Inicijativa për reforma ligjdhënëse

Qëllimi 
Qëllimi i iniciativës është të punon në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor, procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullsive zgjedhore.

Qëllimet specifike

  • Formimi dhe koordinimi i tryezave të rrumbullakëta dhe grupeve punuese;
  • Përgatitja e Projekt Kodit zgjedhor dhe projekt finali i tij;
  • Miratimi i Projekt Kodit zgjedhor përmes lotimit intensiv;
  • Përgatitja e amendamenteve dhe komenteve të Kodit zgjedhor.

Arritjet
Në vitin 2004 ishte i firmosur Memorandum për bashkëpunim me Ministrinë për drejtësi. Të organizuara ishin 4 tryeza të rrumbullakëta në të cilat ishin të ftuar dhe morën pjesë ekspertë vendas dhe ndërkombëtare, përfaqësues të të gjitha partive politike dhe institucionet relevante shtetërore të cilat janë të lidhura me zgjedhjet. Qëllimi i tryezave të rrumbullakëta ishte të iniciojnë debat publik dhe të detektojnë çështje dhe mangësi problematike të procesit zgjedhor. Pas tyre, u formua grupi punues me qëllim të jep rekomandime për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor mbi bazë të raporteve nga tryezat e rrumbullakëta.

Në 2005 ishte i formuar grup punues me përfaqësues nga të gjitha institucionet shtetërore të cilat janë të përfshira në zgjedhje (Ministria për drejtësi, Komisioni shtetëror zgjedhor, Enti shtetëror për statistikë, Enti shtetëror për revizion, Gjykata Supreme etj), përfaqësues të të gjitha partive parlamentare, organizata qytetare dhe ekspertë. Grupi punues e përgatiti Projekt Kodin zgjedhor. Pas kësaj ishin të organizuara 3 dëgjime publike me qëllim që të përfshihen mendimet e të gjitha anëve të interesuara. Pas rekomandimeve nga dëgjimet publike, grupi punues përgatiti projekt Kodin zgjedhor final të cilin Kuvendi i RM-së e miratoi në mars të vitit 2006.

Në 2007, MOST-i vazhdoi punën e vet në fushën e reformave ligjore. Ishte e firmosur marrëveshje mes MOST-it, Ministrisë për drejtësi dhe OSCE-së. Ishin të organizuara 3 punëtori në tema të ndryshme. Temat ishin: Komisioni shtetëror zgjedhor, parregullsitë zgjedhore dhe financimi i fushatave zgjedhore. Pas tyre ishin të formuara grupe punuese në të cilat morën pjesë: deputet nga Kuvendi i RM-së, përfaqësues nga institucionet relevante shtetërore, përfaqësues nga MOST-i, përfaqësues nga OSCE Misioni në Shkup dhe 2 ekspertë lokal. Grupi punues përgatiti amendamente të Kodit zgjedhor dhe pjesë nga ato ishin të pranuara nga Kuvendi në tetor 2008.

Në 2009, MOST-i fascilitoi grupin punues të përbërë nga 3 ekspertë vendas dhe 1 ndërkombëtare, të cilët përgatitën Komente të Kodit zgjedhor, publikim i parë të kësaj natyre në Maqedoni. Ky publikim përfshinte rekomandime nga organizatat ndërkombëtare të lidhura me zgjedhje, si dhe rekomandime nga OSCE dhe MOST-i të drejtuara në përmirësimin e mëtutjeshëm të legjislacionit zgjedhor.
Në vitin 2009 dhe 2010, MOST-i ishte pjesë e grupeve punuese të organizuara nga ana e Sekretariatit për integrime Evropiane pranë Qeverisë së RM-së me qëllim që të përgatisin amendamente të reja të Kodit zgjedhor në pajtueshmëri me rekomandimet e BE-së, pas zgjedhjeve problematike të 2008 dhe zgjedhjeve të 2009. Në këto grupe punuese MOST-i ishte pjesëmarrësi i vetëm nga sektori civil, i barabartë me institucionet tjera të paraqitura. Amendamentet e fundit të Kodit zgjedhor ishin të pranuara në[ prill të vitit 2011.

Arritjet kyçe

  • Legjislacion i përmirësuar zgjedhor (Kodi zgjedhor) i harmonizuar me standardet ndërkombëtare zgjedhore dhe praktikat e mira;
  • Komente të Kodit zgjedhor i botuar;
  • Kualitet i përmirësuar i procesit zgjedhor;
  • Kapacitet i përforcuar institucional dhe kapacitet i përforcuar për BE integrimin.

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga Ndihma Norvegjeze popullore, Komiteti Suedez i Helsinkit për të drejtat e njeriut, OSCE Misioni vëzhgues në Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Asociacioni qytetar MOST si vëzhgues në procesin zgjedhor, llogarit se negociatat për reformë të të njejtës duhet t’i marrin parasysh standardet ndërkombëtare dhe përvojat komparative për zgjedhje. Pikërisht në këtë drejtim MOST, sot mbajti konferencë për shtyp në të cilën e promovoi dokumentin  „Rekomandime për reformë të procesit zgjedhor“.

Dokumenti është i pregaditur bazuar në 13 vite përvojë të MOST në monitorimin e procesit zgjedhor të RM-së dhe vendeve tjera- si pjesë e misioneve vëzhguese të OBSE/ODIHR dhe ENEMO, si dhe përmes ndërtimit të kapaciteteve të organizatave qytetare për vëzhgim vendas të zgjedhjeve. Dokumenti është i ndarë në kapituj që pasojnë kronologjinë e procesit zgjedhor. Çdo kapitull përmban dispozitat aktuale ligjore për këtë fushë, kronologji dhe analizë e zbatimit të tyre, si dhe rekomandime dhe zgjidhje të mundshme të sfidave dhe problemeve të identifikuara. Rekomandimet janë përgaditur duke i patur parasysh standardet ndërkombëtare dhe përvojat krahasuese.

Në konferencën për shtyp, Drejtori ekzekutiv i MOST, z. Darko Aleksov theksoi: „Rekomandimet që i përmban ky dokument kanë të bëjnë vetëm për aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, siç është sistemi zgjedhor, votimi në diasporë, Komisioni shtetëror zgjedhor, Lista zgjedhore, fushata zgjedhore dhe finansimi i saj dhe mbrojtja e së drejtës zgjedhore. Ato nuk paraqesin zëvendësim të rekomandimeve të cilat përmbahen në raportet e MOST për zgjedhjet e deritashme por duhet të lexohen si pjesë plotësuese e tyre. Pjesë e tyre janë lëndë e negociatave mes partive politike, kurse pjesë e tyre paraqesin angazhim afatgjatë i MOST për të cilat partitë politike duhet të arrijnë konsensus.”

Shpresojmë që ky dokument do t’i inkurajojë të gjithë palët përfshirëse në procesin zgjedhor që t’i shprehin idetë e tyre për reforma në një debatë më të gjerë, si dhe partisë Suaj do t’i shërbejë si resurs për vendosjen e themeleve për proces zgjedhor me nivel më të lartë të besimit. Megjithatë, duhet të theksohet që nuk ekzistojnë zgjidhje të përsosura të cilat mund të aplikohen në të gjitha vendet dhe për këtë arsye gjatë dizejnimit të zgjidhjeve të ardhshme duhet të merren parasysh specifikat e Republikës së Maqedonisë si shtet dhe sistemi politik i saj, nevojat e qytetarëve, si dhe kultura politike.

MOST, gjithashtu shpreson që përfundimisht do të fillojë të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm që do të jetë në interes të institucioneve, proceseve dhe qytetarëve. Si deri më tani, MOST iu qëndron në dispozicion të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces për analiza të mëtutjeshme dhe debate për të gjitha çëshjet lidhur me zgjedhjet.

REKOMANDIME PËR REFORMA NË PROCESIN ZGJEDHOR

REKOMANDIME 

Asociacioni qytetar MOST vazhdoi me realizimin e projektit ”Iniciativa për reforma ligjdhënëse”. Në kuadër të projektit u mbajt tryeza e katërt e rrumbullakët kushtuar Ligjit për referendum dhe iniciativë qytetare. Në këtë tryezë të rrumbullakët përsëri ekspertët e  Fakultetit juridik në Shkup, së bashku me deputetët, përfaqësuesit të Ministrisë për drejtësi, KSHZ dhe sektorit joqeveritar, formuluan rekomandime për ndërrim të Ligjit për referendum dhe iniciativë qytetare. Iniciativa për plotësim të këtij Ligji doli nga nevoja për plotësim dhe precizim të dispozitave të tij, me qëllim të evitohen lëshimet të cilët u vërejtën gjatë referendumit të 7 nëntorit 2004. Tryeza e katërt e rrumbullakët me temë ”Reforma në legjislativën zgjedhore” u mbajt më 13 dhjetor te vitit 2004, në hapësirat e hotelit ”Jadran”. Grupi punues për formulim të rekomandimeve nga lëmi i referendumit ishte i përbërë nga profesorët e Fakultetit juridik në Shkup: Tanja Karakamisheva dhe renata Trenevska – Deskoska, si dhe deputetët: Cvetanka Ivanova, Blagoja Stojanoski, Talat Xhaferi dhe Zoran Shapuriq.

                                                                                                      rekomandime

Pas dy tryezave të suksesshme të mbajtura në temë Reforma në legjislativën zgjedhore, Asociacioni qytetar MOST, në kuadër të projektit “Inicijativa për reforma ligjdhënëse” vazhdon me përpjekjet për ndryshime në legjislativën zgjedhore.  Në tryezën e tretë të rrumbullakët të dedikuar legjislativës zgjedhore, grupa punuese ishte e përbërë nga Renata Trenevska – Deskoska, profesor në Fakultetin juridik në Shkup; Tanja Karakamisheva, profesor në Fakultetin juridik në Shkup; Zoran Shapuriq, deputet dhe kryetar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive; Cvetanka Ivanova, deputet dhe kryetar i Komisionit legjislative juridike; Bllagoja Stojanovski, deputet dhe Talat Xhaferi, deputet. Temë në këtë tryezë të rrumbullakët ishte finansimi i fushatës zgjedhore. Praktika joligjore në mënyrën e finansimit të fushatave, si dhe udhëheqja jotransparente e tyre janë problem i përbashkët pothuajse e të gjitha shteteve. Për këtë shkak, Republika e Maqedonisë përpjeket që t’i zgjidhë këto probleme në kufizimin e shpenzimit nga ana e partive politike, sigurimi i transparencës dhe kontrollimi mbi finansimin e fushatës zgjedhore.

rekomandime

Asociacioni qytetar MOST, në kuadër të projektit “Inicijativa në për reforma  ligjdhënëse”, vazhdoi me përpjekjet për ndryshime në legjislativën zgjedhore. Tryeza e dytë e rrumbullaktë u mbajt më 3 shtatorë të vitit 2004, në lokalet e Hotel “Jadran”, dhe përsëri i’u kushtua legjislativës zgjedhore. Grupa punuese për tryezën e dytë të rrumbullaktë ishte e përbërë nga profesorët e Fakultetit juridik në Shkup: Renata Trenevska-Deskoska dhe Tanja Karakamisheva sëbashku me deputetët Zoran Shapuriq; Cvetanka Ivanova; Bllagoja Stojanovski dhe Talat Xhaferi. Sëbashku me ekspertët nga Fakulteti juridik dhe anëtarët e Parlamentit, numër i madh i përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, përfaqësues të Ministrisë për drejtësi dhanë kontributin e tyre në këtët tryezë të rrumbullaktë. Nga puna e kësaj tryeze doli një numër i madh i rekomandimeve.

rekomandime

Në kuadër të programës Përgjegjësi dhe transparencë të institucioneve, AQ MOST realizon projektin “Inicijativa për reforma ligjdhënëse”.

Qëllimi i projektit

 -përmirësimi i legjislativës në Republikën e Maqedonisë, e akcentuar mbi ligjet zgjedhore tek të cilat janë të konstatuara mangësi të shumta.

 -sigurimi i proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta.

Detyra e projektit është të formulohen rekomandime për ndryshime në legjislativën zgjedhore, në kahje të kompletimit të kornizës juridike të sistemit zgjedhor, duke e afruar kah standardet e Unionit Evropian. Korigjimi sa më i shpejtë i mangësive të detektuara do të ndërpren përsëritjen e tyre në zgjedhjet e ardhme.

 Aktivitetet të planifikuara

Në kuadër të projektit “Inicijativa për reforma ligjdhënëse” do të mbahen katër tryeza ekspertive të rrumbullakta, në të cilën ekspertët prej Fakultetit Juridik në Shkup, sëbashku me një pjesë të deputetëve, përfaqësues të ministrive kompetente, Komisioni shtetëror zgjedhor dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, do të orvaten të gjejnë zgjidhje më të mirë për legjislativën zgjedhore maqedonase.

Tryeza e parë e rrumbullaktë

Më 29 qershor të vitit 2004, në “Klubin e deputetëve” u mbajt tryeza e parë e rrumbullaktë e dedikuar legjislativës zgjedhore. Grupa punuese e MOST-it, për tryezën e parë të rrumbullaktë e përbërë nga: Gjorgje Ivanov, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup; Gordana Siljanovska-Davkova, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup; Renata Trenevska-Deskoska, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup; Cvetanka Ivanova, deputet; Bllagoja Stojanovski, deputet dhe Talat Xhaferi, deputet; doli me rekomandime për ndryshime të legjislativës zgjedhore.

rekomandime

Qëllimi për të cilin MOST-i  organizoi diskutimin e dytë publik, ishte sigurimi i vazhdimësisë në dhënjen e  transparencës të të gjithë procesit nga miratimi i Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor është në procedurë parlamentare, në fazën e shqyrtimit të dytë. Si çështje që do të kontribuojë në krijimin e një atmosfere për Zgjedhje Parlamentare të drejta dhe demokratike 2006, u hap debat i gjërë politike ndërmjet partive politike. Në diskutimin e dytë publik, partitë politike dhe ekspertët diskutuan në çështjet që janë ende të hapura: Zgjedhja dhe përbërja e organeve zgjedhore, definimi dhe financimin e fushatave zgjedhore dhe sanksionet të cilat duhet të sigurohenpër shkelësit e rregullave zgjedhore. Rekomandimet dhe mendimet e pjesëmarrësve do të merren parasysh gjatë hartimit të versionit përfundimtar të Kodit Zgjedhor, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Edhe ky diskutim publik u ndoq nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Diskutimi i parë u mbajt më 22.11.2005, drejtpërdrejtë para përgatitjes së propozimit të Kodit zgjedhor nga ana e Ministrisë për drejtësi. Diskutimi i parë publik ishte i realizuar në mënyrë që mundësoi numër të madh të pjesëmarrësve të paraqesin qëndrimet dhe rekomandimet e veta në versionin punues të Kodit zgjedhor. Diskutimi u zhvillua në kuadër të tre grupeve: Ekspertë dhe institucione, Organizata civile dhe media, Partitë politike jashtparlamentare. Anëtarët e grupit punues ishin të pranishëm gjatë ngjarjes për të dëgjuar qëndrimet dhe mendimet e opinionit të pjesëmarrësve të ftuar. Në fund të çdo pjese kishte mundësi për diskutim. Diskutimi publik u ndoq nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. 25 nga numri i përgjithshëm të rekomandimeve ishin të përfshiera në propozimin e Kodit Zgjedhor, të cilat Ministria e Drejtësisë e shtroi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Leave your comment