Zyra për kontakt mes OJQve dhe Kuvendit të RM-së

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Zyra ishte e hapur në vitin 2004 dhe paraqiste servil për organizatat qytetare, vendi ku munden të ulen dhe ti diskutojnë çështjet ligjore, mjet për organizatat qytetare që të mund të përfaqësojnë dhe lobojnë për çështje të rëndësishme, mjet për deputetët të përfshihen në organizatat qytetare në procesin e vendimmarrjes dhe përgatitjes së legjislacionit i cili ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve.

Qëllimi i projektit
Qëllimi i Zyrës ishte të institucionalizohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes Kuvendit dhe organizatat qytetare.

Qëllimet specifike

  • Përmes shfrytëzimit të të gjitha mjeteve informuese që ti sigurojë Kuvendit dhe sektorit civil të dhëna relevante, thelbësore për dialog të hapur dhe intensiv;
  • Lidhja e qytetarëve me organet ligjdhënëse, me qëllim që të zmadhohet kontributi i sektorit civil në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes.

Periudha e implementimit
Tetor 2004 – Korrik 2009

Arritjet 

  • Të organizuara 305 mbledhje prej të cilave 82 në kërkesë të qytetarëve, 173 në kërkesë të organizatave qytetare, 16 në kërkesë të deputetëve dhe 9 në kërkesë të sektorit pranë Kuvendit të RM-së;
  • Të parashtruara 6 propozime për sjelljen ose ndryshimin e ligjit;
  • Pjesëmarrje në debate, diskutime dhe dëgjime publike;
  • Organizimi i konferencave dhe tryezave të rrumbullakëta;
  • Partner i Kuvendit gjatë implementimit të projektit e-Kuvendi në fushën e digjitalizimit të stenogrameve nga seancat plenare më vonë të shpallura në internet faqen zyrtar të Kuvendit të RM-së.

Në vitin 2009 Zyra kaloi në Qendrën për përfaqësim, i cili është operues dhe ju ndihmon organizatave qytetare në përpjekjet e tyre për përfaqësim dhe lobim.

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar (USAID), Fondi Ballkanik për Demokraci, Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Maqedoni dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.