Zgjehjet Parlamentare 2016

Име на проектот: Домашно набљудување на предвремените парламентарни избори 2016

Цел на проектот: Придонес кон транспарентен изборен процес, преку непартиско набљудување на сите сегменти од изборите.

Специфични цели на проектот:

• Да обезбеди учество на граѓаните во процесот на непартиско набљудување на изборите;

• Да ja подигне свеста кај граѓаните за проверка на податоците во Избирачкиот список и заштитата на избирачкото право.

• Да осигура почитување на: Изборниот законик и поврзаните закони и процедури, човековите права и постапката на спроведување на гласањето на избирачките места.

Проектни активности:

• Собирање и обработка на податоците од проверката на граѓаните во Избирачкиот список во подрачните единици на Државната изборна комисија (во периодот додека Избирачкиот список е на јавен увид);

• Спроведување на кампања за проверка на податоците во Избирачкиот список, заштитата на правото на глас и слободата на определување;

• Набљудување на предизборниот период (активностите на политичките партии, државните и јавните институции на централно и локално ниво, единиците на локалната самоуправа и др.);

• Набљудување на работата на изборната администрација (Државната изборна комисија, општинските изборни комисии, избирачките одбори);

• Набљудување на изборната кампања;

• Регрутирање и обука на волонтери за домашно набљудување на изборите;

• Набљудување на предвременото гласање на болните и немоќни лица, внатрешно раселените лица, лицата во затвор или (куќен) притвор и лицата кои гласат во странство;

• Набљудување на денот на гласање (набљудувачи на избирачките места, мобилни тимови, ПВТ набљудувачи и набљудувачи во ОИК и ДИК);

• Набљудување на постизборниот период;

• Анализирање на извештаите и информирање на јавноста.

Asociacioni qytetar MOST, përmes koordinatorit rajonal e ndoqi situatën në komunën e Tearcës, që nga vendimmarrja për përsëritje të votimit në vendvotimin 2011 deri në rivotim, duke e vëzhguar kështu edhe rivotimin.

Në periudhën prej anulimit të rezultateve deri në rivotim, situata ishte e qetë, pa incidente, përveç rastit që është regjistruar për përpjekje për rryshfet, gjegjësisht është ngritur kallëzim penal kundër dy personave të cilët u kanë ofruar rryshfet votuesve që mos ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. MPB-ja ndërmorri masa për zgjidhje të çështjes.

Për këtë rivotim, janë caktuar 2 vëzhgues të cilët e ndoqën votimin në vet vendvotimin, si dhe 2 ekipe mobile të cilat e vëzhguan situatën rreth vendvotimit.

Rivotimi kaloi në atmosferë të qetë, me dinamikë të ndryshme në daljen e votuesve, dinamikë kjo e cila ishte në rënie në orët e fundit para përfundimit të votimit. Gjatë ditës është vënë re prania e shtuar e policisë rreth vendvotimit. Rreth orës 9 është vërejtur që llambat ultravjollcë nuk punojnë, me ç’rast votimi është ndërprerë në periudhë prej 15 minuta, në mënyrë që të pajisen me llamba të reja, pas të cilës votimi vazhdoi. Në procedurën e mëtejshme të votimit dhe tabulimit të votave në vendvotim, nuk janë vërejtur parregullsi.

Ashtu si në ditën e zgjedhjeve në një numër të madh të komisioneve komunale zgjedhore, ashtu edhe tani KKZ Tearcë u ballafaqua me probleme gjatë përpilimit të procesverbalit nr. 21 për tabulim dhe konstatim të rezultateve të votimit lidhur me personat që kanë votuar në entet ndëshkuese-korrigjuese. Për këtë shkak, kishte vonesë në publikimin e rezultateve të votimit. Ky rast e konfirmon nevojën për përforcim të kapaciteteve të administratës zgjedhore në aspekt të zbatimit të plotë të procesit zgjedhor.

Gjetjet e ditës së zgjedhjeve dhe rivotimit do t’i prezantohen publikut në Raportin final për vëzhgimin e zgjedhjeve të Asociacionit qytetar MOST.

MOST shpreh falemnderim të madh për të gjithë qytetarët të cilët në mënyrë jovetanake i ndihmuan përpjekjet e vëzhimit vendas dhe jopartiak të zgjedhjeve dhe të cilët ishin pjesë e familjes së madhe të MOST, si dhe deri te gjithë përkrahësit që e ndihmuan misionin e Asociacionin qytetar MOST.

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ u mbështet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Asociacioni qytetar MOST i filloi aktivitetet e tij për vëzhgim të procesit zgjedhor nga dita e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. MOST përcaktoi 80 vëzhgues afatgjatë në të gjitha komunat, të cilët i përcollën të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ditën e zgjedhjeve MOST e vëzhgoi me 2.664 vëzhgues, duke përfshirë rreth 55% nga numri total i vendeve zgjedhore. U vëzhgua edhe votimi në diasporë ku MOST kishte të përcaktuar 20 vëzhgues të cilët e përcollën votimin në 18 nga 41 PDK. Për vëzhgim të procesit të votimit të personave të sëmurë dhe të palëvizshëm, si dhe personat në arrest shtëpiak u angazhuan 114 vëzhgues, kurse për votimin e zgjedhësve në entet ndëshkuese-korrigjuese – 17 vëzhgues. Gjithashtu, objekt vëzhgimi ishte edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor dhe komisionet komunale zgjedhore.

Vëzhguesit e MOST ishin statik dhe e përcollën procesin e votimin gjatë tërë ditës së zgjedhjeve. Përveç vëzhguesve statik në vendvotime, Asociacioni qytetar MOST shpërndau edhe 120 ekipe mobile, të përbërë nga dy vëzhgues, të cilët kanë shërbyer si mbështetje logjistike për vëzhguesit statik si dhe kohë pas kohe i kanë vëzhguar vendet në të cilat MOST nuk ka patur të përcaktuar vëzhgues statik.

Sipas raporteve dhe informacioneve të marra nga vëzhguesit dhe nga 80 koordinatorët rajonal, vlerësimi preliminar i Asociacionit qytetar MOST është se dita e zgjedhjeve kaloi me dalje të madhe të qytetarëve, me parregullsi në procedurën e votimit si dhe me indikacione serioze për rryshfet dhe presion mbi votuesit në disa vendvotime.

Gjatë ditës MOST lajmëroi për pjesëmarrje të personave të paautorizuar para vendvotimeve të cilët kryenin agjitim, si dhe numër të madh të rasteve të fotografimit të fletëvotimeve pas paravanit, gjë që tregon në idikacione për rryshfet dhe presione që kanë ndodhur jashtë vendvotimeve. Këtë e tregon edhe numri i intervenimeve të policisë që janë të regjistruara në

Buletinin e Ministrisë për punë të brendshme.

Sa i përket procedurës së votimit në vendvotime, vëzhguesit kryesisht kanë lajmëruar për votim në grupe/familjare dhe mosrespektim të fshehtësisë së votimit, keqpërdorim të procedurës së votimit të zgjedhësve të cilët nuk kanë mundur të votojnë vetë, lëshime në sqarimet për mënyrën e votimit të zgjedhësve, si dhe zgjedhës të cilët nuk janë gjetur në Listën zgjedhore.

Natën pas mbarimit të votimit, në një pjesë të komisioneve komunale zgjedhore është vënë re rrëmujë dhe punë kaotike, si dhe përmirësim të gabimeve teknike në procesverbalet e dorëzuara nga këshillet zgjedhore. Përveç kësaj, në disa raste është vënë re dorëzim i kutive të votimit që nuk kanë qenë të shtypura me shiritat e sigurisë, e me këtë është bërë shkelje e procedurës së paketimit dhe mbrojtje e materialit konfidencial zgjedhor.

Në aspekt të votimit të parakohshëm të realizuar një ditë para ditës së zgjedhjeve, këtë vit vazhdoi trendi i zvogëlimit të numrit të këtyre personave, që sipas të dhënave zyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor ishte 5.746 persona. Kjo përsëri është për shkak të përpjekjeve të KSHZ-së, i cili lëshoi udhëzime të reja për votim të këtyre personave, me çka i shtrëngoi kriteret për të aplikuar për këtë lloj të votimit. Megjithëkëtë, në pjesë të komunave kishte numër dukshëm më të lartë të personave të paraqitur, krahasuar me komuna të tjera. Sa i përket vetë procesit të votimit të këtyre personave, vëzhguesit kanë vërejtur shkelje të fshehtësisë së votimit në shumicën e rasteve, si dhe 3 raste në të cilat këshillat zgjedhor nuk i kanë patur me vete kutitë e votimit.

Për votimin e personave në burg, përveç asaj që në ENK Idrizovë 419 persona nuk janë gjetur në Listën zgjedhore, nuk janë vërejtur parregullsi më serioze. E njejta vlen edhe për votimin në diasporë, e realizuar një ditë para zgjedhjeve, ku simptomatik është informacioni që një numër i caktuar i votuesve, edhe pse kanë pretenduar që janë regjistruar për votim, nuk janë gjetur në Listën zgjedhore.

Fushata zgjedhore ishte shumë dinamike, rritje të numrit të takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe e ashtuquajtuara fushatë nga dera në derë. Kësaj radhe kishte rritje të intensitetit për drejtimin e fushatave negative dhe përdorimi i një retorike më të mprehtë. Keqpërdorimi i çështjeve ndëretnike përsëri ishte pjesë e fushatës, me akuza për ndryshime në aspekt të strukturës shtetërore dhe përdorimit të gjuhëve.

Gjatë fushatës nuk kanë munguar presionet për të punësuarit në sektorin publik që të vizitojnë mitingje partiake ose që të votojnë për partinë në pushtet. Vazhdoi trendi i pjesëmarrjes së funksionerëve në ngjarje partiake gjatë orarit të punës, si dhe shpërdorim të resurseve publike. Pjesë e këtyre parregullsive janë konfirmuar edhe nga ana e vëzhguesve ndërkombëtar. Janë vërë re edhe raste të  përdorimit të paligjshëm të mjeteve buxhetore, gjegjësisht promovim të fillimit me ndërtim ose lëshimi në përdorim i objekteve të finansuara me mjete publike.

Në pranverë të këtij viti u realizua verifikim i gjerë i Listës zgjedhore, e cila përbëhej nga kontrollet e kryqëzuara, administrative dhe kontrollet në terren. Ky proces u zbatua me shumë sfida, duke filluar nga kriteret për kontrollet e kryqëzuara  dhe duke përfunduar me cilësinë e kontrolleve në terren. Si rezultat i këtij procesi, rreth 29.000 zgjedhës nuk ishin të regjistruar në Listën zgjedhore për këto zgjedhje, kurse rreth 170.000 zgjedhës për të cilët KSHZ supozon që qëndrojnë jashtë vendit, janë transferuar në ekstraktin e veçantë të Listës zgjedhore për qytetarë që qëndrojnë jashtë vendit. Mënyra e këtillë e regjistrimit aktiv të zgjedhësve me shënime jokonsistente u zbatua për herë të parë. Megjithatë, edhe përkundër përpjekjeve për pastrim të Listës zgjedhore, në të ende ekzistojnë shënime jokonsistente të cilat janë rezultat i problemeve afatgjate sistematike në udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës.

Në disa ditë para ditës së zgjedhjeve në web-faqen për kontrollë në Listën zgjedhore u paraqitën probleme teknike, gjegjësisht numër i madh i qytetarëve reaguan që nuk mund të gjenden në Listën zgjedhore. Pas largimit të problemeve, web-faqja përsëri ishte funkcionale, por mund të kërkohet vetëm me numër amë, dhe jo përmes emrit mbiemrit dhe adresës së votuesve. Kjo procedurë krijoi konfuzion në mesin e votuesve që nuk mund të gjendeshin në atë moment në web-faen dhe nuk kontriboi në përforcim të besimit në Listën zgjedhore para vetë ditës së zgjedhjeve.

KSHZ në këto zgjedhje e përmirësoi transparencës me atë që vetëm 5 nga gjithsej 46 seanca janë mbajtur pa pjesëmarrje të publikut. Megjithatë, vendimet kyçe janë marrë në takime pune pas dyerve të mbyllura. Edhe përkundër plotësimit të KSHZ-së me anëtarë të pavarur që zgjidhen me konsensus mes partive politike të pushtetit dhe opozitës, nuk kanë munguar grindjet politike ndërmjet anëtarëve të emëruar nga parti të veçanta politike. KSHZ përsëri u ballafaqua me sfidën që t’i respekton të gjitha afatet për realizim të procesit zgjedhor, gjë që paraqet tregues për atë se në afat sa më të shpejtë kohor duhet të ndërmerren masa në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të tij.

Në prill të vitit 2016, në 2 seanca të mbyllura janë zgjedhur anëtarë të rinj të komisioneve komunale zgjedhore (KKZ), duke e patur parasysh që mandati i tyre i mëparshëm kishte skaduar. Një nga detyrat e KKZ-së është formimi i këshilleve zgjedhore (KZ). MOST e ka vëzhguar këtë proces, me çka në 13 nga 25 KKZ të vëzhguara, konstaton zbatim të pjesërishëm të parimit për zgjedhje të rastësishme, gjegjësisht gjatë zgjedhjes së anëtarëve të KZ merren parasysh edhe kritere të tjera, si për shembull: njohja personale me anëtarët e KKZ, lidhjet farefisnore me anëtarët e KZ, profesioni, etj., edhe pse këto kritere nuk janë të përmendura në Kodin zgjedhor. Gjithashtu është vënë re që një pjesë e KKZ nuk ka qenë e trajnuar mjaftueshëm për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshilleve zgjedhore, si dhe për përdorimin e software-it.

Komisionet komunale zgjedhore, si gjithmonë, janë përballur me probleme në aspekt të kushteve hapësinore, financat dhe pajisjet. Për dallim nga KSHZ, KKZ duhet ta përmirësojë transparencën, sepse nuk i njoftonin gjithmonë vëzhguesit për mbajtjen e seancave.

Sa i përket trajnimit të administratës zgjedhore, ka patur mospërputhje në aspekt të udhëzimeve për udhëzimin e ri të KSHZ-së për fletëvotim të vlefshëm, sipas të cilës vetëm rrethimi është mënyra valide për shënim të fletëvotimit. Kjo risi nuk ishte pjesë as e video-doracakut të KSHZ-së për edukim të administratës zgjedhore që u përgatit për herë të parë.  Kjo kontribuoi që disa nga këshillet zgjedhore nuk ishin konsistentë në shpalljen e fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme.

Në këtë moment po kalon afati për dorëzim të ankesave për votimin dhe nëse dorëzohen ankesa të këtilla, apelojmë deri te KSHZ-ja që të njejtat t’i shqyrtojë në mënyrë serize dhe të vendosë në mënyrë konsistente dhe në përputhje me Kodin zgjedhor dhe praktikat ndërkombëtare, duke e patur parasysh dallimin e vogël në votat e fituara të pjesëmarrësve në zgjedhje, vendimet  e KSHZ-së mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe përcaktimin e mandateve në njësitë përkatëse zgjedhore.

MOST shpreh falemnderim të madh për të gjithë qytetarët të cilët në mënyrë jovetanake i ndihmuan përpjekjet e vëzhimit vendas dhe jopartiak të zgjedhjeve dhe të cilët ishin pjesë e familjes së madhe të MOST, si dhe deri te gjithë përkrahësit që e ndihmuan misionin e Asociacionin qytetar MOST.

 

Proejti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ u mbështet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Asociacioni qytetar MOST e përcjelli votimin e sotshëm me më shumë se 3.000 vëzhgues. Në vendvotime ishin përcaktuar 2.664 vëzhgues të cilët I kanë mbuluar rreth 55% të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.

MOST i përpunoi të dhënat nga të gjitha vendvotimet në të cilat kishte të përcaktuar PVT vëzhgues.

МOST e ftoi administratën zgjedhore që t’i shqyrtojë të gjitha parregullsitë e vërejtura  dhe të veprojë pas gjitha parashtesave të marra, në mënyrë qē të respektohet vullneti I shprehur I votuesve.

МОSТ e fton opinionin për durim deri në momentin kur KSHZ do t’i publikojë rezultatet e para të zgjedhjeve. MOST me kujdes do ta vëzhgojë punën e KSHZ-së në periudhën e ardhshme dhe do ta njoftojë opinionin për të gjitha aktivitetet.

Sa i përket rezultateve nga zgjedhjet, për shkak margjinës së gabimit që PVT monstra e prodhon, MOST nuk është në mundësi që ta projektojë ndarjen e mandateve sipas njësive zgjedhore.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, dalja e votuesve sipas njësive zgjedhore është si në vijim:

 

NJZ 1 – 73,85%

NJZ 2 – 66,00%

NJZ 3 – 73,00%

NJZ 4 – 75,33%

NJZ 5 – 63,62%

NJZ 6 – 51,38%

 

Sipas të dhënave të përpunuara nga PVT monstra, rezultatet sipas njësisë zgjedhore janë si në vijim:

Njësia zgjedhore 1 – margjina maksimale e gabimit 1.6%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 34.5%

PDSH – 2.1%

BDI – 6.1%

Koalicioni LSDM – 44.1%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 1.8%

Aleanca për shqiptarët – 1.7%

Partia liberale – 0.6%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 1.8%

Besa – 5.2%

E majta – 2.2%

 

Njësia zgjedhore 2 – margjina maksimale e gabimit 1.8%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 36.2%

PDSH – 3.2%

BDI – 9.6%

Koalicioni LSDM – 34. 7%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 1.1%

Aleanca për shqiptarët – 3.3%

Partia liberale – 0.4%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 1.8%

Besa – 8.4%

E majta – 1.2%

 

Njësia zgjedhore 3 – margjina maksimale e gabimit 0.8%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 53.4%

PDSH – 0.5%

BDI – 0.7%

Koalicioni LSDM – 40%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 0.7%

Partia liberale – 0.4%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 3.5%

E majta – 0.9%

 

Njësia zgjedhore 4 – margjina maksimale e gabimit 0.7%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 49.4%

BDI – 0.3%

Koalicioni LSDM – 46.3%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 0.9%

Partia liberale – 0.3%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 2.3%

E majta – 0.6%

Njësia zgjedhore 5 – margjina maksimale e gabimit 1.3%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 40.7%

PDSH – 1.6%

BDI – 6.9%

Koalicioni LSDM – 39.2%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 0.7%

Aleanca për shqiptarët – 4.1%

Partia liberale – 0.3%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 2.9%

Besa – 2.5%

E majta – 1.1%

 

Njësia zgjedhore 6 – margjina maksimale e gabimit 1.5%

Koalicioni VMRO-DPMNE  – 17.5%

PDSH – 10.3%

BDI – 26.5%

Koalicioni LSDM – 16.6%

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 0.2%

PPD – 0.8%

Aleanca për shqiptarët – 11.6%

Koalicioni VMRO për Maqedoni – 0.5%

Besa – 16%

 

Në bazë të këtyre rezultateve MOST përfundon se të dy partitë udhëheqëse sipas numrit të votave të fituara janë shumë afër njëra me tjetrën dhe ky dallim në përcaktimin e mandateve, varësisht nga margjina e gabimit, ndikon në atë se kush fiton më shumë mandate.

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ u mbështet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime:

Mosrespektimi i procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga parashtruesit e listave të kandidatëve dhe votuesve

 VV 1989, komuna Tetovë, anëtarë i këshillit zgjedhor nga parti politike ka shkëputur 5 fletvotime dhe ia ka dhënë anëtarit tjetër nga partia politike, i cili ka shkuar prapa paravanit dhe ka votuar. Fletvotimet të ndrydhura janë futur në kutinë e votimit.

 VV 2557, komuna Gjorçe Petrov, ka votuar votues i cili nuk ka qenë i regjistruar në Listën zgjedhore për atë vendvotim. Këshilli zgjedhor do të përpilon procesverbal dhe do të lajmëron këshillin zgjedhor nga vendvotimi në të cilin është i regjistruar votuesi që i njëjti ka votuar në vendvotim të gabuar.

 VV 2809, komuna Qendër, votuesit i cili ka pasur shenjë nga UV ngjyra iu është lejuar të voton. Anëtar i këshillit zgjedhor ka qenë i larguar sepse nuk ka qenë i njoftuar me procedurën e votimit dhe i ka shënuar votuesit me spërkatës në të dyja duart.

 VV 2773, komuna Aerodrom, janë vërejtur 4 raste në të cilën nuk janë kontrolluar a kanë votuesit shenjë nga UV ngjyra , 2 raste të shkeljes së fshehtësisë së votimit, 4 raste të votimit familjar, gjatë së cilës janë keqpërdorur 10 vota.

 VV 2733/1, komuna Aerodrom, në Listën zgjedhore te vendi i votuesit i cili ka ardhur të voton është nënshkruar person tjetër. Pas diskutimit prej 10 minutave me këshillin zgjedhor, votuesit iu është lejuar të voton dhe është nënshkruar në vend tjetër në Listë zgjedhore. Në ndërkohë ka ardhur votues tjetër i cili nuk ka qenë i regjistruar në Listën zgjedhore dhe iu është lejuar të voton në emër të kushërinit të tij, pas së cilës votimi është ndërpre 10 minuta për shkak se një pjesë e anëtarëve të këshillit zgjedhor kanë reaguar për këtë rast. Gjatë diskutimit radhën para vendvotimit e ka rregulluar vëzhguesi partiak.

 VV 2731 dhe VV 2719, komuna Aerodrom, 3 votuesve me shenjë nga UV ngjyra iu është lejuar të votojnë.

 VV 2737, komuna Aerodrom, votuesi ka vërejtur se dikush është nënshkruar në vendin e tij në Listën zgjedhore. Këshilli zgjedhor ja ka lejuar të voton, ndërsa votuesi është nënshkruar në vend tjetër në listë. Në vendin e njëjtë ka 5 raste të votimit familjar dhe janë keqpërdor 12 vota.

 VV 2674, komuna Aerodrom, anëtarit të këshillit zgjedhor nga tjetër vendvotim iu është lejuar të voton edhe pse a pasur shenjë nga UV yndyra, me sqarim se një ditë para ka zbatuar votim të parakohshëm.

 VV 1105, komuna Likovës, UV lampa nuk është shfrytëzuar gjatë 1 ore.

 VV 2650, komuna Karposh, anëtari i këshillit zgjedhor nga parti politike e ka nxjerr jashtë vendvotimit certifikatën nga lista zgjedhore. Anëtari tjetër ka lajmëruar policinë me çrast personi është larguar nga vendvotimi, ndërsa për rastin është lajmëruar edhe KSHZ-ja.

 VV 1905/1, komuna Strugë, vëzhguesit partiak e kryejnë punën e anëtarëve të këshillit zgjedhor.

 VV 0677, komuna Kavadarë, votimi është ndërpre 30 minuta për shkak se një votues e ka grisur fletën nga anëtari i familjes, ka dashur të thyen edhe kutinë por ka qenë i ndalur nga këshilli zgjedhor. Votuesi është larguar nga vendvotimi me fletën e grisur. Është thirrur policia e cila ka përpiluar procesverbal dhe votimi ka vazhduar.

 VV 0637, komuna Demir Hisar, anëtarë i këshillit zgjedhor nga parti politike i ka evidentuar votuesit në listë të veçantë.

 VV 1540, komuna Probishtip, vëzhguesi partiak ka mbajt evidencë kush ka votuar. Nëse nuk e ka ditur emrin dhe mbiemrin e votuesit është konsultuar me anëtarët e kësillit zgjedhor nga partia e tij.

Mitosje dhe agjitim

  Kryerje të mitosjes së votuesve nga kombësia rome para shkollës Sande Shterjoski në Kërçovë. Pasiqë janë vërejtur nga koordinatori dhe ekipi mobil i MOST-it janë transferuar në vend tjetër.

 Një person ka agjituar para SHF “Aleksandar Urdarevski” në komunën e Çuçer-Sandevës në të cilën janë të vendosura 2 vendvotime.

 VV 2269, komuna Shtip, anëtarë të partis politike kanë agjituar para vendvotimit.

 Para VV 2470 në SHF “Qirili dhe Metodi”, komuna Çuçer-Sandevë, është kryer agjitim.

 VV 0278, komuna Pllasnicë, djali i bartësit të funksionit publik dhe vlzhgues nga parti politike kanë qenë afër përleshjes fizike, është thirrur policia e cila ka larguar personin e parë, por i njëjti ka qëndruar para vendvotimit dhe ka vazhduar të agjiton.

Fotografimi i fletvotimit

 VV 2833, në SHF “11Tetori”, komuna Qendër, votuesi ka fotografuar fletën, që është vërejtur nga ana e këshillit zgjedhor dhe nuk iu është lejuar që fleta të futet në kuti dhe është thirrur policia, është parashtruar deklaratë për kundërvajtje për votuesin. Me vendim të këshillit zgjedhor fleta është futur në kuti.

 VV 2715, në SHF “Aleksandar Makedonski” komuna Aerodrom, votuesi ka fotografuar fletvotimin. Këshilli zgjedhor e ka pranuar fletën si të vlefshme, por fotografia ka qenë e fshier dhe votimi ka vazhduar pa ndërprerje. Nuk është thirrur policia.

 VV 2559, në SHF “Dimitar Pop-Georgiev Berovski” komuna Gjorçe Petrov, votuesi ka fotografuar fletën dhe e ka futu në kuti, këshilli zgjedhor me vonesë ka reaguar, është thirrur policia dhe është përpiluar procesverbal.

 VV 1719, çerdhe fëmijësh, komuna Strumicë, votues ka fotografuar fletën e cila është vërejtur nga këshilli zgjedhor dhe është përpiluar procesverbal. Janë marrë të dhëna mbi votuesin, ndërsa fleta është futur në kutinë e votimit.

 VV 1928, SHF “Naim Frashëri”, komuna Tetovë, votuesi është përpjekur të fotografon fletvotimin dhe është vërejtur nga ana e këshillit zgjedhor, është thirrur policia dhe personi është arrestuar.

 VV 2806/1, Qendra për rehabilitim dhe arsim “Shën. Naumi”, komuna Qendër, votuesi e ka fotografuar fletën dhe furishëm e ka futur në kuti. Ka filluar të grindet me këshillin zgjedhor, është kanosur dhe është larguar. Këshilli zgjedhor nuk ka thirr policinë.

 VV 0024, komuna Pehçevë, votuesi ka fotografuar fletën dhe e ka futu në kuti. Kjo është evidentuar në ditar dhe është lajmëruar komisioni komunal zgjedhor. Fotografia është fshirë, por nuk është thirrur policia.

 VV 1824, komuna Berovë, votuesi ka fotografuar fletën dhe e ka futur në kuti, pas së cilës kanë reaguar vëzhguesit partiak. Është thirrur anëtarë i KKZ dhe është përpiluar procesverbal.

Në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 dhe në neregulanrosti.most.org.mk janë pranuar 60 deklarata nga qytetarë të cilët nuk janë regjistruar në Listën zgjedhore.

Sipas të dhënave të fituara nga programi PVT (numërimi paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, jehona e votuesve nëpër njësi zgjedhore është:

NJZ 1 – deri në orën 14 – 48,32%, deri në orën 15 – 55,45%, deri në orën 16 – 61,50%, deri në orën 17 – 66,90%, deri në orën 18 – 71,44%

NJZ 2 – deri në orën 14 – 41,80%, deri në orën 15 – 48,62%, deri në orën 16 – 54,48%, deri në orën 17 – 59,92%, deri në orën 18 – 64,09%

NJZ 3 – deri në orën 14 – 47,18%, deri në orën 15 – 53,82%, deri në orën 16 – 59,90%, deri në orën 17 – 65,38%, deri në orën 18 – 70,31%

NJZ 4 – deri në orën 14 – 48,01%, deri në orën 15 – 55,48%, deri në orën 16 – 62,12%, deri në orën 17 – 68,28%, deri në orën 18 – 72,95%

NJZ 5 – deri në orën 14 – 41,89%, deri në orën 15 – 48,02%, deri në orën 16 – 53,60%, deri në orën 17 – 58,62%, deri në orën 18 – 62,25%

NJZ 6 – deri në orën 14 – 32,77%, deri në orën 15 – 39,13%, deri në orën 16 – 43,84%, deri në orën 17 – 47,49%, deri në orën 18– 50,28%

Linja telefonike pa pagesë

për raportim të parregullsive

080 080 080

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST-it dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime:

 VV 0473, komuna Mavrovë dhe Rostushë, anëtarë i KZ votuesit të cilët votojnë i evidenton në listë të veçantë dhe i njëjti ia dorëzn personit të paautorizuar.

 Në VV 0558, komuna Qendra Zhupë, person i paautorizuar ka hy brenda dhe është paraqitur si vëzhgues partiak, mirëpo nuk ka poseduar akreditim dhe për këtë shkak këshilli zgjedhor e ka larguar nga vendvotimi. Personi ka ngelur prezent para derës së vendvotimit dhe i ka evidentuar votuesit.

 Në SHF “Jane Sandanski” në komunën e Qendrës në korridor ka qenë i pranishëm person i paautorizuar i cili votuesve të kombësisë rome iu ka sugjeruar për kë të votojnë. Pas një kohe personi është larguar nga ana e këshillit zgjedhor.

 Para VV 0740, komuna Kërçovë, janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votuesit të cilët hynë në objekt.

 Para dy objekteve tjera në komunën e Kërçovës në të cilën janë të vendosura 6 vendvotime janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votuesit të cilët hynë në objekt.

 Para SHF “ Naum Naumovski Borçe” në komunën Gazi Babë në të cilën janë të vendosura 11 vendvotime janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët agjitojnë.

 VV 2464, komuna Çuçer Sandevë, person i paautorizuar agjiton para vendvotimit.

 VV 0845, komuna Koçanë, 12 votues publikisht kanë votuar duke treguar fletvotimet e tyre.

 Raste të fotografimit të fletvotimeve janë të vërejtura në VV 2561, komuna Gjorçe Petrov ku këshlli zgjedhor nuk ka reaguar dhe VV 1644 në komunën Resnje, ku ka pas reagim nga këshilli zgjedhor dhe është bërë procesverbal.

 Fotografim të fletvotimit është vërejtur edhe në VV 1612, komuna Konçe, këshilli zgjedhor e ka paralajmëruar votuesin që kjo është e paligjshme.

 VV 0882, komuna Çeshinovë-Obeshevë, aktivist i partisë së caktuar politike i cili nuk ka qenë i autorizuar të qëndron në vendvotim nuk ka lejuar që anëtarë i familjes ti ndihmon votuesit dhe atë e ka bërë ai. Anëtarët e këshillit zgjedhor kanë reaguar dhe kanë kërkuar nga kryetari rasti të hyn në procesverbal, pas kësaj aktivisti i është kërcënuar kryetart që nëse e bën këtë do pushohet nga puna.

 VV 1152, komuna Staro Nagoriçane, edhe pse person i verbër ka ardhur të voton së bashku me anëtarë nga familja i cili është duhur ti ndihmon, këshilli zgjedhor nuk ka lejuar dhe personit i ka ndihmuar anëtarë i këshillit zgjedhor i propozuar nga parti politike.

 VV 1086/1, komuna Kumanovës, pasiqë anëtar i familjes i ka ndihmuar personit të verbër që të voton pa kërkuar leje nga këshilli zgjedhor, anëtar i këshillit zgjedhor e ka anuluar fletvotimin.

 VV 1058, komuna Kumanovës, në tre raste kryetari i këshillit zgjedhor nuk ka lejuar që përcjellësi t’ju ndihmon votuesve të cilët nuk mund vetë të votojnë dhe atë e ka bë ai vetë. Të njëjtit i është dhënë vërejtje nga këshilli zgjedhor. Në të njëjtin vend këshilli zgjedhor nuk ka qenë i informuar se posedon dy certifikata nga Lista zgjedhore. 6 persona nuk kanë mund të gjenden në Listën zgjedhore për qytetarë të cilët janë në RMdhe kanë qenë të drejtuar në KKZ. Kur më vonë kanë kuptuar se ekziston edhe një çertifikatë për qytetarë të cilët janë në vend të huaj dhe e kanë kontrolluar, kanë gjetur 3 nga 6 personat të cilëve paraprakisht nuk iu është lejuar votojnë.

Për këtë shkak, përkujtojmë se nëpër vendvotime ka nga dy certifikata të Listës zgjedhore dhe përdersia votuesi nuk mund të gjendet në listën për qytetarë të cilët janë në RM, këshilli zgjedhor duhet ta kontrollon edhe certifikatën nga lista zgjedhore për qytetar të jetojnë në vend të huaj. Përderisa votuesi nuk mund të gjendet në asnjërën listë, duhet të drejtohet në zyrën rajonale të KSHZ që të kontrollon se a mund të voton në atë vendvotim ose është i regjistruar në tjetër.

Në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 dhe në neregulanrosti.most.org.mk 15 qytetarë kanë lajmëruar se nuk mund të gjenden në Listën zgjedhore.

Sipas të dhënave të fituara nga programi PVT (numërimi paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, joehona e votuesve nëpër njësi zgjedhore është:

NJZ 1 – deri në orën 11 – 18,78%, deri në orën 12 – 28,58%, deri në orën 13 – 38,74%

NJZ 2 – deri në orën 11 – 16,98%, deri në orën 12 – 25,27%, deri në orën 13 – 33,41%

NJZ 3 – deri në orën 11 – 20,69%, deri në orën 12 – 30,18%, deri në orën 13 – 39,14%

NJZ 4 – deri në orën 11 – 20,48%, deri në orën 12 – 29,99%, deri në orën 13 – 39,31%

NJZ 5 – deri në orën 11 – 17,54%, deri në orën 12 – 25,81%, deri në orën 13 – 33,87%

NJZ 6 – deri në orën 11 – 10,54%, deri në orën 12 – 17,28%, deri në orën 13 – 24,83%

Linja telefonike pa pagesë

për raportim të parregullsive

 080 080 080

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST-it dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime:

 VV 1778, komuna Novo Sellë, një person ka ajituar para vendvotimit. Ka ardhur policia për ta arrestuar por personi ka ikur.

 Para SHF Dimitar Vllahov në komunën e Shtipit janë prezent persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votues si hynë në objekt.

 VV 1849, komuna Strugë, një votues ka votuar dhe përsëri është kthyer në vendvotim për të votuar për herë të dytë. Këshilli zgjedhor nuk i ka lejuar të voton, është thirrur policia dhe votuesi është larguar nga vendvotmi.

 VV 2557, komuna Gjorçe Petrov, votuesi ka votuar me kamerë të lësjuar të telefonit celular. Pas kontrollimit nga ana e këshillit zgjedhor në telefon nuk është gjetur fotografi, dhe rasti është trajtuar si përpjekje për fotografim.

 VV 0281, komuna Vallandovë, votuesi ka fotografuar fletën. Këshilli zgjedhor ka thirrur policinë dhe votuesi është larguar nga vendvotimi ndërsa fotografija është fshirë.

 VV 1219, komuna Negotinë, votuesi publikisht ka treguar për kë ka votuar.

 VV 0624, komuna Demir Hisar, anëtarë i këshillit zgjedhor i cili voton në të njëjtin vend publikisht para të gjithëve ka treguar se për kë do të voton dhe ka votuar në tavolinë para anëtarëve tjerë të këshillit zgjedhor.

 VV 2011, komuna Tearcë, një fletvotim është grisuar nga koçani bashkë me numrin serial. Për rastin është informuar KKZ Teracë.

Në VV 1580/1 për të cilin lajmëruar në pres konferencën e mëparshme, këshilli zgjedhor akoma vazhdon të toleron fotografimin e fletave.

Sa i përket rastit të fotografimit të fletvotimit në VV 2556, gjithashtu nga pres konferenca e mëparshme, fleta është izoluar dhe do të trajtohet si e pavlefshme.

Sipas të dhënave të fituara nga programi PVT (numërimi paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, joehona e votuesve nëpër njësi zgjedhore është:

NJZ 1 – prej orës 9 – 6,15%, deri në orën 10 – 11,32%

NJZ 2 – prej orës 9 – 5,46%, deri në orën 10 – 9,75%

NJZ 3 – prej orës 9 – 6,78%, deri në orën 10 – 11,79%

NJZ 4 – prej orës 9 – 6,34%, deri në orën 10 – 11,84%

NJZ 5 – prej orës 9 – 5,30%, deri në orën 10 – 9,61%

NJZ 6 – prej orës 9 – 3,22%, deri në orën 10 – 5,74%

Linja telefonike pa pagesë

për raportim të parregullsive

080 080 080

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST-it dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Asociacioni qytetar MOST e vëzhgon votimin e sotëm me më tepër se 3.000 vëzhgues. Nëpër vendvotime janë të shpërndarë 2.664 vëzhgues të cilët mbulojnë rreth 55% të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.

Vëzhguesit e MOST-it janë statik dhe do të vëzhgojnë procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përveç kësaj, MOST-i ka edhe ekipe mobile, të përbëra nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike të vëzhguesve statik dhe herë pas here do t’i vëzhgojnë vendet në të cilat MOST-i nuk ka shpërndarë vëzhgues.

Përveç kësaj, 80 vëzhgues do të monitorojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorëve rajonal, të gjitha vendvotimet janë të hapura në të cilat MOST ka përcaktuar vëzhgues të vet. Vendvotimi 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonës. Vendvotimi 2210 në komunn e Velesit është hapur me 30 minuta vonës për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Deri më tani është vërejtur:

  • VV 1580/1, komuna Radovish, një votues ka fotografuar fletvotimin me telefon celular. Këshilli zgjedhor nuk e ka vërejt dhe nuk ka reaguar.
  • VV 2556, komuna Gjorçe Petrov, një votues ka fotografuar fletvotimin. Është thirrur policia.

Gjatë ditës, për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, do të jetë e hapur linja telefonike pa pagesë 080 080 080, gjithashtu të njëjtën mund ta bëjnë në ueb-platformën interaktive neregularnosti.most.org.mk

Kujtojmë se fshehtësia e votës është e garantuar dhe apelojmë deri te këshillat zgjedhore që ti informojnë votuesit që votohet vetëm me rrethim, me stilolaps ngjyrë të kaltërt.

Të gjitha informacionet e verifikuara nga vëzhgimi në ditën e zgjedhjeve, si dhe jehonën e votuesve, MOST-i do t’i komunikojë edhe në tri konferenca për media edhe atë në ora 11, në ora 14 dhe në ora 19, ndërsa më tej do të lajmërohet ora për konferencën e fundit në të cilën do të lajmërohen rezultatet nga programi PVT për jehonën dhe shpërndarja e mandateve.

Linja telefonike pa pagesë

për raportim të parregullsive

 080 080 080

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST-it dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 3.000 vëzhgues, me çka do të mbulojë rreth 55% të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.

Vëzhguesit e MOST do të jenë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit në vendvotime. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 120 ekipe mobile, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet ku MOST nuk ka përcaktuar vëzhgues statik.

Përveç votimit në 11 dhjetor, MOST sot do t’a vëzhgojë edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të shpërngulur brenda vendit dhe personat në burg ose në paraburgim, si dhe votimin në 18 përfaqësitë diplomatike-konsulare, edhe atë në: Nju Jork, Çikago, Detroit, Toronto, Mellburn, Kopenhagen, Bruksel, Hagë, Paris, Berlin, Bon, Mynih, Bern, Vjenë, Romë, Venedik, Ljubljanë dhe Beograd.

Bluzat e verdha, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2016“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili e mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këto zgjedhje.

Gjatë ditës, për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, do të jetë e hapur linja telefonike pa pagesë 080 080 080. Nëse qytetarët nuk janë të sigurtë se në cilin vendvotim duhet të votojnë, me shënimin e të dhënave të tyre mund të kontrollohen në faqen e internetit izbirackispisok.gov.mk.

Të gjitha informacionet e verifikuara nga vëzhgimi në ditën e zgjedhjeve, MOST do t’i komunikojë në katër konferenca për media, që do të mbahen në ora 9, 11, 14 dhe 19. Pas përfundimit të votimit, do të caktohet konferencë plotësuese për media, në të cilën do të publikohen projeksionet nga numërimi paralel i votave (PVT).

Sa i përket votimit, sipas Udhëzimit të ri të KSHZ-së, votohet vetëm me rrethim, me stilolaps me ngjyrë të kaltërt. Nëse ka ndonjë shenjë tjetër ose ngjyrë tjetër, fletëvotimi do të llogaritet si i pavlefshëm.

Asociacioni qytetar MOST bëri edhe një apel tjetër për mbajtje të një procesi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe të qetë, proces i cili është më se i nevojshëm për qytetarët e R. Maqedonisë. MOST apeloi deri te qytetarët që të votojnë lirshëm dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre, dhe beson që pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor do të tregojnë kulturë demokratike dhe vullnet politik dhe do t’i vendosin interesat shtetërore para interesave partiake.

Linja telefonike pa pagesë për

 raportim të parregullsive

080 080 080

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Fondi nacional për demokraci.

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

In order to conduct free and fair elections in Macedonia, MOST created another tool that will enable and facilitate citizens to report irregularities during the election process.

Starting today, the platform http://neregularnosti.most.org.mk/ will be active, where every citizen will be able to independently report pressure, incidents, problems with voters list, hate speech and other offenses related to the electoral process.

Through this platform, MOST will simultaneously monitor and record the posts on social media where irregularities will be reported, through: #избори2016 #нерегуларности #СеПоСписок #фантоми.

Additionally, if the citizens are not able to independently report these violations through the Internet platform, in addition to the free telephone line 080 080 080, MOST created a special email address for reporting irregularities: neregularnosti@most.org.mk

Citizens Association MOST invites citizens to report any irregularities and is at their disposal.

Asociacioni qytetar MOST i vëzhgon zgjedhjet nga vet shpallja e tyre. Në terren janë përcaktuar 80 vëzhgues afatgjatë të cilët e vëzhgojnë procesin zgjedhor në të gjitha komunat në shtet. Vëzhgimi i kësaj periudhe i ka përfshirë aktivitetet e institucioneve në nivel qëndror dhe lokal, aktivitetet e partive politike, si dhe punën e organeve zgjedhore.

Për periudhën nga 15 tetor deri më 20 nëntor, nga 2.025 raporte të fituara, janë vërejtur parregullsitë në vijim:

• Mosrespektim i parimit të ndarjes së shtetit nga partia – 43 raste në 26 komuna, gjegjësisht prania e funksionerëve dhe të punësuarve në sektor publik në ngjarje partiake gjatë orarit të punës dhe promovim të politikanëve ose partive politike në ngjarje të organizuara nga institucione publike;

• Presione ndaj të punësuarve në sektorin publik që të vizitojnë mitingje partiake të partisë në pushtet – 41 raste në 26 komuna;

• Presione për votim ose sigurim të votuesve për partinë në pushtet – 7 raste në 5 komuna;

• Shpërdorim të resurseve publike, gjegjësisht përdorim të automjeteve zyrtare për qëllime partiake – 7 raste në 6 komuna.

Gjithashtu janë shqetësuese rastet e patjes në mënyrë të paligjshme në dispozicion mjete buxhetore gjatë kohës së zgjedhjeve. Përkatësisht, është regjistruar një rast me fillim të ndërtimit të një objketi i finansuar me mjete publike dhe 9 raste të mbajtjes së ngjarjeve publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshim në përdorim të objekteve të finansuara me mjete publike. Sipas Nenit 8-a të Kodit zgjedhor, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nuk mund të fillojë ndërtim i objekteve të finansuara me mjete publike që nuk janë paraparë me program. Në periduhën prej 20 ditë para fillimit të fushatës zgejdhore deri në zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve të finansuara me mjete publike.

Ju rikujtojme që këto raste përmbajnë indikacione për kryerje të një vepre penale, dhe nëse vërtetohet, në bazë të Kodit penal për këto parashihet dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj deri në 1 vit. Të gjitha provat të disponueshme për publikun të cilat Asociacioni qytetar MOST i posedon për këto raste, pas përfundimit të kësaj konference për shtyp, do t’i dorëzojë deri te Komisioni për monitorim të parregullsive zgjedhore e cila u formua nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë për procedim të mëtejshëm.

Theksojmë që MOST nuk është kundër ndërtimit të objekteve ose përmirësimit të jetës së qytetarëve. MOST është kundër shkeljes së Kodit zgjedhor dhe kërkon të sigurohen kushte të drejta dhe të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

Është vërejtur një trend i shfrytëzimit të sallave komunale, shtëpi të kulturës dhe institucione të tjera publike për mbajtje të takimeve dhe tubimeve partiake. Theksojmë se nëse për këtë shërbim nuk është dërguar faturë, kjo paraqet shkelje të Nenit 20 të Ligjit për finansim të partive politike, në të cilin në mënyrë eksplicite theksohet që institucionet publike nuk mund të dhurojë për parti politike, kurse si dhuratë llogaritet edhe dhënia e shërbimeve pa pagesë.

Institucionet dhe proceset u takojnë të gjithë qytetarëve të RM-së dhe askush nuk ka të drejtë që t’i keqpërdorë për qëllime partiake.

Sa i përket punës së administratës zgjedhore, MOST e ka vëzhguar plotësimin e përbërjes së këshilleve zgjedhore nga ana e komisioneve komunale zgjedhore, me ç’rast në 13 nga 25 komisione të vëzhguara është vërejtur mosrespektim i parimit për zgjedhje të rastësishme të anëtarëve të KZ. Ju rikujtojmë se kjo praktikë është vërejtur edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Gjithashtu, është vërejtur që pjesë e anëtarëve të KKZ nuk ishin mjaftueshëm të trajnuar për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshilllit zgjedhor, si dhe me mënyrën e përdorimit të softuerit.

Në njërën  nga seancat e KSHZ-së u diskutu për problemet me materialin zgjedhor nga zgjedhjet e kaluara, gjegjësisht mungesa e vulave në një numër të caktuar të vendvotimeve dhe komisioneve komunale zgjedhore. Pjese  tyre nuk janë dorëzuar aspak në KSHZ. Së pari, apelojmë deri te KSHZ-ja, që në mënyrë të duhur ta hulumtojë rastin dhe të përcaktojë saktë se sa vula mungojnë dhe për cilat vendvotime ose komisione komunale zgjedhore kanë të bëjnë. Pastaj, të inicojë procedura adekuate kundër personave të cilët në mënyrë joadekuade e kanë ruajtur materialin zgjedhor, duke e patur parasysh faktin që për shkak të këtij rasti KSHZ miratoi vendim për blerje të vulave të reja për të gjitha vendvotimet e RM-së dhe për vendvotimet në diasporë, gjë që është për tu përshëndetur.

Pozitive është ajo që KSHZ-ja miratoi Udhëzime për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme, me çka vetëm rrumbullakësimi do të konsiderohet si mënyrë e vlefshme e etiketimit, kurse mënyrat tjera të shënimit do të konsiderohen si të pavlefshme.

Pozitive është gjithashtu edhe ajo që KSHZ ka publikuar të dhëna për Listën zgjedhore, para, gjatë dhe pas përfundimit të shqyrtimit publik, gjë që mundësoi që të ndiqen ndryshimet në numrin e zgjedhësve sipas komunës. Përveç kësaj, KSHZ publikoi të dhëna në bazë ditore dhe për numrin e votuesve të regjistruar në diasporë.

Në Listën zgjedhore nuk ishin të shënuar 28.341 zgjedhës me shënime jo konsistente. Këto zgjedhës nuk e shfrytëzuan periudhën e shqyrtimit publik për tu paraqitur në zyrat rajonale të KSHZ-së. Mënyra e këtillë a regjistrimit aktiv të zgjedhësve me shënime jo konsistente u zbatua për herë të parë. Megjithatë, akoma ekzistojnë shënime jo konsistente në Listën zgjedhore që janë rezultat i problemeve afatgjate të sistemit për udhëheqje dhe azhurnim të të njejtit. Fakti që rreth 170.000 zgjedhës për të cilët KSHZ-ja supozon që qëndrojnë jashtë vendit janë transferuar në ekstraktin e veçantë të Listës zgjedhore me qytetarë që qëndrojnë jashtë vendit, do të kontribuojë në transparencë dhe kontrollë në zbatimin e votimit.

Sa i përket kandidatëve në zgjedhje, 13 subjekte politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve. KSHZ i refuzoi listat e kandidatëve nga dy parti politike për shkak të një numri të parregullsive të konstatuara në listat që nuk janë larguar brenda afatit ligjor. Vendimet janë konfirmuar edhe nga ana e Gjykata administrative.

Sikur për çdo proces zgjedhor, ashtu edhe për këto, kemi raste të fillimit të parakohshëm të fushatës zgjedhore, gjë që na sjell në konkluzion që pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të shqyrtohen në mënyrë serioze rekomandimet afatgjata të MOST për rregullim të kësaj çështjeje.

 

 

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokraci.

Pikëpamjet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht pikëpamjet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

Në funksion të realizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë, Asociacioni qytetar MOST për t’a vëzhguar procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, do të angazhojë rreth 3.300 vëzhgues në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë

Për këtë qëllim, MOST u bën thirrje qytetarëve që personalisht, të paraqiten në 18 zyrat rajonale, në gjithë vendin.  Zyrat rajonale të MOST për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 10 deri në ora 18. Të dhënat me informacion kontakti për zyrat rajonale mund t’i gjeni KËTU

Për qytetarët që do të paraqiten, do të organizohet trajnim i veçantë, dhe të njejtët do të shpërndahen në vendvotime si vëzhgues.

Vëzhgues në misionin e Asociacionit qytetar MOST mund të jetë secili qytetar me të drejtë vote, i cili është i pregatitur që në mënyrë jopartiake, të paanshme dhe objektive ta vëzhgojë procesin dhe të informojë për gjetjet. Gjatë përzgjedhjes së vëzhguesve, përparësi do të kenë ato persona të cilët deri më tani kanë qenë të angazhuar si vëzhgues të MOST në proceset e kaluara zgjedhore.

Si në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, Asociacioni qytetar MOST këtë projekt e zbaton në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas të zgjedhjeve.

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016“ mbështetet nga: Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, USAID përmes Institutit nacional demokratik, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Fondi nacional për demokraci.

Pikëpamjet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht pikëpamjet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST, tel. 02/30 99 384

In direction towards conducting fair and democratic elections in Republic of Macedonia, the Citizens Association MOST announced that it has started with its monitoring efforts. Approximately 3.300 observers will be engaged to monitor the election process and the Election Day, throughout the whole territory of Republic of Macedonia. With the aim to have overall assessment of the election process, MOST observers will be also monitoring the conduct of the election campaign, the work of the election administration, the early voting, as well as the process of adjudicating upon complaints. In this regard, 80 observers have been already deployed in all municipalities through the country and they observe the activities of the political parties, the state institutions, as well as the work of the election administration.

MOST also informs the citizens that the public inspection of the Voters List starts today, and it will last until 11.11.2016. MOST calls upon the citizens to check their data in the Voters List in the regional offices of the State Election Commission, as well as on the web-page http://izbirackispisok.gov.mk.

MOST is at the disposal of the citizens to report any kind of violations on the free-of-charge telephone line 080 080 080. In that regard, the press-conference was used to promote the video “Your Vote is Your Right”. The video is part of the campaign for promoting the protection of the right to vote, as well as the freedom and secrecy of the ballot, that the Citizens Association MOST will conduct parallel to the monitoring of the elections.

MOST called upon the media and the public to share the video on their web-pages and through the social networks.

Free of charge phone line

for reporting irregularities

080 080 080

Up until now, MOST has monitored 11 election processes on a national level, while members of the organization were part of large number of international election observation missions. During conducting of its activities, as a partner of OSCE/ODIHR and a member of the European Network of Election Monitoring Organizations (ENEMO), MOST works according to the international standards for monitoring in a timely, impartial and objective manner. MOST also endorses the Declaration of Global Principles for Non-partisan Election Observation and Monitoring by Citizen Organizations.

 # # # # #

The project “Domestic Monitoring of the Early Parliamentary Elections” is supported by the Embassy of the United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland, USAID through the National Democratic Institute, the Swiss Agency for Development and Cooperation, the Embassy of the Kingdom of the Netherlands, and the National Endowment for Democracy.

The content of this press-release is responsibility of MOST and it does not necessarily represent the views of the supporters of the project.

For additional information: Citizens Association MOST, phone 02/30 99 384