Parlamenti Mobil

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Demokracia si proces, vetvetiu paraqet qeverisjes së shumicës së popullit dhe ajo më mirë funksionon kur qytetarët janë të informuar dhe të përfshirë në proceset e vendimmarrjes.

Funksioni themelor i deputetëve, përfaqësim dhe paraqitje të interesave të qytetarëve, përmes sjelljes së ligjeve të cilat do ti pasqyrojnë nevojat e tyre, sikur të ishte e harruar.

MOST-i vendosi t’ju ndihmon qytetarëve të afrohen deri te të zgjedhurit e tyre në shtëpinë ligjdhënëse, të vendos mënyra të komunikimit të ndërsjellë dhe ti nxit qytetarët të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve.

Për këtë qëllim, MOST-i filloi me realizimin e projektit “Parlamenti Mobil”.

Qëllimi i projektit
Qëllimi i këtij projekti ishte edukimi i qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e tyre mes dy cikleve zgjedhore, përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes, zmadhimi i përgjegjësisë e të zgjedhurve të popullit ndaj qytetarëve dhe përforcimi i lidhjes/relacionit mes deputetëve dhe qytetarëve.

Qëllimet specifike

  • Zmadhimi i llogaridhënies dhe përgjegjësisë së përfaqësuesve të zgjedhur ndaj qytetarëve;
  • Zmadhimi i rolit të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe përmirësimi i komunikimit mes qytetarëve dhe deputetëve;
  • Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e tyre në periudhën mes dy cikleve zgjedhore.

Periudha e implementimit
Prill 2003 – Shkurt 2008

Arritjet

  • Të organizuara 93 takime me pjesëmarrje të më tepër se 3500 qytetarë, 211 deputetë nga 2 përbërje të ndryshme parlamentare dhe 48 përfaqësues nga njësitë e vetëqeverisjes lokale;
  • Miratimi i vendimit të Qeverisë për ndërtimin e rrjetit rrugor Shkup-Poreçe (rekomandim nga takimi publik i mbajtur me 07.12.2007 në Shkup);
  • Të parashtruara dy ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e R Maqedonisë dhe e parashtruar një pyetje e deputetëve në lidhje me rrënimin e tokës Ramina si rekomandim nga takimi i publik në Veles  (25.12.2006);
  • E parashtruar pyetje deputetësh deri te Qeveria në lidhje me takimin publik i mbajtur në Radovish (23.07.2007). Gjithashtu është sjell vendim nga ana e Qeverisë të ndan mjete për rindërtimin e shkollës e cila ishte një nga temat e takimit publik;
  • Të parashtruara dy ndryshime në Buxhetin e R Maqedonisë me qëllim të përkrahet përgatitja e planeve urbanistike të përgjithshme dhe detale për Kriva Pallankë dhe Korridorin 8. Në temën e njëjtë ishin të parashtruara edhe tri pyetje të deputetëve nga ana e deputetit Bllagorodna Cvetkovska si rezultat i takimit publik i mbajtur në Kriva Pallankë (14.12.2007);
  • Të parashtruara dy ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e R Maqedonisë me qëllim të zgjidhjes së problemeve/rrugëve të infrastrukturave në Gazi Babë – NJZ Shkup 2 (ndërtimi i rrugicave për këmbësorë dhe biçikleta në rrugën kryesore).

Arritje kryesore e projektit ishte qëndrueshmëria e tërësishme dhe institucionalizimi. Në vitin 2007 Kuvendi i RM-së formoi zyra të përhershme për deputetët për kontakt me qytetarët.

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur Agjencioni Kanadez për Zhvillim Ndërkombëtarë, Fondi Ballkanik për Demokraci, nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) përmes Institutit për komunitete të qëndrueshme (ITZ) dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.