#

Dita ndërkombëtare e demokracisë

  • Start: September 15, 2018 12:00 am
  • End: September 15, 2018 12:00 am

Ky projekt është aktivitet i përbashkët i Kuvendit të RM-së dhe MOST-it.
Në emër të bashkëpunimit të mirë dhe me qëllim që ti jepet përkrahje Kuvendit në vitin 2008, MOST-i ishte i ftuar nga ana e Kuvendit të jetë pjesë nga ngjarja që u shënua Dita ndërkombëtare e demokracisë – 15 shtatori. Meqë ishte e lajmëruar se kjo do të kalon në ngjarje tradicionale, MOST-i vendosi të përfshihet dhe të jetë pjesë nga ky manifestim. Komponenti civile nga kjo ngjarje iu dedikua MOST-it.

Qëllimet

  • Promovimi i Ditës ndërkombëtare e demokracisë;
  • Përmirësimi i njohurive të qytetarëve për mënyrën e funksionimit të Kuvendit dhe punës së deputetëve;
  • Promovimi i konceptit të përfshirjes qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes.


Arritjet

  • Më tepër se 2000 qytetarë vizituan Kuvendin;
  • Të organizuara vizita të 5 shkollave të mesme nga Shkupi;
  • Të organizuara vizita grupore të 11 qyteteve nga tërë Maqedonia;
  • I organizuar panel diskutim në Kuvend në temë “Zmadhimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në rolin mbikëqyrës dhe ligjdhënës në Kuvendin e RM-së”;
  • Produktim i video klipit promovues në gjuhën maqedonase dhe shqipe;
  • Të produktuara dhe shpërndara më tepër se 100 000 afishe për promovimin e ngjarjes në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Periudha e implementimit
15 shtator 2008
15 shtator 2009

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze.

Sharing: