NËNSHKRUHET MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM PËR FORMIM TË PLATFORMËS PËR VËZHGIM TË ZGJEDHJEVE

NËNSHKRUHET MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM PËR 

FORMIM TË PLATFORMËS PËR VËZHGIM TË ZGJEDHJEVE 

Asociacioni qytetar „MOST“, Instituti për studime komunikacioni, Transparency International – Maqedoni, Qendra për analiza ekonomike dhe Civil – Qendra për liri, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me qëllim formimit të platformës transparente dhe inkluzive për bashkëpunim dhe komunikim të bazuar në Deklaratën për parime globale për vëzhgim dhe monitorim të paanshëm të zgjedhjeve nga ana e organizatave qytetare, si dhe promovim të standardeve dhe mënyrave të përbashkëta të sjelljes gjatë procesit. Deklarata e nënshkruar në 3 prill 2012 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, e përkrahur nga më shumë organizata ndërqytetare, dhe e nënshkruar nga 160 organizata joqeveritare nga e gjithë bota.

Bashkëpunimi përveç tjerash do të bazohet në respektim të kushtetutës, ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet, paanshmëri dhe neutralitet politik, saktë dhe në kohë njoftim bazuar në fakte.

Të gjitha organizatat-nënshkruese të memorandumit u pajtuan që të bashkëpunojnë për t’i mbrojtur të drejtat e votuesve dhe aktorëve politik, me paanshmëri strikte dhe pa diskriminim, përkufizime të paarsyeshme, ndërhyrje apo kërcënime.