Parlamenti i Hapur

,

Me qëllim që të shënohet “Dita e Evropës-9 Maji”, Kuvendi i RM-së apo konkretisht Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, dërgoi ftesë deri në MOST që të jetë pjesë e këshillit organizativ dhe të jetë përgjegjës për komponentin civil të ngjarjes. Duke pasur parasysh se transparenca e institucioneve është një nga vlerat themelore të cilat MOST-i i promovon në shoqëri dhe në lidhje me këtë se ngjarja e tillë ishte e vlerësuar si kompatibil me misionin e organizatës, MOST-i vendosi të pranojë të jetë pjesë e këshillit dhe të marrë pjesë në vet ngjarjen.  Kjo ngjarje ishte një aktivitet vullnetar i MOST-it.

Vet ngjarja ishte e dizajnuar për të:

  • Afruar Kuvendin si organ më i lartë ligjdhënës dhe përfaqësues më afër qytetarëve;
  • Promovuar Kuvendin si institucion transparent dhe i hapur;
  • Përmirëson komunikimin mes deputetëve dhe qytetarëve;
  • Përmirëson komunikimin dhe bashkëpunimin mes deputetëve dhe organizatave qytetare.

Arritjet

  • Më tepër se 600 qytetarë vizituan Kuvendin;
  • Vizita të organizuara të Kuvendit nga grupe të nxënësve nga 5 shkolla të mesme nga Shkupi;
  • Debat publike e organizuar “Dialog i hapur dhe transparent mes Kuvendit të RM-së dhe shoqërisë civile” në kuadër të ngjarjes në hapësirat e vet Kuvendit në të cilën morën pjesë deputet, media dhe organizata qytetare.

Periudha e implementimit
Maj 2010