Dita globale e zgjedhjeve

,

Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuon në festimin e Ditës globale të zgjedhjeve, i cili festohet të enjten e parë të shkurtit për çdo vit, me qëllim që të ndihmon besimin e përfaqësuesve zgjedhor në pakthyeshmërinë e proceseve demokratike. Si një nga aktorët kryesorë të shoqërisë civile në Maqedoni, MOST-i filloi të shënon festimin e kësaj dite. Promovimi i standardeve ndërkombëtare dhe vlerave demokratike është proces që nuk përfundon, për këtë arsye MOST-i zbaton lloje të ndryshme të ngjarjeve me qëllim të shënimit të kësaj dite.
Aktivitetet ishin të organizuara që administratës zgjedhore dhe partive politike t’ju ndihmohet të zmadhojnë njohuritë e veta për trandet dhe nxitjet e reja lidhur me modelet e ndryshme të sistemeve zgjedhore.
Aktivitetet tjera ishin të disejnuara me qëllim që, t’ju ndihmohet atyre të cilët votojnë për herë të parë, të njoftohen me rolin dhe funksionin e Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe të kurajojnë të rinjtë të përkushtohen në respektimin e vlerave demokratike.

Qëllimi
Promovimi i standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta dhe transparente, dhe ngritja e vetëdijes për vlefshmërinë e zgjedhjeve për proceset demokratike mes administratës zgjedhore dhe partive politike si dhe mes opinionit.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2009:

  • Konferencë për media në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve, duke shënuar fillimin e projektit “Vëzhgimi vendas i Zgjedhjeve Presidenciale dhe Lokale 2009”;
  • Konferencë për media në të cilën përveç z. Darko Aleksov gjithashtu u drejtuan edhe I dërguari special dhe Shef i Delegacionit të BE-së për Maqedoni, z. Ervan Fuere dhe Zëvendës shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së, z. Tomas Navratil.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2010:

  • Komisioni shtetëror zgjedhor dhe MOST-i organizuan takime me nxënës të shkollave të mesme nga 5 shkolla të mesme nga Shkupi të cilët u njoftuan me punën e KSHZ-së dhe procesin e votimit;
  • Për ditën, u organizua festim i përbashkët me KSHZ.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2011:

 

  • U organizua konferencë për Ditën globale të zgjedhjeve në kuadër të projektit “Lista të hapura” me të cilin u shënua fillimi i fushatës për ndryshim të sistemit zgjedhor në RM.

Periudha e implementimit
Shkurt 2009
Shkurt 2010

Arritja kyçe e këtij projekti është kontributi i përhershëm i MOST-it në promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare përmes shënimit të Ditës globale të zgjedhjeve.

Ky projekt financiarisht ishte e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Duke filluar prej vitit 2006 çdo të enjte të parë të muajit shkurt shënohet si Ditë globale e zgjedhjeve.

Nj[ë nga qëllimet kryesore të kësaj dite është informimi i opinionit për arritjet e reja dhe sfidat lidhur me llojet e shumta të sistemeve zgjedhore.

Asociacioni qytetar MOST, këtë ditë e shënon përmes përfaqësimit dhe promovimit të idesë për ndryshim të sistemit zgjedhor prej proporcional me lista të mbyllura në sistem proporcional me lista të hapura, me qëllim të përparimit të sistemit zgjedhor dhe proceseve demokratike në Maqedoni.

Për çdo përfaqësim është e nevojshme përkrahje. Të interesuarit për temën, mund të marrin informacione të nevojshme në internet faqen: www.otvorenilisti.org