Vëzhgimi i punës së Zyrave për kontakt të deputetëve me qytetarët

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Projekti ishte i zhvilluar që të krijon sistem për vëzhgim sistematik dhe formal të Zyrave për kontakt, me qëllim të zmadhohet kualiteti i shërbimeve të cilat i ofrojnë Zyrat, si dhe frekuenca e komunikimit mes qytetarëve dhe deputetëve. Zyrat për kontakt me qytetarët ishin të hapura me qëllim t’ju japin mundësi qytetarëve të bashkëpunojnë dhe komunikojnë më shpesh me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Këto zyre duhet të jenë në nivel më të lartë të përmbushjes me qëllim të ndryshohet perceptimi i qytetarëve për deputetët dhe Kuvendin e RM-së. Informacionet për punën e Zyrave për kontakt ishin të mbledhura përmes intervistave telefonike dhe hulumtimeve në terren me qytetarët.

Qëllimet themelore të projektit

  • Të zmadhon nivelin e efikasitetit të Zyrave dhe asistentëve në to, me qëllim të përmirësohet perceptimi për deputetët dhe Kuvendin e RM-së.
  • Të përcillet epilogu nga rastet në të cilat qytetarët janë drejtuar me kërkesë tek deputetët;
  • Të matet dukshmëria e Zyrave dhe frekuenca e komunikimit mes deputetëve dhe qytetarëve.

Periudha e implementimit
Nëntor 2007 – Tetor 2009

Arritjet

  • Numri i zmadhuar i takimeve mes qytetarëve dhe deputetëve;
  • Numri i zmadhuar i qytetarëve të cilët shfrytëzojnë shërbimet e Zyrave;
  • Numri i zmadhuar i pyetjeve të deputetëve në kërkesë të qytetarëve.

Ky projekt financiarisht ishte i9 përkrahur nga Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Maqedoni.