Домашно набљудување

DEKLARATË PRELIMINARE

By July 17, 2020 No Comments

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 2020

DEKLARATË PRELIMINARE

17.07.2020, Shkup

 

ZGJEDHJET KALUAN

NË NJË ATMOSFERË TË NDERSHME DHE DEMOKRATIKE

 

Vlerësimi preliminar i Asociacionit Qytetar MOST konsiston me atë se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të ndershme dhe demokratike. Qytetarët përsëri morën pjesë në një proces zgjedhor në të cilin lirisht mund ta shprehnin vullnetin e tyre. Administrata zgjedhore në mënyrë efikase e zbatoi votimin sipas protokolleve të veçantë shëndetësorë për shkak të pandemisë, përkatësisht COVID-19, me ç’rast qytetarët në mënyrë të sigurt e realizuan të drejtën e tyre të votës. Gjatë ditës së zgjedhjeve u vërejtën vetëm disa raste të izoluara të parregullsive të cilat nuk kishin ndikim mbi cilësinë e procesit zgjedhor.

 

Fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore, marrë në përgjithësi, kaloi në një atmosferë të relaksuar. Edhe kësaj radhe nuk u shënuan incidente të cilat ndikonin në atmosferën në të cilën u zbatua e njëjta, e që e vazhdon tendencën e përmirësimit në disa procese të fundit zgjedhor. Përjashtim janë rastet e fushatës negative dhe përdorimi i retorikës nacionaliste. Për shkak të pandemisë së COVID-19, mënyra e zhvillimit të fushatës u ndryshua, dhe e njëjta u karakterizua me mitingje më të vegjël, takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me fushatën e ashtuquajtur nga dera në derë.

 

 

Keqpërdorimi i resurseve shtetërore

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit veproi ndaj gjashtë kundërshtimeve të paraqitura nga VMRO-DPMNE dhe ndaj tre kundërshtimeve të paraqitura nga parashtrues i panjohur në lidhje me keqpërdorimin potencial të resurseve shtetërore. U aprovuan dy kundërshtime nga VMRO-DPMNE. KSHPK e vazhdon praktikën pozitive nga zgjedhjet paraprake në lidhje me veprimin ndaj shkeljeve eventuale, ndërsa kësaj radhe të gjitha vendimet u miratuan në përputhje me Kodin Zgjedhor.

 

Lista e zgjedhësve

Edhe pse në këto zgjedhje nuk u vërejt një numër më i madh i zgjedhësve të cilët nuk mund ta gjenin vetveten në Listën e Zgjedhësve, megjithatë, në publik përsëri u paraqitën spekulime në lidhje me të njëjtën, të cilat ishin në drejtim të cenimit të besimit në procesin zgjedhor. Së këtejmi, MOST i inkurajon institucionet kompetente të vazhdojnë në mënyrë efikase t’i shmangin problemet shumëvjeçare sistematike në lidhje me administrimin dhe azhurnimin e Listës së Zgjedhësve, veçanërisht lidhur me standardizimin e të dhënave të adresave dhe koordinimin midis institucioneve kompetente.

 

Administrata zgjedhore

KSHZ punoi në një atmosferë efikase dhe kolegjiale. Pozitivisht vlerësohet transparenca e punës së tij, duke e pasur parasysh se mbledhjet ishin publike, dhe të njëjtat transmetoheshin në internet. Megjithatë, në këtë drejtim, KSHZ duhet të vazhdoj t’i fuqizojë kapacitetet teknike, me ç’rast të gjithë qytetarëve të interesuar do t’ju mundësoj t’i ndjekin mbledhjet pa kurrfarë pengesash.

KSHZ veproi ndaj 42 kundërshtimeve për fillimin e parakohshëm të fushatës zgjedhore, me ç’rast i hodhi poshtë të gjitha, me justifikimin se nuk ka prova të mjaftueshme për veprim. Megjithatë, nga kontributet dhe shkrimet nëpër media ishte e qartë se pjesëmarrës të caktuar para kohe e filluan fushatën zgjedhore. Për këtë shkak, MOST e përsëritë rekomandimin e tij për rregullimin përkatës të periudhës kohore midis konfirmimit të listave të kandidatëve dhe fillimit të fushatës.

KSHZ përsëri realizoi fushatë në terren për edukimin e votuesve, me çka pozitivisht vlerësohet ajo që e njëjta ishte fokusuar që t’ua shpjegoj votuesve se votimi është i sigurt. KSHZ këtë fushatë në mënyrë intensive e zhvilloi edhe në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, KSHZ u ballafaqua me sulm hakerësh në ueb-faqen e rezultateve të zgjedhjeve, me çka publiku nuk pati këqyrje të plotë në rezultatet preliminare, ndërsa ueb-faqja akoma nuk është funksionale. Tajmingu në të cilin u realizua ky sulm jep indicie për dyshime se bëhet fjalë për një tentativë paraprakisht të planifikuar për cenimin e besimit në procesin zgjedhor.

 

Legjislacioni

Kodi Zgjedhor u ndryshua një ditë para shpalljes së zgjedhjeve, 15 shkurt 2020, e që është në kundërshtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh faktin se ndryshimet ishin thelbësore, ndërsa tanimë u bë e zakonshme që Kodi Zgjedhor të ndryshohet fill para zgjedhjeve, kjo praktikë duhet të ndërpritet. MOST apelon që pas përfundimit të zgjedhjeve të vazhdoj procesi gjithëpërfshirës dhe inkluziv i reformave zgjedhore i cili u zbatua në vitin 2019 nga Ministria e Drejtësisë dhe në të cilin do të implementohen edhe rekomandimet e tjera të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtarë.

MOST ju shpreh falënderime të mëdha të gjithë qytetarëve të cilët me përkushtim i ndihmuan përpjekjet e vëzhgimit vendor, jopartiak të zgjedhjeve, si dhe të gjithë mbështetësve të cilët e ndihmuan misionin e Asociacionit Qytetar MOST.

 

Për misionin vëzhgues të MOST

Asociacioni Qytetar MOST aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve i filloi më datë 1 qershor 2020. MOST shpërndau 30 vëzhgues shumëvjeçarë në të gjitha komunat e shtetit të cilët i ndoqën të gjitha aspektet e procesit. Në ditën e zgjedhjeve MOST monitoroi me 696 vëzhgues, me ç’rast u mbulua 20% nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve. Objekt vëzhgimi ishte edhe puna e KSHZ dhe e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Vëzhguesit e MOST ishin statik dhe e monitoruan procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç vëzhguesve statikë në vendet e votimit, Asociacioni Qytetar MOST shpërndau edhe 55 ekipe mobile, të përbëra me nga dy vëzhgues, të cilët shërbenin si mbështetje logjistike të vëzhguesve statikë dhe periodikisht i vëzhgonin ato vendvotime në të cilat MOST nuk kishte përcaktuar vëzhgues statikë.

# # # # #

Projekti “Vëzhgimi Vendor i Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2020” u mbështet nga: Ambasada Britanike në Shkup, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Pikëpamjet në këtë komunikatë janë përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë pikëpamjet e mbështetësve të projektit.

Për informacione plotësuese: Asociacioni Qytetar MOST 02/30 99 384

Leave a Reply