Домашно набљудување

KOMUNIKATË PËR MEDIA 10.07.2020

By July 10, 2020 No Comments

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 2020

KOMUNIKATË PËR MEDIA

10.07.2020, Shkup

 

МОSТ do t’i vëzhgojë zgjedhjet me afërsisht 900 vëzhgues

Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me afërsisht 900 vëzhgues. Në 696 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 20% i numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 55 ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Ashtu sikur se në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2020“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këto zgjedhje.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, qytetarët të cilët duan të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin e votimit, të njejtën mund t’a bëjnë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080.

Të gjitha informacionet e verifikuara nga vëzhgimi i votimit në ditën e zgjedhjeve, MOST do t’i kumtojë në katër konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen në ora 9, 11, 15, dhe në ora 19.  Pas përfundimit të votimit do të caktohet konferencë plotësuese për shtyp ku do të publikohet projeksioni i rezultateve të fituara nga programi i numërimit paralel i votave (PVT).

Si për fund, ne po jetojmë në një kohë të një sfide të madhe, e kjo është virusi korona. Respektimi i masave është një domosdoshmëri me të cilën duhet dhe do të vazhdojmë të funksionojmë në të ardhmen. Prandaj, MOST u bën thirrje qytetarëve që të ndajnë disa minuta nga koha e tyre dhe me respektim të vazhdueshëm të masave, të shkojnë në votime dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare. Përmbushja e kësaj detyre në një kohë të këtillë duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh, duke pasur parasysh që institucionet janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që votimi të zbatohet në mënyrë të sigurt.

# # # # #

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

Leave a Reply