Finansimi i partive politike

,

Tryeza të rrumbullakëta në temë: “Ligji për financimin e partive politike”

Qëllimi
Nevoja për mundësi të barabartë për përfaqësimin e partive politike në skenën politike, vetvetiu imponoi nevojën për sjelljen e Ligjit për financimin e partive politike.
Sjellja e Ligjit për financimin e partive politike do të kontribuonte në zvogëlimin e mundësive që partitë politike të financohen në mënyrë jolegale, ndërsa me këtë do të kontribuohet që përfaqësuesit e zgjedhur t’ju përgjigjen dëshirave dhe nevojave të qytetarëve, e jo të përkrahësve të tyre financiar.

Diskutimi për projekt-ligjin për financimin e partive politike ishte i mbajtur në disa tryeza të rrumbullakëta që më 13 dhe 14 nëntor të vitit 2003 u mbajtën në Ohër, në organizim të MOST-it, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Shkup.
Ekspertët, përfaqësuesit e Ministrisë për drejtësi dhe financa, përfaqësuesit e partive politike dhe të organizatave qytetare i treguan mendimet dhe rekomandimet e veta, dhe miratuan përfundime të cilat ishin të inkorporuar në ligj, para se ai të parashtrohej në Kuvendin e RM-së.

Ky ligj hyri në fuqi në tetor të vitit 2004.