Standarde për qëndrueshmëri të Vetëqeverisjes lokale të përgjegjshme, transparente dhe kooperuese

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Nga vetë fillimi i procesit të decentralizimit nevoja për transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënia e NJVL para qytetarëve po zmadhohet.

Prej këtu është edhe iniciativa e MOST-it të fillohet me implementimin dhe vendosja e mekanizmave të cilët do të sjellin gradualisht deri në partneritet mes komunës dhe qytetarëve të saj.
Të zmadhohet transparenca dhe llogaridhënia e komunave dhe të nxitet udhëheqje e mirë, është e nevojshme të ndërmerren hapat vijues: të përmirësohet cilësia e informacioneve mbi punën e komunave të cilat janë në dispozicion për opinionin dhe të sigurohen mënyra me të cilat informacionet e tilla të rregullta dhe në kohë do të jetë në qasje të qytetarëve.

Ky projekt, në fakt është vetëm një vazhdim i projektit “Përgjegjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim i Vetëqeverisjes lokale” (Këshilltar Im I) të cilin MOST-i e realizoi në vitin 2010 dhe i cili pavarësisht nga rezultatet e arritura, zbuloi edhe mangësi serioze në punën e këshillave të NJVL dhe informimi i qytetarëve.

Qëllimi i projektit
Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zmadhimin e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë të vetëqeverisjes lokale dhe zmadhimin e vetëdijes së qytetarëve për punën e këshillave të Njësive të vetëqeverisjes lokale.

Qëllimet specifike të projektit

  • Kualitet i zmadhuar dhe qasje të informacioneve për punën e këshillave të NJVL deri te qytetarët;
  • Qytetarë të informuar për suksesin e aplikimit të kritereve dhe standardeve të vërtetuara në përgatitjen dhe qasjen e procesverbaleve për punën e Këshillave.

 

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga ana e Agjencionit Zviceran për zhvillim SDC, përmes programit Civica Mobilitas. E njëjta është e administruar nga Qendra për Zhvillim Institucional – CIRa.

www.mojotsovetnik.org.mk

Asociacioni qytetar MOST sot në konferencën për media prezantoi raportin nga vëzhgimi i punës së 85 Këshillave të Njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL). Raporti përmban të dhënat për suksesshmërinë në aplikimin e kritereve dhe standardeve themelore në procesin e udhëheqjes së procesverbaleve nga seancat e mbajtura të Këshillave të NJVL, si dhe qasja e tyre deri te qytetarët.

Në kuadër të konferencës ishte i promovuar edhe “Doracaku për përdorimin e standardeve për udhëheqje të procesverbaleve nga seancat e Këshillit të NJVL”, i përgatitur në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL).

Lajmërim për media