#

Dita globale e zgjedhjeve

  • Start: March 7, 2019 12:00 am
  • End: March 7, 2019 12:00 am

Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuon në festimin e Ditës globale të zgjedhjeve, i cili festohet të enjten e parë të shkurtit për çdo vit, me qëllim që të ndihmon besimin e përfaqësuesve zgjedhor në pakthyeshmërinë e proceseve demokratike. Si një nga aktorët kryesorë të shoqërisë civile në Maqedoni, MOST-i filloi të shënon festimin e kësaj dite. Promovimi i standardeve ndërkombëtare dhe vlerave demokratike është proces që nuk përfundon, për këtë arsye MOST-i zbaton lloje të ndryshme të ngjarjeve me qëllim të shënimit të kësaj dite.
Aktivitetet ishin të organizuara që administratës zgjedhore dhe partive politike t’ju ndihmohet të zmadhojnë njohuritë e veta për trandet dhe nxitjet e reja lidhur me modelet e ndryshme të sistemeve zgjedhore.
Aktivitetet tjera ishin të disejnuara me qëllim që, t’ju ndihmohet atyre të cilët votojnë për herë të parë, të njoftohen me rolin dhe funksionin e Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe të kurajojnë të rinjtë të përkushtohen në respektimin e vlerave demokratike.

Qëllimi
Promovimi i standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta dhe transparente, dhe ngritja e vetëdijes për vlefshmërinë e zgjedhjeve për proceset demokratike mes administratës zgjedhore dhe partive politike si dhe mes opinionit.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2009:

  • Konferencë për media në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve, duke shënuar fillimin e projektit “Vëzhgimi vendas i Zgjedhjeve Presidenciale dhe Lokale 2009”;
  • Konferencë për media në të cilën përveç z. Darko Aleksov gjithashtu u drejtuan edhe I dërguari special dhe Shef i Delegacionit të BE-së për Maqedoni, z. Ervan Fuere dhe Zëvendës shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së, z. Tomas Navratil.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2010:

  • Komisioni shtetëror zgjedhor dhe MOST-i organizuan takime me nxënës të shkollave të mesme nga 5 shkolla të mesme nga Shkupi të cilët u njoftuan me punën e KSHZ-së dhe procesin e votimit;
  • Për ditën, u organizua festim i përbashkët me KSHZ.

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të Ditës globale të zgjedhjeve 2011:

 

  • U organizua konferencë për Ditën globale të zgjedhjeve në kuadër të projektit “Lista të hapura” me të cilin u shënua fillimi i fushatës për ndryshim të sistemit zgjedhor në RM.

Periudha e implementimit
Shkurt 2009
Shkurt 2010

Arritja kyçe e këtij projekti është kontributi i përhershëm i MOST-it në promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare përmes shënimit të Ditës globale të zgjedhjeve.

Ky projekt financiarisht ishte e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Sharing: