VËZHGIMI VENDAS I ZGJEDHJEVE

Të dhëna të përgjithshme për projektin 

Duke filluar prej vitit 2002, përmes rrjetit nacional nga vëzhgues të trajnuar vendas dhe përdorimi i metodologjisë specifike për mbledhjen e rezultateve, MOST-i është udhëheqës i përpjekjeve qytetare në sigurimin e legjitimitetit dhe zgjedhjeve demokratike në Maqedoni.

Qëllimi i projektit
Të zmadhon transparencën e procesit zgjedhor dhe përgjegjësinë e administratës zgjedhore, përmes përfshirjes së qytetarëve si vëzhgues vendas jopartiak në proces.

Qëllimet specifike

  • Të siguron pjesëmarrje të qytetarëve në procesin e vëzhgimit vendas jopartiak të zgjedhjeve;
  • Të siguron respektimin e të drejtës dhe ligjet gjatë zbatimit të votimit në vendet zgjedhore;
  • Të rritet vetëdija tek qytetarët për drejtat dhe obligimet e tyre për kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore.


MOST-i është autoritet udhëheqës në Maqedoni në vëzhgimin vendas  dhe në zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Përmes 8 zgjedhjeve nacionale, 4 lokale dhe 3 referendume, MOST-i ka rekrutuar, trajnuar dhe shpërndarë 30.000 qytetarë si vullnetarë/vëzhgues vendas në zgjedhje.