Udhëzues qytetar nëpër Kuvend

Edukimi i qytetarëve është një hap themelor në inkurajimin e tyre për pjesëmarrje më aktive në proceset demokratike dhe në sjelljen e vendimeve. Duke e kuptuar rolin që duhet t’a kenë në shoqërinë civile dhe duke ju afruar qeverisë, ata do të kontribuojnë për zhvillim më cilësor dhe më të shpejtë të shoqërisë demokratrike.

Hapi i parë i inkuadrimit të qytetarëve në proceset e sjelljes së vendimeve është njohja e tyre me mënyrat dhe metodat e punës së Kuvendit dhe vënia e lidhjeve intensive të bashkëpunit mes qytetarëve dhe deputetëve.

Broshura “Udhëzues i qytetarëve për Kuvendin e R.Maqedonisë” paraqet udhëzues nëpër Kuvendin e R.Maqedonisë si institucion, udhëzues për aktin e sjelljes së vendimeve dhe  veçanërisht i shqyrton mundësitë dhe mënyrat për inkuadrimin e qytetarëve dhe OJQ-ve në procesin e sjelljes së vendimeve. 

 Broshura u shërben organizatave joqeveritare dhe qytetarëve për t’u njohur me procedurën e sjelljes së ligjeve që të mund të veprojnë në mënyrë përkatëse.

 Promovimi zyrtar i këtij publikimi u bë në konferencën “Përforcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe OJQ-ve në R.Maqedonisë”, e cila u mbajt në fillim të muajit prill 2003. Ndërsa broshura ishte e shpërndarë tek qytetarët në tërë territorin e Republikës sonë nëpërmjet zyrave rajonale të MOST-it.

 Pas këtij promovimi publik, në zyrën qëndrore të MOST-it ishin të regjistruara një numër i madh thirjesh telefonike nga qytetarë të cilët broshurën e vlerësuan si shumë efikase, me çka vërtetuan qëllimin e ekzistimit të udhëzuesit.

 Broshura poashtu gjeti zbatim edhe në aktivitetet tjera që organizoi MOST-i, kurse qytetarët e interesuar mund ta shkarkojnë edhe prej lidhjes që vijon.

Broshura “Udhëzues i qytetarëve për Kuvendin e R.Maqedonisë”