INFORMACIONE TË KAPSHME – QUTETARË AKTIVË

Konferenca me temë “Informacione të kapshme – qytetarë aktivë” u mbajt sot, nën organizim të Asociacionit qytetar MOST. Qëllimi i conferences ishte promovimi i internet portalit “Ke të drejtë të dish”, projekt i Asociacionit qytetar MOST. Portali ka për qëllim t’i tregojë ndryshimet shoqërore në Republikën e Maqedonisë përmes hulumtimit dhe zbatimit të llojeve të ndryshme të të dhënave (demografike, ekonomike, sociale, të dhëna për rezlutatet zgjedhore) për të gjitha komunat e RM-së.

Në panel diskutimet u theksua se një resurs i këtillë i cili do të mbledh të gjitha të dhënat relevante në një vend dhe kështu do të ofrojë një mënyrë unike për të përdorur informacionet e kapshme në gjithë shoqëri do të kontrbuojë ndaj debatit të argumentuar dhe drejtimit objektiv të diskursit publik për të gjitha problemet e qytetareve.

Z. Endrju Stot, ish drejtor i Trensparencës Britania e Madhe, tregoi për disa ndryshime komparative nga fusha e të dhënave të kapshme dhe për mënyrat se si ato të prezantohen me qëllim që të jenë të kuptueshme dhe me dobi për të gjithë qytetarët.

Z. Darko Aleksov theksoi se portali paraqet vetëm një pikë fillestare e cila do të kontribuojë për një pamje të ndryshme dhe kuptm të të dhënave statistike. Portali, sipas Aleksov, do të kontribuojë që qytetarët të jenë më të informuar për gjendjet shoqërore që më tutje do të ndikojë në aktivitetin e tyre dhe kyçje në proceset demokratike.

Z. Dragan Antonovski, duke i shfrytëzuar resurset e sajtit tregoi inçizime nga fusha e migrimit në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i prezantimit të tij ishte të tregohet dobia e mjetit për media dhe gazetarë dhe dha një dimension të ri për grumbullimin e të dhënave dhe prezantim për opinion.

Z. Sasho Macanovski-Trendo me përvojën e tij afatgjate në fushën e IT tekonolgjisë përfundoi se protali është mjet i shkëlqyeshëm vizual për hulumtim dhe do të jetë shumë i vizituar dhe i dobishëm, veçanërisht nga gjenerata me e re e përdoruesve të internetit.

Në konferencë morën pjesë ekspertë nga fusha e shkencave shoqërore, përfaqësues të organeve dhe institucioneve përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistike, përfaqësues të komunave në RM, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të organizatave qytetare dhe mediat.

Projekti “Ke të drejtë të dish” e zbaton Asociacioni qytetar MOST, ndërsa i njëti është mbështetur financiarisht nga Fondi Ballkanik për Demokraci (Balkan Trust for Democracy), Ambasada e Mbretërisë Holandeze dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore

Faqja e interntit të projektit është http://www.pravodaznaes.mk