Домашно набљудување

KOMUNIKATË PËR MEDIA– ora 09:00

By July 15, 2020 No Comments

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 2020

KOMUNIKATË PËR MEDIA– ora 09:00

15.07.2020, Shkup

Vendvotimet janë hapur dhe votimi po zhvillohet në mënyrë të sigurtë, në përputhje me protokollet shëndetësore

Asociacioni qytetar MOST e vëzhgon votimin e sotëm me 900 vëzhgues. Në 696 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 20% të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe 20% i vendvotimeve në kuadër të çdo njësie zgjedhore.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe 55 ekipe mobile, të përbërë prej dy vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Ashtu sikurse në proceset e mëparshme zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST e implementon projektin në përputhje me Deklaratën e parimeve universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve nga  organizatat civile dhe në përputhje me standarde të tjera të njohura ndërkombëtarisht për vëzhgim vendas.

Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonal, janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet në të cilat MOST ka vendosur vëzhgues, deri më tani nuk kanë vërejtur probleme gjatë procesit të votimit. Votimi po zhvillohet në mënyrë të sigurtë, në përputhje me protokollet shëndetësore.

Gjatë ditës, përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.

Theksojmë që vëzhgues i MOST janë vetëm qytetarët të cilët mbajnë bluza të verdha të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2020“, që posedon akreditim nga KSHZ dhe autorizim nga MOST vetëm për këto zgjedhje.

Të gjitha informacionet e konfirmuara nga vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve, MOST do t’i kumtojë edhe në ora 11:00, 15:00, si dhe në ora 19, ndërsa termini për konferencën e  fundit për shtyp në të cilën do të kumtohen rezultatet nga PVT programi për daljen dhe përcaktimin e qytetarëve do të publikohet më vonë.

# # # # #

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

Leave a Reply