Parlamenti Im

Të dhëna të përgjithshme për projektin

Parlamenti Im është projekt akcio-hulumtues i cili përmes vëzhgimit dhe hulumtimit lajmëron opinionin për shfrytëzimin e obligimeve ligjore dhe autorizim në procesin e pjesshëm për përmirësimin e mbikëqyrjes demokratike mbi zbatimin e politikës nacionale si dhe pjesëmarrje të qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe konsultimeve.

Projekti është vazhdim ose hap më tutje të projektit “Deputeti Im”, i cili paraqet një nga tregimet më të suksesshme të MOST-it në lidhje me përmirësimin e punës dhe funksionimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Përpjekjet e Kuvendit që të përfshin qytetarët, organizatat qytetare dhe opinionin ekspertësh me qëllim që të sigurojnë zgjidhje dhe politika të qëndrueshme, janë nën çdo nivel të kënaqshëm. Në të shumtën e rasteve organizatat qytetare keqpërdoren në procesin e konsultimeve. Zakonisht bartësit e vendimeve i ftojnë organizatat qytetare në konsultime vetëm që të kenë arsyetime dhe të tregojnë se procesi është inkluziv, pa qenë të hapur që të pranojnë çfarëdo rekomandime ose zgjidhje të ofruara nga ana e organizatorëve.

Përmes vëzhgimit, mbledhja e të dhënave, analiza dhe shpallja publike e gjetjeve për pjesëmarrje të qytetarëve dhe ndikimit të tyre në procesin e krijimit të politikave, projekti do të nxit Kuvendin dhe deputet që ti konsultojnë, përfshijnë dhe pranojnë rekomandimet e organizatave qytetare, ndërsa nga ana tjetër kjo praktikë do të përforcon në këtë sferë qytetarët dhe organizatat qytetare.

Qëllimi i projektit
Projekti Parlamenti Im do të kontribuon në zmadhimin e ndikimit dhe pjesëmarrjes së organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, përmes nxitjes së Kuvendit dhe deputetëve më tepër të shfrytëzojnë mundësitë ligjore për përfshirje më të madhe të tyre. Në të njëjtën kohë përmes projektit promovohet koncepti i demokracisë së pjesshme dhe përfshirja e qytetarëve në shoqëri përmes shkëmbimit të praktikave më të mira si bazë për demokraci funksionale.

Ky projekt financiarisht është i përkrahur nga Fondi nacional për demokraci.

(0 votes)

Si rezultat i punës së projektit është përgatitur raport i cili përmban të dhëna për mënyrën e funksionimit të trupave të përhershme punuese në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për periudhën nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare, përkatësisht prej 25 qershorit 2011-ën deri në 1 qershor 2012-ën.
Në periudhën gusht 2011 – qershor 2012 Asociacioni qytetar MOST e realizoi projektin “Parlamenti im”, qëllimi i të cilit është ta promovojë konceptin e demokracisë participative dhe kyçjen e qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe në vendimmarrje. Aktivitetet në kuadër të projektit qenë orientuar kah monitorimi i punës të trupave (komisioneve) të përhershme punuese në kuadër të Kuvendit.

Komunikatë për media: Mакедонски | Albanian English

Raport Parlamenti im: Mакедонски | Albanian

Në kuadër të projektit, përveç monitorimit, e në bazë të të dhënave të marra dhe të analizuara Asociacioni qytetar MOST më 18.07.2012 organizoi debat në të cilin morën pjesë gjithsej 40 pjesëmarrës nga radhët e deputetëve, administratës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, organizatat qytetare dhe palët tjera të prekura.

Në kuadër të projektit, Parlamenti im, u organizua debat publik në temë: “Mundësi ligjore, ndikim dhe pjesëmarrje të organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes”.

Në fillim të debatit, Drejtori ekzekutiv i MOST-it z. Darko Aleksov,  bëri  një prezantim të të dhënave nga raporti i vëzhgimit të punës së Komisioneve në Kuvendin e RM-së, i përgatitur në kuadër të projektit”Parlamenti im”. Përveç tij në debat folën edhe z. Marjan Zabrçanec, Drejtor ekzekutiv i Forumit Arsimor Rinor dhe z. Hristijan Jankullovski, Drejtor ekzekutiv i HOPS-it, të cilët ndanë përvojat e veta nga pjesëmarrja e organizatave të tyre në diskutimet publike dhe mbikëqyrëse.

Në drejtim të diskutimeve publike dhe mbikëqyrëse si mekanizëm për pjesëmarrje civile në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes, si dhe kontrollim të pushteti ekzekutiv folën z. Aleksandar Spasenovki, Kryetar i Komisionit për arsim, shkencë dhe sport në Kuvendin e RM-së, z. Hajrulla Misini, Kryetar i Komisionit për Çështje evropiane në Kuvendin e RM-së dhe z. Mende Dinevski, Kryetar i Komisionit për shëndetësi në Kuvendin e RM-së.

Pjesëmarrje në debat kishin edhe kryetarët e komisioneve tjera në Kuvendin e RM-së, sekretarë të komisioneve, si dhe përfaqësues të sektorit civil.

Raporti “Parlamenti im” së shpejti do të promovohet edhe në opinion.