Домашно набљудување

KOMUNIKATË PËR MEDIA– ora 19:00

By July 15, 2020 No Comments

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 2020

KOMUNIKATË PËR MEDIA– ora 19:00
15.07.2020, Shkup

Sipas informacioneve të verifikuara, të fituara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST, në vendvotime është vërejtur:
• VV 0755, f. Osoj, komuna e Kërçovës, votues e ka fotografuar fletëvotimin dhe e ka vendosur në kutinë e votimit. Është thirrur policia, fotografitë janë fshirë, policia ka bërë procesverbal, ndërsa personi është marrë nga policia në bisedë informative.
Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi (numërim paralel të votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistikore, dalja e votuesve sipas njësive zgjedhore është si në vijim:
NJZ 1 – deri në orën 15 – 35,93%, deri në orën 16– 39,29%, deri në orën 17 – 42,31%, deri në orën 18– 45,13%
NJZ 2 – deri në orën 15– 31,78%, deri në orën 16 – 34,88%, deri në orën 17 – 37,88%, deri në orën 18 – 41,06%
NJZ 3 – deri në orën 15 – 37,27%, deri në orën 16 – 40,45%, deri në orën 17 – 43,95%, deri në orën 18 – 47,64%
NJZ 4 – deri në orën 15 – 37,87%, deri në orën 16– 41,71%, deri në orën 17 – 45,83%, deri në orën 18 – 50,25%
NJZ 5 – deri në orën 15 – 33,10%, deri në orën 16 – 36,44%, deri në orën 17 – 39,56%, deri në orën 18 – 42,70%
NJZ 6 – deri në orën 15 – 24,78%, deri në orën 16 – 28,23%, deri në orën 17 – 31,19%, deri në orën 18 – 33,97%
Termini për konferencën e fundit për shtyp në të cilën do të kumtohen rezultatet e PVT programit për daljen dhe shpërndarjen e votave do të publikohet më vonë.

# # # # #

Projekti „Vëzhgim vendas i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020“ mbështetet nga: Ambasada Britanike Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Qëndrimet në këtë komunikatë për shtyp janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë domosdosshmërisht qëndrimet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni qytetar MOST tel. 02/ 30 99 384

Leave a Reply