U mbajt takim i grupit të punës për legjislacion zgjedhor

Sot në Klubin e deputetëve në organizim të Ministrisë së drejtësisë, kurse me mbështetje të Asociacionit qytetar MOST, u organizua takimi i parë i grupit të punës që do të punojë në përgatitjen e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor me qëllim të adresimit të rekomandimeve të vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtar për përmirësim të procesit zgjedhor.

Grupi i punës është formuar nga Ministria e drejtësisë, e cila do të menaxhojë procesin e konsultimeve me palët e interesuara, kurse mbështetje për tërë procesin do të sigurohet nga Asociacioni qytetar MOST.

Në takimin e sotëm u përcaktuan parimet e përgjithshme të punës të grupit të punës. Anëtarë të grupit të punës, përveç Ministrisë së drejtësisë dhe Asociacionit qytetar MOST, janë edhe përfaqësues të partive politike, të gjitha institucionet e tjera që kanë juridiksion në procesin zgjedhor, përfaqësues të organizatave të tjera të shoqërisë civile që punojnë në fushën e zgjedhjeve. Kontribut në punën e grupit të punës do të japin edhe ekspertët e ODIHR-it dhe IFES, ndërsa përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të marrin pjesë si vëzhgues të procesit.

Mbështetja që Asociacioni qytetar MOST ia ofron Ministrisë së drejtësisë në këtë proces është mundësuar përmes projektit “Promovimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta përmes transparencës dhe përfaqësimit“, që financohet nga NED dhe Ambasada Britanike në Shkup. Qëllimi i projektit është përgatitja e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor përmes përfshirjes së përfaqësuesve të të gjitha palëve të tanguara.