Vizita në parlamentin

Çdo gjeneratë e re votuesish është mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur norma të fuqishme të vlerave për rëndësinë e të drejtave dhe obligimeve dhe kontributi i qytetarëve aktiv në zhvillimin e shoqërisë demokratike. Duke u nisur nga fakti se bazat e shoqërisë së fortë demokratike i paraqet rinia e një populli, MOST-i orientoi programin e vet edukativ kah votuesit e ardhshëm.

Në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej 1 prill deri më 10 qershor të vitit 2003, MOST-i realizoi, si aktivitet vullnetar, projektin Vizita në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Ky projekt kishte karakter edukativ dhe ishte i paraparë për nxënës të vitit të katërt të disa shkollave të mesme nga Shkupi, respektivisht për persona të cilët, në zgjedhjet e ardhshme do të dalin në votime për herë të parë.

Qëllimet themelore të realizimit të këtij projekti ishin:

 –         Afrimi i institucionit Kuvend, i cili paraqet shtëpinë më të lartë ligjdhënëse, tek nxënësit;

–         Informimi i të rinjëve për procesin e sjelljes së vendimeve, me qëllim që të inkuadrohen në proceset demokratike në mënyrë më aktive;

–         Promovimi i Kuvendit të RM-së si një institucion i hapur dhe transparent;

–         Përmirësimi i komunikimit mes deputetëve dhe votuesve të ardhshëm; dhe

–         Nxitja e aktiviteteve vullnetare dhe kyçja e rinisë në proceset e përgjithshme politiko-shoqërore.

Gjatë qëndrimit të tyre në ndërtesën e Kuvendit, nxënësit u njohtuan me të gjitha veçoritë e ndërtesës, siç janë sallat e takimeve, sallat e manifestimeve të ndryshme  dhe dhomat me rëndësi kulturore dhe historike për Maqedoninë. Vizitat në Kuvend i udhëheqnin persona kompetentë nga shërbimi i Kuvendit.