Qendra për resurse juridike – Pravo.org.mk

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Qendra për resurse juridike ishte i promovuar si resurs portal juridik i parë falas dhe i lehtë për përdorim për qytetarët e Maqedonisë (www.pravo.org.mk). MOST-i rregullisht e azhurnon faqen me qëllim që qytetarëve dhe organizatave qytetare t’ju mundëson qasje deri te të gjitha ligjet dhe vendimeve gjyqësore, projekt ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. Këto të dhëna, qytetarët dhe organizatat qytetare, i vendosin në pozitë më të mirë dhe në mënyrë efikase dhe efektive të marrin pjesë në proceset ligjdhënëse. Në shtatë vitet nga ekzistimi i vet Qendra për resurse juridike u bë një nga internet faqet jo komerciale më e vizituara në vend. Shërbimet e saja, sot i shfrytëzojnë një spektër i gjerë i individëve dhe institucioneve, përfshirë avokat, akademik, gazetarë dhe ndërmarrës, me çka kjo faqe u pozicionua në kuadër më të madh nga publiku paraprakisht i targetuar. Linqet e portalit janë të shpallura në internet faqen e Kuvendit të RM-së dhe NVO – Info Qendrën.
Qendra për resurse juridike luajti rol të madh në promovimin e bashkëpunimit mes qytetarëve të ndryshëm dhe Kuvendit në rivendosjen e praktikave të mira të përfshirjes. Gjatë periudhës së kaluar, faqja në mënyrë aktive përkrahte dhe nxiste procesin e demokracisë së pjesshme dhe pjesëmarrja në krijimin e politikave dhe vendimmarrjes. Nga njëra anë, ky është rezultat i qasjes së lehtë deri te informacionet lidhur me legjislacionin e mundësuar përmes Pravo.org.mk, si kusht shume i rëndësishëm për zmadhimin e pjesëmarrjes qytetare. Nga aspekti tjetër, kjo është rezultat i njohjes së mekanizmave joformal të siguruara me Pravo.org.mk për pjesëmarrje të qytetarëve në krijimin e politikave dhe vendimmarrjes në Kuvend.

Qëllimet specifike 

  • Mjet mirë i vendosur për qasje të lirë dhe të lehtë deri te ligjet e Republikës së Maqedonisë, si dhe link i drejtpërdrejtë dhe këshilla për kërkimin e legjislacionit të BE/EUR-LEX;
  • Mjet mirë i vendosur dhe i promovuar për qasje të lirë dhe të lehtë deri te praktika gjyqësore të R Maqedonisë, zyrtarisht e shpallur nga Gjykata supreme përfshi edhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut;
  • Sigurimi dhe promovimi i qasjes së lirë dhe të lehtë deri te analizat e propozimeve specifike të ligjeve dhe inicimi i diskutimeve dhe debateve publike për ato.

Arritje kyçe
Prej vitit 2004, Qendra për resurse juridike (www.pravo.org.mk) u bë onlajn resursi falas më i fuqishëm dhe më shpesh i shfrytëzuar në Maqedoni për ligje, praktika gjyqësore dhe analiza, me më shumë se 48.000 shfrytëzues të regjistruar dhe përqindje prej 2189 vizita individuale si dhe 7430 shkarkime në ditë. Duke përcjell suksesin e, dhe kërkesat publike për llojin e informacioneve të siguruara nga qendra e Resurseve juridike, Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, ndryshoi disa nga praktikat e saj dhe rregulla afariste për të mundësuar qasje të kufizuar të lirë në arkivin e saj të publikimeve më të vjetra. Megjithatë, Qendra e resurseve juridike mbetet burimi i vetëm i informacioneve të lirë, vijuese për legjislacionin dhe praktikën gjyqësore.

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga ana e Komitetit Suedez të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Agjencionit Zviceran për zhvillim dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. Prej korrikut 2010 projekti financiarisht është vetë i qëndrueshëm.