Të dhëna të përgjithshme për projektin
Duke filluar prej vitit 2002, përmes rrjetit nacional nga vëzhgues të trajnuar vendas dhe përdorimi i metodologjisë specifike për mbledhjen e rezultateve, MOST-i është udhëheqës i përpjekjeve qytetare në sigurimin e legjitimitetit dhe zgjedhjeve demokratike në Maqedoni.

Qëllimi i projektit
Të zmadhon transparencën e procesit zgjedhor dhe përgjegjësinë e administratës zgjedhore, përmes përfshirjes së qytetarëve si vëzhgues vendas jopartiak në proces.

Qëllimet specifike

  • Të siguron pjesëmarrje të qytetarëve në procesin e vëzhgimit vendas jopartiak të zgjedhjeve;
  • Të siguron respektimin e të drejtës dhe ligjet gjatë zbatimit të votimit në vendet zgjedhore;
  • Të rritet vetëdija tek qytetarët për drejtat dhe obligimet e tyre për kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore.


MOST-i është autoritet udhëheqës në Maqedoni në vëzhgimin vendas  dhe në zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Përmes 8 zgjedhjeve nacionale, 4 lokale dhe 3 referendume, MOST-i ka rekrutuar, trajnuar dhe shpërndarë 30.000 qytetarë si vullnetarë/vëzhgues vendas në zgjedhje.

Pasi ndihmoi të zmadhohet niveli i dialogut mes bartësve të vendimeve, qytetarët dhe sektorit civil, në vitin 2009 MOST-i e drejtoi vëmendjen e vet në ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare në aferën e lotimit dhe përfaqësimit. Sot, Qendra për përfaqësim e MOST-it, si dhe Doracaku për përfaqësim shërbejnë si resurse për mësim dhe zhvillim të kapaciteteve të organizatave qytetare në tërë vendin.

MOST-i shfrytëzoi shumë mundësi për të përfaqësuar për reformat politike. Në vitin 2004, pas Zgjedhjeve Presidenciale dhe Lokale, MOST-i dha rekomandime për përmirësimi e legjislacionit zgjedhor. Si rezultat i këtyre rekomandimeve, në vitin 2006 ishte i kodifikuar legjislacioni zgjedhor përmes miratimit të Kodit zgjedhor i cili në një vend i përmban dispozitat të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale. Duke filluar në vitin 2008, MOST-i luan rol aktiv në më tepër grupe punuese qeveritare të formuara për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Në këto grupe punuese morën pjesë edhe ekspertë, kreator të politikave dhe përfaqësues të OSCE-së, ndërsa MOST-i është i vetmi përfaqësues nga sektori civil.

Në vitin 2010, MOST-i filloi të punon në përgatitjen e rekomandimeve për vendosjen e sistemit zgjedhor me lista të hapura me çka organizoi fokus-grupe në të cilat anë të ndryshme të interesuara i shkëmbyen mendimet e veta, ndërsa gjithashtu ishte e përpunuar edhe analiza krahasuese. Puna e këtij projekti është akoma në vijim.

Me qëllim të sigurimit të përgjegjësisë së deputetëve ndaj qytetarëve, MOST-i vlerësoi punën e çdo deputeti dhe botoi raportin “Deputeti im”, i cili ishte i insertuar në gazetat ditore. Raporti i radhiti deputetët n[ bazë të kritereve vijuese: pjesëmarrje në seanca, iniciativa ligjdhënëse dhe vizita dhe takime në zyrat për komunikimin me qytetarët. Rezultatet e ulëta të deputetëve në raport, nxiti qytetarët për t’iu përgjigjur me thirrje ndaj deputetëve që të jenë më të hapur për ta. Raportin tani e publikon Kuvendi, në bazë vjetore.

MOST-i luan rol udhëheqës në përmirësimin e mekanizmave institucional për pjesëmarrje të qytetarëve. Përmes takimeve dhe debateve publike ju mundësoi organizatave qytetare dhe përfaqësuesve politik të shqyrtojnë dhe shkëmbejnë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre. Ishin të ndërmarra  iniciativa të rëndësishme të cilat lehtësuan pjesëmarrjen e organizatave qytetare në shqyrtimet publike dhe mbikëqyrëse, ndërsa deputetë fituan qasje më të madhe në ekspertizën e organizatave qytetare.

Në nivel lokal, MOST-i filloi programin “Vetëqeverisje lokale e përgjegjshme, transparente dhe kooperative” në mënyrë që të aktivizojë organizatat lokale qytetare në monitorimin e punës së vetëqeverisjes lokale dhe furnizimet publik. Ishin të botuara 12 raporte për punën e këshillave komunal. Pas kësaj vijuan debate në të cilat përfaqësuesit lokal politik dhe bashkësitë qytetare përpunuan “Listën e bardhë të prioriteteve”.  Ishin të identifikuara gjithsej 65 prioritete, prej të cilave 20 ishin të adresuara me shpërndarje buxhetore në 6 komuna.

Duke pas parasysh se në fillim nuk ekzistonin zyre për komunikim mes deputetëve dhe qytetarëve, të njëjtat nuk kishin shumë mundësi për kom ankim të drejtpërdrejtë. Përmes programit “Parlamenti mobil”, i cili filloi në vitin 2003, MOST-i arriti të lidh 3.000 qytetarë dhe organizata qytetare me më tepër se 200 deputet dhe 48 përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, në më tepër se 93 debate publike të mbajtura në tërë vendin. Ky hap fillestar dhe dobishmëria nga angazhimi i vazhdueshëm qytetar të cilin e tregoi, solli deri në atë që në vitin 2007 Kuvendi të hap zyra të përhershme për komunikim mes deputetëve dhe qytetarëve.

Në vitin 2004, MOST-i filloi iniciativë për përmirësimin e komunikimit mes organizatave qytetare dhe Kuvendin, përmes firmosje së marrëveshjes zyrtare për themelimin e Zyrës për kontakt mes OJQve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 2004 deri në vitin 2010, ishin të organizuara më tepër se 300 takime, në kërkesë të 173 organizatave qytetare, 82 qytetarë, 16 deputet dhe 9 sektorë të Kuvendit. Si rezultat i punës së Zyrës ishin të shqyrtuara dhe të miratuara 6 rezoluta dhe amendamente, ndërsa gjithashtu ishin të mbajtura më tepër debate publike në tema të ndryshme: “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe organizatave qytetare në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes”, “Lobimi dhe krijimi i politikave në lidhje me HIV/SIDA”, “Ligji për shoqata dhe fondacione” etj.

Gjatë ekzistimi të vet 9 vjeçar, MOST-i ka mobilizuar më tepër se 90.000 qytetarë në lloje të ndryshme të aktiviteteve, të drejtuara në zmadhimin e transparencës, përgjegjësisë dhe hapjes së institucioneve.

Portali www.pravo.org.mk, qytetarëve, ju siguron qasje të shpejtë, të lehtë dhe falas deri në legjislacionin maqedonas. Në portal janë të regjistruar 48.396 shfrytëzues, ndërsa numri i vizitave ditore dhe shkarkimi i dokumenteve është 2.189 dhe 7.430 në mënyrë adekuate. Portali filloi me përkrahje nga dentarët e huaj, ndërsa sot i njëjti është vet i qëndrueshëm.

Programi i MOST-it për edukimin e qytetarëve të cilët për herë të parë duhet të realizojnë të drejtën e tyre në votë, filloi në vitin 2004, përmes organizimit të rreth 900 punëtorëve duke përfshi 23.000 maturantë të shkollave të mesme në Maqedoni. Suksesi i këtij programi nxiti Ministrinë për arsim dhe shkencë të përfshin edukimin e votuesve në programin mësimor. Përveç punëtorive, MOST-i publikoi edhe “Doracak për zgjedhje” dhe “Leksik të termeve zgjedhore”.