Udhëtojmë në Evropë

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Nevoja për realizimin e këtij projekti UDHËTOJMË NË EVOPË buroi nga pamundësia e dukshme e brezit të ri, që të njoftohet me faktet dhe përvojat e Evropës. Shumica e njerëzve të rinj, studentë të Universiteteve në Maqedoni, të cilat duhet të jenë bartësit e zhvillimit të vendit në vitet e ardhshme, madje edhe dekada, asnjëherë nuk e kanë braktisur Maqedoninë.

“Udhëtojmë në Evropë” është projekt rajonal, i cili përveç Maqedonisë realizohet edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Shqipëri, si dhe Kosovë.

Qëllimi i projektit
Misioni i projektit është që studentët nga Maqedonia, përmes udhëtimit, drejtpërdrejtë të njoftohen me vlerat demokratike, shprehitë dhe kulturat e vendeve të Evropës, dhe të promovojnë dhe afrojnë ato vlera në Maqedoni. Në të njëjtën kohë studentët do të promovojnë edhe Maqedoninë në Evropë.

Qëllimet specifike

  • Popullata e re akademike nga Maqedonia të ka mundësinë të njofton vendet, qytetet dhe kulturën në Evropë, sipas zgjedhjes personale;
  • Ata të jenë misionar, të cilët do të shpërndajnë dialog kulturorë dhe shkëmbim, ndërsa në të njëjtën kohë para qytetarëve të Evropës do të paraqesin Maqedoninë;
  • Orientim deklarues ndaj Evropës, e përforcuar me statusin kandidat, mos të jetë vetëm frazë, por të kalon në përvojë në mënyrën më të drejtpërdrejtë, ndërsa nga e gjithë kjo bartësit e ardhmërisë së vendit të kenë fitim;
  • Ngritja e nivelit të vetëdijes mes të rinjve për vlefshmërinë e arsimit të suksesshëm, e cila në aspekt më të gjerë mund të ndikon në vlerat e tundura të shkaktuara si rezultat të tranzicionit. Ky aktivitet në mënyrë intensive do të promovon arsimin, si mënyrë për t’u arritur në jetë.
  • Elita intelektuale dhe kulturore në vend të jetë e pasuruar me numër të konsiderueshëm të të rinjve, të cilët në mjedisin e tyre në mënyrë kompetente do të mund të paraqesin Evropën dhe vlerat e idesë Evropiane;
  • Qëllim jo pak i rëndësishëm i projektit është paraqitja e Maqedonisë pozitive para qytetarëve të Evropës.

Periudha e implementimit
Maj 2007 – Shtator 2007
Qershor 2008 – Nëntor 2008
Qershor 2009 – Nëntor 2009
Qershor 2010 – Tetor 2010
Maj 2011 – Tetor 2011

Arritjet

  • Më tepër se 100 studentë nga Maqedonia kaluan 1 muaj nëpër Evropë duke shkëmbyer përvoja dhe duke u njoftuar me vlerat evropiane;
  • Më tepër se 30 000 Evropian fituan broshurat të cilat e promovojnë Maqedoninë;
  • Prezantim pozitiv i Maqedonisë para qytetarëve të Evropës;
  • I formuar grup i njerëzve të rinj dhe të edukuar, të njoftuar me vlerat themelore demokratike të BE dhe procesit të integrimeve të BE-së.

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga Fondacioni Robert Bosh përmes Fondit Ballkanik për Demokraci.