KONFERENCË “ROLI I VËZHGUESVE VENDAS DHE STANDARDET PËR VËZHGIM VENDAS TË ZGJEDHJEVE” – STANDARDE PËR VËZHGIM VENDAS TË ZGJEDHJEVE

Në Republikën e Maqedonisë vëzhguesit vendas obligimet e veta i plotësojnë në përputhshmëri me Kodin zgjedhor, si dhe me Kodin për vëzhgim të zgjedhjeve dhe procedurave zgjedhore për vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë të cilat i jep Komisioni shtetëror zgjedhor para çdo zgjedhje. Pranë legjislacionit vendas, puna e vëzhguesve vendas në mënyrë plotësuese bazohet edhe në standardet ndërkombëtare për vëzhgim të zgjedhjeve. Mirëpo ajo që mungonte në tërë procesin ishte përmbledhje nga standardet për vëzhgim vendas të zgjedhjeve të cilat do të ishin të pranueshme dhe të respektuara nga ana e çdo pjesëmarrësi në proceset e ardhme zgjedhore. Zhvillimi i këtyre standardeve për vëzhgim vendas të zgjedhjeve ishte qëllim primar i Konferencës “Roli i vëzhguesve vendas dhe standardet për vëzhgim vendas të zgjedhjeve”, e cila ishte e organizuar nga ana e MOST-it në periudhën 18 – 20 qershor të vitit 2009. Përfaqësuesit nga institucionet shtetërore ishin të ftuar dhe morën pjesë në konferencë: Komisioni shtetëror zgjedhor, Ministria për drejtësi, Ministria për punë të brendshme, Enti shtetëror për revizion, Këshilli për radiodifuzion, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, OSCE Misioni në Shkup, Zyra e përfaqësuesit special të BE në Maqedoni, zyra e Këshilli të Evropës në Shkup, përfaqësues të organizatave relevante qytetare, si dhe përfaqësues nga partitë politike dhe media në Maqedoni.

Qëllimi kryesor i konferencës pranë standardeve të propozuara, kishte për qëllim t’ju tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, organizatave qytetare dhe opinionit për rëndësinë nga vëzhgimi vendas të zgjedhjeve në procesin e ndërtimit të kapaciteteve demokratike në vend. Në mënyrë plotësuese, konferenca ishte e realizuar me qëllim që të përforcon besimin e ndërsjellë mes vëzhguesve vendas, institucioneve shtetërore, medieve dhe subjekteve politike të cilat marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Secili sesion ishte i dizajnuar të ketë nga 2 ekspertë për fushë të caktuar si kryesues me analizë personale dhe rekomandime për gjendjen momentale në fushën e cila është temë e diskutimit. Pastaj përfaqësuesit të organizatave qytetare dhe sektorit publik kishin mundësinë të shkëmbejnë mendimet për nevojat, principet dhe mekanizmat për përmirësimin e rolit të vëzhguesve vendas, ngritjen e standardeve për vëzhgim vendas dhe përforcimi i besimit dhe bashkëpunimi mes vëzhguesve vendas, institucioneve shtetërore, media dhe partitë politike. Me qëllim që të informohet opinioni për konferencën, në të njëjtën ishin të ftuar dhe morën pjesë disa media nacionale dhe lokale.

Arritjet
Organizatat qytetare, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të partive politike u pajtuan të vendosin disa principe si set nga standardet për vëzhgim vendas të zgjedhjeve sipas të cilave njëkohësisht standardet më të larta ndërkombëtare për vëzhgim do të respektohen. Këto principe janë përmbajtur në publikimin “Standarde për vëzhgim vendas të zgjedhjeve”.

Periudha e implementimit
Qershor 2009 – Shtator 2009

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.