KONFERENCË “PJESËMARRJE E QYTETARËVE DHE ORGANIZATAVE QYTETARE NË PROCESET E KRIJIMIT TË POLITIKAVE DHE VENDIMMARRJES”

Më 11 dhjetor të vitit 2007, Zyra për kontakt mes OJQve dhe Kuvendit të RM-së në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për të drejtë joprofite në Budapest dhe Departamenti për bashkëpunim me organizatat joqeveritare pranë Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së RM-së organizuan konferencë në temë “Pjesëmarrje të qytetarëve dhe organizatave qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes” .

Qëllimet e konferencës

  • Të fillohet diskutim në temë pjesëmarrje të opinionit në një nivel më të gjerë dhe të lartë për palët maqedonase të interesuara;
  • Të ngihet vetëdija për rëndësinë nga përfshirja e qytetarëve dhe organizatave të tyre në zhvillimin dhe miratimin e politikave mes të gjitha anëve të interesuara;
  • Të informohen të gjitha anët e interesuara për praktikat më të mira për pjesëmarrje, të promovuar në nivel nacional dhe në nivel të Bashkimit Evropian;
  • T’ju mundësohet qytetarëve të Maqedonisë të mësojnë nga përvojat e vendeve tjera të cilat kanë ndërmarr hapa që të sigurohet konsultim dhe pjesëmarrje efektive;
  • Të formohet forum për prezantim dhe diskutim për mundësitë dhe sfidat për pjesëmarrje në kontekst më të gjerë për Maqedoninë;
  • Të përkrahet  shpërndarja e përvojës, të metodave të suksesshme dhe leksioneve të mësuara mes trupave të ndryshëm shtetëror dhe organizatave;
  • Të nxiten palët vendase të interesuara të ndërmarrin iniciativë që do të sigurojnë praktika më të mira të pjesëmarrjes të përfshihen në sistemin dhe punën e tyre.

Konferenca ishte e hapur nga ana e z. Stojan Todorov, Sekretar gjeneral i Qeverisë së RM-së dhe z-nja Liljana Popovska, deputet në Kuvendin e RM-së, të cilët shprehën përkushtimin e institucioneve shtetërore të përkrahin pjesëmarrjen dhe të kurajojnë pjesëmarrësit të propozojnë masa konstruktive për përmirësimin e situatës në vend.
Suzana Nikodijeviq-Filipovska, udhëheqës i Sektorit për analiza të politikave dhe koordinim pranë Sekretariatit të përgjithshëm në Qeverinë e RM-së, z-nja Elizabeta Nedanovska udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare pranë Qeverisë së RM-së dhe z. Darko Aleksov nga Asociacioni qytetar MOST/Zyra për kontakt mes OJQve dhe Kuvendit të RM-së, prezantuan rolin e këtyre zyrave dhe sektorëve si fascilitues në procesin e përfshirjes.
Pjesëmarrës nga Estonia, Polonia, Kroacia dhe Sllovakia shpërndan përvojën nga vendet e tyre në krijimin e mekanizmave me qëllim që të sigurohet pjesëmarrje qytetare sistematike dhe efektive.
Gjatë debatit z. Ivica Bocevski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së, z. Numan Limani, sekretar shtetëror në Ministrinë për drejtësi, z. Aleksandar Nikollovski, deputet dhe disa përfaqësues të organizatave qytetare diskutuan për praktikat e mira momentale të pjesëmarrjes qytetare si dhe për sfidat e procesit. Ky diskutim ishte i filluar nga eksperti vendas. Natasha Gaber Damjanovska prezantoi rezultatet e saja preliminare nga analiza e kornizës ligjore në Maqedoni dhe praktikat lidhur me pjesëmarrjen/përfshirjen qytetare.

Në debat ishin të mbuluara temat vijuese:

  • Praktikat më të mira të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen publike: informacion, konsultim, përfshirje aktive në nivel të Qeverisë dhe Kuvendit, si dhe lotimi për ligjet;
  • Përvojë praktike nga vendet e Evropës dhe më gjerë në mënyrën e rregullimit të pjesëmarrjes në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes (ligje, kode ose strategji për bashkëpunim);
  • Faktorë tjerë të cilët ndikojnë në procesin e përfshirjes (perceptim, vetëdije për mundësitë të cilat i ofron procesi, kultura, mënyra e të menduarit, kapaciteti i institucioneve dhe sektori).

Periudha e implementimit
Dhjetor 2007

Kjo konferencë financiarisht ishte e përkrahur në kuadër të projektit për përforcimin e shoqërisë civile, i përkrahur nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar (USAID) i zbatuar nga ana e Institutit për komunitete të qëndrueshme (ISC) në bashkëpunim me CIRa dhe IMM.