashkësinë lokale, por janë gjithashtu të rëndësishme për qasjen drejt BE-së.

Projekti „Media platformë për përfaqësim“ finansohet nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014.

Thirrje publike

Asociacioni qytetar MOST, Instituti për mas media, edukim dhe komunikim, si dhe internet portali NOVA TV, filluan me realizimin e trajnimeve rajonale në kuadër të projektit Media platformë për përfaqësim.

Trajnimet rajonale për përfaqësim në kuadër të 8 rajonave të shtetit do të jenë vendi në të cilin të do lidhen dhe do të shkëmbehen përvoja të ndryshme lokale, me qëllim që të krijohet sinergji ndërmjet gazetarëve, organizatave joqeveritare, qytetarëve dhe pushtetit lokal.

Qëllimi i projektit Media platformë për përfaqësim është që të kontribuojë për një mjedis të përshtatshëm për gazetari investigative cilësore si dhe të përforcojë bashkëpunimin ndërmjet mediave dhe organizatave qytetare për rritjen e ndikimit të tyre mbi politikat publike dhe procesit të vendimmarrjes.

Deri më tani janë realizuar 2 trajnime, në Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Verilindor, në të cilat kanë marrë pjesë 40 pjesëmarrës, të cilët brenda 4 ditësh u njohtuan me bazat e përfaqësimit dhe gazetarisë investigative, kurse përmes shembujve dhe ushtrimeve praktike u njohtuan më hollësisht me hapat në procesin e përfaqësimit dhe krijimit të një historie investigative. Njëkohësisht, brenda 4 ditëve u theksua dhe u nxit nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim që të zgjidhen problemet e qytetarëve në komunitetet lokale.

Në këto trajnime u promovua edhe platforma www.getdata.mk, e cila paraqet një mjet për gazetarët dhe organizatat qytetare që punojnë në hulumtime lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ky mjet i sistematizon bazat më të rëndësishme publike të të dhënave, si dhe metoda të tjera përmes së cilave mund të arrihet deri te informacionet publike, që mund të jenë të dobishme për hulumtuesit.

Në ditën e fundit të trajnimeve kanë qenë të ftuar edhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale të rajonit përkatës, me qëllim që të realizohet një sesion i përbashkët përmes pjesëmarrësve në trajnim dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, në drejtim të definimit të përbashkët të prioriteteve dhe zgjidhje të problemeve në komunitetit lokal, si dhe prezantim të iniciativave të zhvilluara nga ana e pjesëmarrësve. Deri më tani në trajnim kanë marrë pjesë përfaqësues të komunës së Velesit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Staro Nagoriçane dhe Likovës.

Trajnimi i rradhës rajonal do të mbahet në Rajonin e Pollogut, kurse deri në fund të vitit planifikohet trajnim edhe në Rajonin e Shkupit.

Projekti „Media platformë për përfaqësim“ finansohet nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014.

Дер Шпигел (Огледало) е германски неделен магазин којшто се продава во германското јазично подрачје во тираж од 840,000 примероци. Основан е во 1947 година од новинарот Рудолф Аустеин со поддршка на британската армија којашто во тој период контролира дел од германската територија. Целта е да се обезбеди поддршка за основање  на независен професионален медиум во повоена Германија. Своето прво големо истражување „Шпигел“ го објавува во 1962  година врз база  на доверливи документи кои покажуваат дека НАТО нема капацитет да ја брани Западна Германија доколку таа биде изложена на воен удар од земјите од Варшавскиот пакт. Тогаш главниот уредник е уапсен со обвиниение дека нанел штети по безбедноста на земјата. Граѓаните на Германија излегуваат на масовни протести за да ја одбранат редакцијата.

Asociacioni qytetar MOST dhe internet portali NOVA, sot e promovuan platformën www.getdata.mk

GetData paraqet një vegël për studentët e gazetarisë, gazetarët dhe organizatat qytetare të cilat punojnë në hulumtime lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo vegël i sistematizon bazat e të dhënave më të rëndësishme në dispozicion të publikut, si dhe metoda të tjera përmes së cilave mund të arrihet deri te informacionet publike të cilat mund të jenë të dobishme për hulumtuesit.

Përveç bazave të të dhënave nga Maqedonia, GetData gjithashtu ofron edhe mundësinë për kërkim në të gjitha bazat e disponueshme të të dhënave në botë.

Ideja e platformës është që t’i bashkojë gazetarët investigativ me organizatat qytetare që punojnë në fushat e interesit publik me qëllim që të nxisë sinergji në funksionimin e mediave dhe OJQ-sektorit në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimeve për reforma cilësore në sferën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.

Gazetarja Sashka Cvetkovska, e cila është autore e platformës theksoi: „Institucionet krijojnë baza të mëdha të të dhënave publike dhe dokumente të cilat në epokën e internet teknologjisë dhe aspiratave për një shoqëri të hapur po bëhen lehtësisht të disponueshme. Njëkohësisht, këto të dhëna së bashku me punën në terren dhe aftësitë analitike, në shekullin 21 bëhen veglat kryesore për punën e gazetarëve investigativ.“

Përveç kësaj, në këtë ngjarje u promovua edhe projekti „Platforma mediatike për avokim“ në kuadër të së cilës u përpunua edhe kjo platformë.

Ky projekt synon që të kontribojë për një mjedis të përshtatshëm për cilësi në gazetarinë investigative dhe përforcim të bashkëpunimit ndërmjet mediave dhe organizatave qytetare për rritjen e ndikimit të tyre në politikat publike dhe procesit të vendimmarrjes.

Nga Asociacioni qytetar MOST informuan se në kuadër të projektit, do të organizohen edhe trajnime rajonale për avokim dhe gazetari investigative. Trajnimet rajonale do të jenë vendi ku do të lidhen dhe do të shkëmbehen përvoja të ndryshme lokale, në mënyrë që të krijohet sinergji ndërmjet gazetarëve, organizatave joqeveritare, qytetarëve dhe pushtetit lokal.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014.

Në kuadër të projektit “Media platformë për përfaqësim”, Asociacioni qytetar MOST dhe internet portali NOVa do të kenë

Promovim të platformës GetData

me 03.11.2016 (e enjte), ora 10:30

vendi EU InfoQendra

Në konferencë do të promovohet platforma GetData, e cila paraqet një vegël për studentët e gazetarisë, gazetarët dhe organizatat qytetare të cilat punojnë në hulumtime lidhur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo vegël i sistematizon bazat e të dhënave më të rëndësishme në dispozicion të publikut, si dhe metoda të tjera përmes së cilave mund të arrihet deri te informacionet publike të cilat mund të jenë të dobishme për hulumtuesit.

Poashtu, do të promovohet projekti Media platformë për përfaqësim dhe aktivitetet e parapara.

# # # # #

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014, dhe implementohet nga Asociacioni qytetar MOST në partneritet me Institutin për media dhe komunikim masiv dhe në bashkëpunim me portalin NOVA TV.

Përmbajtja është përgjegjësi e MOST-it dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e mbështetësve të këtij projekti.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST, 02/30 99 384

Asociacioni qytetar MOST, në partneritet me Institutin për media dhe komunikim masiv dhe në bashkëpunim me portalin NOVA TV në kuadër të projektit “ Platforma mediatike për avokim”, organizon një sërë trajnimesh falas për avokim dhe gazetari investigative, të destinuara për organizatat qytetare dhe mediat (gazetarët).

Trajnimet do të mbahen në të gjitha 8 rajonet e Maqedonisë.

Qëllimi i trajnimeve është të kontribohet në përforcimin e kapaciteteve të organizatave qytetare në procesin e avokimit, përforcim të rolit të gazetarit dhe storjeve të tyre investiguese, si dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes realizimit të fushatave të përbashkëta për avokim të interesave të qytetarëve.

Trajnimet do të zgjasin 4 ditë, kurse kostoja e plotë e pjesëmarrjes do të mbulohet nga organizatori. Pjesëmarrësit të cilët do të vinë nga vende të ndryshme nga lokacioni ku do të mbahet trajnimi, do t’u sigurohet mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Orari i 4 trajnimeve të para është si në vijim:

Rajoni Komuna Data e mbajtjes Lokacioni
Vardarit Sveti Nikollë, Veles, Llozovë, Çashkë, Gradsko, Rosoman, Negotinë, Demir Kapija, Kavadar. 04.11.2016 – 07.11.2016 Hotel Romantik – Veles
Verilindor Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçane, Rankovce, Kratovë, Kriva Pallanë 11.11.2016 – 14.11.2016 TBD
Pollogut Mavrovë dhe Rostushë, Gostivar, Bërvenicë, Vrapçishtë, Zhelinë, Bogovinjë, Tetovë, Tearcë, Jegunovnce 18.11.2016 – 21.11.2016 TBD
Shkupit Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Çair, Qendër, Shuto Orizarë, Sopishte, Studeniçan, Petrovec Haraçinë, Ilinden, Çuçer-Sandevo 16.12.2016 – 19.12.2016 TBD

Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të kryhet sipas rradhitjes së aplikimeve. Nëse numri i kandidatëve të paraqitur është më i madh se kapaciteti i trajnimit të përzgjedhur, ato do të marrin pjesë ose në trajnimet e ardhshme të ciklit, ose do të ftohen për pjesëmarrje në ngjarjet e ardhshme të llojit të ngjashëm.

Pas përfundimit të trajnimeve do të publikohet edhe thirrje për marrjen e granteve për realizim të fushatave të përbashkëta për avokim.

I ftojmë kandidatët e interesuar për dy trajnimet e para (rajonit të Vardarit dhe rajonit Verilindor) që ta plotësojnë formularin në vijim më së voni deri në datën 31 tetor, pas së cilës do të kontaktohen nga ekipi i organizatorit për konfirmim të pjesëmarrjes së tyre.

Aplikim për trajnim

Formulari i plotësuar dorëzohet përmes postës elektronike në most@most.org.mk. Informacione plotësuese mund të siguroni te Asociacioni qytetar MOST në numrin e telefonit  02/3099 384 dhe 02/3099 385, çdo ditë pune.

Projekti Platforma mediatike për avokim finansohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA programit për shoqëri civile dhe media 2014, kurse realizohet nga Asociacioni qytetar MOST në bashkëpunim me Institutin për media dhe komunikim masiv dhe Nova TV.

Во рамките на проектот „Медиа платформа за застапување“, Граѓанската асоцијација МОСТ објавува

ОГЛАС ЗА ДОСТАВУВАЊЕ НА ПОНУДИ ЗА ИЗРАБОТКА НА ВЕБ СТРАНА

За потребите на проектот потребна е изработка на веб страна којашто треба да претставува алатка за пребарување на јавни домашни и странски бази на податоци. Алатката треба да содржи едноставен дизајн којшто на новинарите треба да им овозможи брз и ефикасен преглед на податоци, со што ќе можат да ја подобрат и унапредат нивната работа.

Критериуми за избор

–          Минимум 5 години работно искуство во струката (работа со развој на веб апликации)

–          Искуство во агрегирање на податоци и оптимизација за пребарување

–          Напредни познавања и искуство во работа со: PHP, MySQL, JavaScript, HTML, CSS,AJAX, jQuery

Предност имаат оние апликанти кои во минатото изработувале софтвери од општо јавно значење.

Рокот за доставување понуди е 10 работни дена од објавувањето на повикот. Понудите треба да бидат доставени на емаил адресата: most@most.org.mk

Проектот е финансиран од Европската унија преку ИПА програмата за граѓанското општество и медиуми 2014.