KONFERENCË “MEKANIZMA INSTITUCIONAL PËR BASHKËPUNIM MES KUVENDIT DHE SEKTORIT CIVIL NË RM”

Konferenca ishte e mbajtur më 18 qershor të vitit 2010. Konferenca kishte për qëllim të merret me çështje të rëndësishme, të ndara në tri tema në panel diskutime të veçanta. Në kuadër të temës së parë, koncepti kryesor janë mekanizmat ekzistues për bashkëpunim për të cilët folën deputetët nga Kuvendi i RM-së dhe përfaqësues të organizatave qytetare, ndërsa ishin të diskutuara edhe me pjesëmarrësit e tjerë. Tema e dytë kishte të bënte me natyrën, intensitetin dhe rezultatet e dëgjimeve dhe mbikëqyrjeve publike, për të cilat  diskutuan deputetët të cilët kishin zbatuar dëgjime të tilla dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që punojnë për të mbështetur dëgjime të tilla. Tema e tretë u përqendrua në bashkëpunimin mes organizatave qytetare dhe Kuvendit drejt procesit të anëtarësimit në BE.

Në konferencë morën pjesë më tepër se 70 pjesëmarrës, duke përfshirë anëtarë të Kuvendit, të punësuar në shërbimet e Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe ekspertë.

Fjalimet hyrëse ishin nga ana e Simone Filipini, Ambasador i Mbretërisë së Holandës, z. Trajko Veljanoski, Kryetar i Kuvendit të RM-së, dhe z. Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST-it. Secili prej tyre theksoi nevojën për dialog të hapur mbi situatën dhe marrëdhëniet midis këtyre dy sektorëve shumë të rëndësishëm të një shoqërie demokratike, legjislative dhe shoqërisë civile.
Konkluzionet që dolën nga Konferenca, dhe janë pjesë nga raporti i të njëjtës, në mënyrë të qartë e shprehin nevojën për një dokument zyrtar me të cilin do të rregullohen rregullat dhe procedurat për bashkëpunim mes të Kuvendit dhe shoqërisë civile.

Këto janë disa nga rekomandimet:

  • Të punohet në drejtim të zmadhimit të besimit dhe bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe Kuvendit;
  • Të institucionalizohet bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe Kuvendit, me qëllim që saktë të definohen rregullat e bashkëpunimit dhe komunikimit, që mos të lihet në vullnetin e mirë të individëve;
  • Të ndërtohen mekanizma të partneriteteve të qëndrueshme, të bazuara në principe dhe forma qartë të definuar në Rregulloren për punë ose dokumente dhe akte tjera të cilat do të rregullojnë funksionimin e Kuvendit në këtë sferë;
  • Ekziston nevoja nga kontributi aktiv i të dyja palëve të interesuara në drejtim të përmirësimit të kualitetit dhe zmadhimit të intensitetit të mbajtjes së debateve mbikëqyrëse;
  • Debatet mbikëqyrëse dhe dëgjimet publike në mënyrë aktive të shfrytëzohen si mekanizma për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave dhe informacioneve.

Periudha e implementimit
Qershor 2010

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.