Aktiv për Demokraci

Të dhëna themelore

Projekti Aktiv për Demokraci, paraqet vazhdim të përpjekjeve të vazhduara afatgjate për ngritjen e vetëdijes dhe rritjen e aktivizimit te votuesit e rinj në vend të cilët filluan në vitin 2004 përmes projektit Votoj për Herë të Parë. Sfidat kryesore të adresuara nga ana e projektit Aktiv për Demokraci janë mungesa për njohjen e temave lidhur me zgjedhjet si dhe shkalla e ulët e interesimit për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike nga votuesit e rinj. Gjithashtu, projekti përfshin edhe mungesën e kapaciteteve të arsimit formal për arsim adekuat të votuesve të rinj. Në këtë drejtim, projekti e trajton edhe nevojën për arsim të përhershëm të votuesve e cila paraqet një nga sfidat me të cilat ballafaqohet vendi si dhe mënyrë për tejkalimin e parregullsive gjatë proceseve zgjedhore në vend.

Qëllime të përgjithshme:

Qëllimet e përgjithshme të projektit janë kontribut në përforcimin e kapaciteteve te të rinjtë përmes promovimit të të drejtave të tyre dhe lirive lidhur me zgjedhjet, si dhe përmes promovimit të nevojës nga pjesëmarrja aktive në proceset demokratike.

Qëllimet specifike:

–          Ngritja e vetëdijes të votuesve të rinj për tema lidhur me zgjedhjet si dhe nevoja për përfshirje të përhershme të tyre në proceset demokratike.

–          Përforcimi i kapaciteteve të arsimit formal përmes përcjelljes së njohurive për të drejtat dhe përgjegjësitë e votuesve të rinj lidhur me zgjedhjet.

Aktivitetet e planifikuara:

  • Ngritja e vetëdijes te votuesit e rinj për kontrollim në Listën zgjedhore para Zgjedhjeve lokale 2013 si dhe internet komunikimi me votues të rinj gjatë periudhës zgjedhore.
  • Përforcimi i kapaciteteve të arsimit formal përmes krijimit të doracakut plotësues i dedikuar për profesorët e shkollave të mesme.
  • Realizimi i “Aktiv për Demokraci” ngjarjeve publike dhe fushatës në internet.

Pjesëmarrës kryesorë: Grupi qëllimor është vendos të përfshin 12.000 votues të rinj dhe 300 profesorë nga të gjitha 94 shkolla të mesme.

Ky projekt është financiarisht i përkrahur nga Bashkimi Evropian.

30.01.2013,Komunikatë për shtyp

Asociacioni qytetar MOST filloi me realizimin e punëtorive për arsimtarë të shkollave të mesme të cilët ligjërojnë programin mësimor “Arsimi për shkathtësi jetësore”. Këto punëtori janë në fazën mbarese të projektit “Aktiv për demokraci”, i cili filloi të realizohet në fillim të këtij viti, qëllimi i të cilit është kontributi në përforcimin e kapaciteteve të të rinjve përmes promovimit të të drejtave dhe lirive lidhur me zgjedhjet, si dhe promovimi i nevojës për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

 Projekti gjithashtu është i drejtuar kah përforcimi i kapaciteteve të arsimit formal përmes hartimit të doracakut plotësues i caktuar për profesorët të shkollave të mesme. Në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim mes Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe Asociacionit qytetar MOST, doracaku “Aktiv për demokraci – Votojmë” është i përgatitur dhe i lejuar të shfrytëzohet si material plotësues gjatë përpunimit të temave lidhur ,e zgjedhjet dhe qytetari aktive në kuadër të programit “Arsim për shkathtësi jetësore”.

Deri më tani, në disa qytete të vendit tonë, janë mbajt punëtori në shkollat e mesme, në të cilat morën pjesë më tepër se 200 profesorë. Punëtoritë do të mbahen deri në fund të muajit janar të vitit 2014. Të gjitha shkollat e interesuara akoma mund të paraqiten në kontakt telefonat e MOST-it 02/30 99 384 dhe 30 99 385.

     

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë 15 Shtatori, Asociacioni qytetar MOST do të organizon ngjarje të hapura në 5 qytetet e republikës duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit.

Për ngjarjet, të rinjtë e interesuar do të mund të informohen dhe të zgjerojnë njohuritë e veta për përparësitë e të qenurit qytetarë aktiv edhe atë përmes promovimit të fushatës “Përfshiju, nëse je i përjashtuar!”. Kjo fushatë realizohet në kuadër të projektit “Aktiv për demokraci”.

Ngjarjet do të organizohen në lokacionet vijuese:

– Shkup në ora 11:00 para Luna Parkut,

– Tetovë në ora 13:30 para picerisë Forum,

– Ohër në ora 18:00 para Çinarit,

– Prilep në ora 12:00 në sheshin kryesor,

– Gjevgjeli në ora 17:00 në shëtitoren para marketit Tediko.

Sfidat kryesore të cilat i adreson projekti “Aktiv për demokraci” janë mungesa e njohjes së votuesve të rinjë për temat lidhur me zgjedhjet, si dhe shkalla e ulët e interesimit për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike. Gjithashtu, projekti tregon edhe në mangësitë në arsimin formal për informimin adekuat të votuesve të rinjë. Në këtë drejtim, projekti ka për qëllim të jep kontribut në përforcimin e kapaciteteve të të rinjve përmes promovimit të të drejtave dhe lirive të tyre lidhur me zgjedhjet, si dhe përmes promovimit të nevojës për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Instrumentit Evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut (EIDHR).

Për më tepër informata për projektin mund të gjeni në faqen e internetit www.prvpatglasam.org.mk