Referendumi 2018

MOST ME THIRRJE PËR PARAQITJE TË VËZHGUESVE

 

 

Në funksion të realizimit të një referendumi transparent, Asociacioni qytetar MOST njofton se aktivitetet për monitorimin e procesit kanë filluar.

 

Për këtë qëllim, MOST u bën thirrje qytetarëve të paraqiten personalisht në 18 zyrat rajonale në të gjithë vendin. Thirrja zgjat nga 5 deri me 8 shtator, me çka zyrat rajonale të MOST-it për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 12 deri në orën 17. Të dhënat me kontakt informacione për zyrat rajonale mund të gjenden në këtu.

 

Për qytetarët aplikacionet e të cilëve do të pranohen, do të organizohet trajnim i veçantë, dhe të njejtët do të shpërndahen në vendvotime si vëzhgues.

 

Vëzhgues në misionin e Asociacionit qytetar MOST mund të jetë secili qytetar me të drejtë vote, i cili është i pregatitur që në mënyrë të paanshme dhe objektive ta vëzhgojë procesin dhe të informojë për gjetjet. Gjatë përzgjedhjes së vëzhguesve, përparësi do të kenë ato persona të cilët deri më tani kanë qenë të angazhuar si vëzhgues të MOST në proceset e kaluara zgjedhore.

 

Për vëzhgimin e referendumit me 30 shtator do të angazhohen rreth 1.500 vëzhgues, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të vlerësimit gjithëpërfshirës të rrjedhës së refendumit, 80 vëzhgues afatgjatë të MOST-it do të monitorojnë rrjedhën e fushatës/propagandës dhe punën e organeve zgjedhore dhe do të monitorojnë edhe votimin e parakohshëm dhe procedurën për të vendosur pas parashtresave.

 

Sikurse në të gjitha proceset zgjedhore, në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin parregullsi eventuale lidhur me referendumin.

 

Asociacioni qytetar MOST deri më tani, përveç të gjitha zgjedhjeve nacionale dhe lokale në Maqedoni që nga viti 2002, e ka vëzhguar edhe referendumin në nivel shtetëror në vitin 2004, si dhe tre referendumet në nivel lokal – në komunën e Çeshinovo-Obllashevës në vitin 2004, në komunën e Radovishit në vitin 2007 dhe në komunën e Qendrës në vitin 2015. Ky aktivitet është vazhdim i aktiviteteve të deritanishme, me të cilat MOST shpreson të kontribuojë në sigurimin e një niveli më të lartë të transparencës në procesin e përgjithshëm të referendumit.

Si në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, Asociacioni qytetar MOST këtë projekt e zbaton në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas të zgjedhjeve.

 

# # # # #

 

Projekti „Vëzhgim vendas i referendumit 2018“ mbështetet nga: Insitituti nacional demokratik, Ambasada Britanike në Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë për media janë përgjegjësi e MOST dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST, tel. 02/30 99 384

REFERENDUM 2018

21.09.2018, Shkup

 

RAPORT PERIODIK NGA VËZHGIMI I REFERENDUMIT

(3–16 shtator 2018)

 

Vëzhgimi i referendumit nga ana e Asociacionit qytetar MOST filloi me 3 shtator, me vendosjen e 80 vëzhguesve afatgjatë, të cilët i mbulojnë të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. MOST e vëzhgon punën e Komisionit shtetëror zgjedhor, administratës zgjedhore, si dhe aktivitetet e të gjitha subjekteve lidhur me referendumin.

 

Sipas Ligjit për referendum dhe forma të tjera deklarimi të drejtpërdrejtë të qytetarëve, fushata fillon me ditën e shpalljes së tij (30 korrik). Megjithatë, aktivitetet e subjekteve janë intensifikuar prej 31 gusht.

 

Në periudhën e monitoruar, janë marrë dhe analizuar 311 raporte të fushatës zgjedhore dhe 978 raporte ditore mbi ngjarjet dhe zhvillimet në komunë. Nga raportet mund të konkludohet se subjekti i vetëm i cili ka aktivitete më intensive në terren është koalicioni “Së bashku për Maqedoninë Evropiane”. Janë vërejtur kryesisht takime të drejtpërdrejta me qytetarët edhe intensitet më i lartë i fushatës derë më derë. Është vërejtur përqindje dukshëm më e ulët e aktiviteteve të subjekteve të cilat propagandojnë qytetarët që mos të votojnë në referendum. Njëkohësisht, organizata ndërkombëtare dhe vendase dhe subjekte të tjera mbajnë debate dhe tribuna informative.

 

Apeli i kryetarit të Qeverisë së RM-së drejt biznesmenëve, për t’i motivuar punonjësit e kompanive të tyre për të votuar, është një veprim joetik që nuk duhet të jetë pjesë e një procesi kaq të rëndësishëm. Kjo sjellje paraqet një precedent që në të ardhmen mund të bëhet pjesë përbërese e fushatave dhe sjelljes së politikanëve.

 

Për t’u përshëndetur është edhe futja e internet-instrumentit nga ana e Ministria për shoqëri informatike dhe administratë që mundëson raportimin e presioneve në administratë. Veçanërisht pozitive është se ky instrument mundëson raportim anonim, gjë që edhe më shumë duhet t’i inkurajojë punonjësit në administratë të raportojnë presione eventuale. Gjatë periudhës së monitoruar nuk është raportuar asnjë rast në këtë ueb-instrument.

 

Përbërja e re e KSHZ është zgjedhur para shpalljes së referendumit, me mandat prej 6 muajsh. Kryetari dhe dy anëtarë janë zgjedhur me propozim të opozitës, ndërsa nënkryetari dhe tre anëtarë me propozim të qeverisë. Në periudhën e monitoruar, KSHZ-ja ka operuar në një atmosferë kolegjiale dhe të gjitha vendimet i ka miratuar në mënyrë unanime, gjë që është për t’u përshëndetur. Poashtu, vlerësohet pozitivisht dhe transparenca e KSHZ-së, duke e patur parasysh që për herë të parë të gjitha seancat janë publike dhe për herë të parë respektohet detyrimin nga Kodi zgjedhor për publikim të rregulltë të procesverbaleve nga takimet në internet. Përveç kësaj, KSHZ i mban seancat në intervalin kohor të përcaktuar nga Rregullorja e Punës.

 

Nga ana tjetër, gjatë shqyrtimit të kërkesave për mos pranim të detyrës së një anëtari të KKZ-së, KSHZ-ja pranoi një kërkesë për shkak të detyrave zyrtare, edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye, ndoshta është e nevojshme të shqyrtohet mundësia e zgjerimit të bazave mbi të cilat mund të kërkohet përjashtim nga anëtarësia në organet zgjedhore. Janë vërejtur disa lëshime në doracakun për edukim të administratës zgjedhore, si dhe mospërputhje të disa pjesëve të caktuara me video-doracakun e përgatitur nga KSHZ i cili përdoret për trajnimin e administratës zgjedhore.

 

MOST gjithashtu e vëzhgoi edhe procedurën për plotësimin e përbërjes së KZ-së në 73 komisione komunale zgjedhore. Duhet të theksohet se e njejta përfundoi disa ditë pas afatit të parashikuar ligjor. Për herë të parë, përzgjedhja nuk u krye paralelisht për më shumë komisione komunale zgjedhore, por në mënyrë individuale, gjë që kontribuoi në rritjen e transparencës dhe mundësisë për monitorim dhe kontrollë të procesit. Një përfundim i përgjithshëm nga vëzhgimi është se baza e të dhënave e zyrtarëve të administratës përmban të dhëna të paazhurnuara që e bëjnë të vështirë përzgjedhjen e rastësishme të anëtarëve të këshilleve zgjedhore. Përveç kësaj hapet dilema nëse profesione të caktuara siç janë për shembull mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, që nuk janë pjesë e administratës në kuptimin e ngushtë të fjalës, duhet të jenë pjesë e bazës prej të cilëve përzgjidhen anëtarët e organeve zgjedhore. Prandaj, MOST rekomandon që softueri dhe baza për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve zgjedhore të përmirësohet, si dhe të rishqyrtohet mënyra e përzgjedhjes dhe përbërjes së organeve zgjedhore.

 

MOST i inkurajon të gjithë qytetarët, të informohen për çdo aspekt të referendumit, të përfshihen në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe votën e tyre ta japin në përputhje me bindjen dhe vullnetin e tyre personal. Çdo presion, kërcënim apo frikësim i qytetarëve është në kundërshtim me vlerat dhe parimet demokratike.

 

МОСТ i inkurajon qytetarët të paraqesin çdo lloj presioni ose parregullsie në linjën telefonike pa pagesë 080-080-080.

 

 

# # # # #

 

 

Projekti „Vëzhgim vendas i referendumit 2018“ mbështetet nga: Instituti nacional demokratik, Ambasada Britanike Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

 

Qëndrimet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

 

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST: 02/30 99 384

Asociacioni Qytetar MOST e ndjek votimin e sotëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, janë shpërndarë po aq vëzhgues, me çka mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë.

>LINK

Sipas të dhënave që rezultojnë nga programi për mbledhjen paralele të votave (PVT), e që është metodë shkencore matematikore-statistikore, jehona e daljes së votuesve deri në ora 10:00 është 5,2% me margjinë gabimi prej +/- 0,2%.

>LINK

Jehona e votuesve, sipas programit PVT të MOST, deri në ora 13:00 është me margjina të gabimit prej +/- 0,32%.

>LINK

Dalja e votuesve, sipas programit PVT të MOST, deri në ora 16 është 26% me margjinë të gabimit prej +/- 0,4%.

>LINK