Votoj për herë të parë

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Ideja për zbatimin e projektit rrjedhë nga nevoja për edukim të përhershëm dhe pandërprere të votuesve. Në vitin 2004 MOST-i vendosi të punon në edukimin e atyre që më tepër kanë nevojë, përkatësisht ata të cilët votojnë për herë të parë. Përveç asaj që të dhënat statistikore ishin shumë të paqarta dhe detale, prapë se prapë vërtetojnë se interesimi i kësaj grupe për ndodhitë shoqëroro-politike, përfshi edhe zgjedhjet, është shumë e vogël. Në veçanti ata njerëz të ri të cilët janë të angazhuar nga partia fitojnë edukate të caktuar e cila është e paplotë.

Mënyra më e mirë të përfshihet kjo grup qëllimore ishte përmes sistemit arsimor, përkatësisht vitet mbarese në shkollat e mesme në tërë vendin.

Projekti filloi të realizohet në shtator të vitit 2004. Faza e parë e projektit u realizua gjatë vitit shkollor 2004/2005. Rezultatet të cilat ishin të arritura në fazën e parë sollën deri në vazhdimin e projektit në 6 vitet shkollore të ardhshme, e përmbyllur me vitin shkollor 2010/2011. Projekti ishte i përkrahur, së pari nga ata për të cilët ishte i dedikuar, maturantët, ndërsa pastaj edhe nga ana e drejtorëve të shkollave të mesme dhe profesorët.

Në tetor të vitit 2005 ishte i firmosur Memorandum për bashkëpunim mes MOST-it dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë. Vitet në vijim, projekti realizohej me Memorandum aktiv për bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë, por qëllim përfundimtar i projektit ishte që projekti tërësisht të inkorporohet materia në programin arsimor të rregullt.

Implementimi i projekti parashikonte koordinim serioz, përkrahje logjistike si dhe komunikim me shkollat e mesme në të gjitha qytetet në Republikën e Maqedonisë. Mirëpo, ajo vërtet gëzon është fakti se numër i madh i njerëzve nga punëtoritë dhe përmes qasjes së adaptuar metodologjike në mënyrë interaktive u njohën me procesin zgjedhor si dhe me përparësitë të asaj të jesh qytetarë aktiv.

Qëllimi i projektit
Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuon në përmirësimin e njohurive tek ato votues të cilët do të votojnë për herë të parë, për të drejtat dhe obligimet e tyre në lidhje me zgjedhjet dhe për rëndësinë e asaj që të jesh qytetarë aktiv, përmes ndërtimit të pandërprerë të kapaciteteve të sistemit arsimor formal.

Qëllimet specifike të projektit

  • Edukimi i votuesve të cilët votojnë për herë të parë në proceset zgjedhore dhe qytetërimi aktiv;
  • Ngritja e vetëdijes tek votuesit të cilët votojnë për herë të parë për çështje lidhur me votimin familjar dhe votimi në emër të tjetrit;
  • përcjellja e kapaciteteve dhe njohurive në sistemin arsimor formal në vend.

Periudha e implementimit
Viti shkollor 2004/2005 – Viti shkollor 2010/2011

Arritjet 

  • Të edukuar gjithsej 23.639 nxënës të shkollave të mesme të cilët do të votojnë për herë të parë;
  • Të realizuara 871 punëtori në 104 shkolla të mesme në tërë vendin;
  • Të zhvilluar dhe shpërndarë Doracak Votoj për herë të parë, Leksik Votoj për herë të parë, si dhe flaer për votim familjar dhe votim në emër të tjetrit;
  • Të trajnuar më shumë se 20 trajnues të përfshirë në punëtoritë;
  • Memorandum për bashkëpunim i firmosur me Ministrinë për arsim dhe shkencë.

Realizimi kryesor i këtij projekti ishte arritja e qëndrueshmërisë së tërësishme dhe institucionalizimi. Temat të cilat ishin të përfshira në punëtoritë në kuadër të programit mësimor, pikërisht Ministria për arsim dhe shkencë sjelli vendim për ndryshim dhe plotësim të programit mësimor në lëndën e arsimit qytetar për vitin e 4 për të gjitha degët dhe profilet e arsimit profesional.

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga Fondi Nacional për Demokraci, Ndihma popullore e Norvegjisë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.